l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

VETERANI - Intervista

BE PRET VAZHDIMIN E ZBATIMIT TË REFORMAVE ANTI-KORRUPSION

 

Komisioneri Fyle ka theksuar:

"Për sa kohë Shqipëria vazhdon punën e mirë aktuale ne presim që ky vend të marrë statusin e vendit kandidat në qershor. Është tashmë në dorë të Shqipërisë, qeverisë, opozitës dhe autoriteteve të punojnë së bashku për të ruajtur arritjet mbresëlënëse të deritanishme"

 Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, ka sqaruar në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, vendimin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, lidhur me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
Stano ka spjeguar se çfarë presin vendet anëtare nga Shqipëria deri në qershor, si dhe ka sqaruar se në çfarë do të konsistojë raporti që Komisioni Europian do të përgatisë për t'ia paraqitur Këshillit deri në qershor.  

Më poshtë intervista e plotë e zëdhënësit të Komisionerit Stefan Fyle, Peter Stano, dhënë ekskluzivisht për ATSH-në:

-Cilat ishin arsyet që çuan në shtyrjen e shqyrtimit të statusit për Shqipërinë në qershor?

Nuk ka pasur ndonjë shtyrje. Ne muajin tetor, Komisioni Evropian u propozoi vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t'i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Shtetet anëtare, pasi diskutuan lidhur me rekomandimin dhe vlerësuan arritjet e rëndësishme në Shqipëri gjatë këtij viti, deklaruan qartë se ato shpresojnë të marrin një vendim lidhur me dhënien e statusit kandidat Shqipërisë në qershor të vitit 2014.

-Cilat janë hapat që duhet të ndjekë Shqipëria për të arritur të bindë vendet skeptike deri në qershor?

Shtetet anëtare të BE-së presin vazhdimin e zbatimit të reformave anti-korrupsion dhe strategjitë e reformave në gjyqësor, të legjislacionit përkatës të aprovuar kohët e fundit, si dhe prirjes së vazhdueshme për hetime pro-aktive dhe ndëshkime, përfshi edhe fushën e krimit të organizuar. Sikurse Komisioneri Fyle ka theksuar: "Për sa kohë Shqipëria vazhdon punën e mirë aktuale ne presim që ky vend të marrë statusin e vendit kandidat në qershor. Është tashmë në dorë të Shqipërisë, qeverisë, opozitës dhe autoriteteve të punojnë së bashku për të ruajtur arritjet mbresëlënëse të deritanishme".

-A janë kërkuar kushte shtesë nga Shqipëria për në qershor?

Jo, dhe kjo u nënvizua nga Komisioneri Fyle menjëherë pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së të martën e kaluar, nuk ka kushte të reja për Shqipërinë, por ka pasur plot vlerësime për punën dhe progresin e bërë.Po kështu, edhe ministrat e jashtëm përcaktuan një afat të qartë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.

-A i është kërkuar Komisionit Europian të përgatisë një raport tjetër për Shqipërinë deri në qershor?

Po. Ne do të përgatisim një raport në përputhje me vendimin dhe konkluzionet e Këshillit, javën e kaluar. Këshilli do të analizojë në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni Evropian lidhur me vazhdimin e zbatimit të reformave anti-korrupsion dhe strategjitë e reformave në gjyqësor, të legjislacionit përkatës të aprovuar kohët e fundit si dhe prirjes së vazhdueshme për hetime pro aktive dhe ndëshkime, përfshi edhe fushën e krimit të organizuar. Nën dritën e këtij raporti dhe me arsyetimin se Shqipëria po vazhdon të çojë përpara progresin e deritanishëm inkurajues, Këshilli shpreson të mund të marrë një vendim lidhur me dhënien Shqipërisë statusin e vendit kandidat në qershor të vitit 2014, që do t'i nënshtrohet aprovimit nga Këshilli Evropian.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes