Muharem Kamani
Në mbasditen e datës 24 Maj 2024, në sallën e madhe të konferencave të QKMF ‘’Odise Paskali’’ Përmet, u zhvillua konferenca shkencore në nderim të rilindasit të shquar Sami Frashëri, në 120 – vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Kjo konferencë u organizua nga ShAK ‘’Vëllezërit Frashëri’’ e Bashkia Përmet, nën kujdesin dhe në bashkëpunim me KGjBB Tiranë e Institucioneve të tjera shkencore të vëndit. Morën pjesë qytatarë, studjues e krijues nga Përmeti dhe krahinat e tjera të vëndit e të hapësirës mbarëkombëtare.
Veprimtarinë e hapi moderatorja Kozeta Jashari me një fjalë përshëndetëse e mirseardhje, emocionuse.
Kumtesën me temë: ‘’Frashëri dhe Dangëllia djepi i kulturës kombëtare’’ e mbajti Tomorr Kotorri. Ai e vlerësoi këtë konferencë një kontribut me vlera të gjithanëshme në interes të kulturës kombëtare për të njohur brezat e sotshëm e të ardhshëm historinë e kombit dhe kontributin e burrave të shquar të kombit tonë me të cilët duhet të krenohemi.
Dervish Hazar Cakranj e Xhemil Pacani përshëndetën në emër të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjëve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ata vlerësun fuqinë mendore të Sami Frashërit si të një profeti.
Kryetaria e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha i uroi konferencës punë të mbarë duke i bërë homazh dhe lartësuar emrin e Sami Frashërit në këtë 120 – vjetor të vdekjes së tij, në ditën naimiane që përkon me 178 -vjetorin e lindjes së tij, poetit kombëtar të shqiptarëve dhe ideologut të ideologjisë kombëtare.Të jemi të bashkuar në aktivitete dhe në mendime .
Aktori Xhevat Limani kishte ardhur nga ShBA për këtë event. Interpretimi i tij me nivel të lartë aktoresk elektrizoi sallën e konferencave me zërin e tij magjik.
Prof.Dr.Sherif Bundo u ndal tek mendimi filozofik i Sami Frashërit si dijetar i përmasave europiane, duke evidentuar qëndrimin e tij ndaj punës dhe njerëzve. Ai perifrazoi Sami Frashwrin që thotë: “Mos u bëni makutër.. Kush do të bëjë shumë punë për njëherë nuk bën asnjë. Nuk bëhen punë të mëdha me njerëz të vegjël. Dita është e shkurtër….” Prof. Budo tha se Sami Frashërit duhet ti referohet çdo pushtetar dhe ta ketë atë pasqyrë në punën e tij të përditshme.
Kumtesën e përgatitur nga Prof.Dr Albert Frashëri “Një vështrim kritik për librin e Thoma Frashërit për Frashërin dhe frashellinjte” e lexoi Kozeta Jashari.
Prof. Dr. Qerim Kastrati kumtoi: ‘’Qielli, toka, burimet dhe mendimet paqësore të Sami Frashërit”, duke ju referuar dy veprave te tij shkecnore te cilat ne disa kopje ja dhuroi disa pjesemaresve dhe Bashkise Permet.
Studjuesi Nuri Çuni u ndal në idetë kryesore të Sami Frashërit për besimin fetar tek vepra ‘’Shqipëria ç’ka qënë, çështë dhe çdo të bëhet’’. Ai theksoi se besimi sjell qetësi,largon stresin dhe të bën paqësor.
Prof. Dr. Fatos Rushiti nga Kumanova që pershendeti te pranishmit dhe personalitetet dhe në emër të klubit letrar ‘’Jehona e Karadakut’’ u ndal gjeresisht tek gramatika e gjuhës shqipe me argumenta shkencore dhe foli shkurt,por me ide e kuptim të madh.
Poeti Lumo Kolleshi kumtoi temen “Sami Frasheri dhe bota perse”.
Prof.Dr.Shyqyri Hysi mbajti kumtesën: ‘’Frashëri shkollë e madhe kombëtare’’ ndërsa sot Baba Hekuran Nikollari e ka shndruar në shkollë të kohëve moderne Teqene e Frasherit dhe te Alipostivanit.
Studjuesi Kujtim Mateli ju referua veprës enciklopedike me 6-vëllime të Sami Frashërit.
Të pranishmit ndoqën me interes edhe përshëndetjet nga\i dhe Prof. Dr. Hulusi Hako, Studiuesi Kujtim Boriçi, Sunaj Ramini etj.
Konkluzionet e kësaj konference i bëri kryetari i Sh.AK ‘’Vëllezërit Frashëri”, Tomorr Kotorri i cili falënderoi të pranishmit për vëmëndjen që treguan dhe referuesit për prurjet e reja për zhvillimin me sukses të saj.