• Autori i dhjetëra rregulloreve për modernizimin e ushtrisë, drejtuesi i talentuar, miku më i shtrenjtë i oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve e qytetarëve, nderohej gjithnjë prej tyre. Kësisoj, ky intelektual shumëdimensional do të kishte një karrierë gjithnjë në ngjitje, të admirueshme për kolegët e bashkëpunëtorët e tij të shumtë.

• Qemal Gegollari ishte njeri kurajoz, i cili me vullnetin e tij bëri të akumulojë më shumë kulturë në botën e letrave për t’u bërë i njohur edhe në gjini e lloje të tjera letrare si në “kronika historike” monografi të figurave të shquara, poezi dhe prozë. Ai nuk ndodhet më në jetë, por shembulli i tij frymëzon e do të frymëzojë brezat, pasi la pas një emër të mire që është vlerë njerëzore për shoqërinë dhe krenari për familjen, të afërmit e miqtë. Dhe Qemal Gegollari e la emrin e mirë

Nga Halil Rama

I afirmuar si pjesë e elitës së Ushtrisë Shqiptare, por edhe si publicist, poet e prozator, që zë vend nderi në historinë e letrave shqipe, Qemal Gegollari ka hyrë me dinjitet në analet e kësaj historie. Ai kultivoi dhe promovoi vlera qytetarie, që në etapa dhe forma të ndryshme, në ecjen e njerëzve me kohën e për kohën, nëpërmjet kontributit të tyre modest dhe historik, kanë komunikuar dhe vazhdojnë të komunikojnë, mesazhe modeste e komplekse, dialogimin e së kaluarës, qartësinë e së tashmes dhe udhën e së ardhmes, ndjenja të shpallura këto, për të kuptuar vazhdimësinë e jetës, krenarisë dhe përjetësisë, vlera që sigurojnë identitetin e qytetarisë dhe dhe inteligjencës.

KUSH ISHTE QEMAL GEGOLLARI
Qemal Gegollari u lind në Gjergjevicë të krahinës së Oparit më 15.06.1939 në një familjeje me tradita e emër të mirë, ku gjenden të kombinuara, mençuria, bujaria, fisnikëria e zemërgjerësia, që ai do t’i mëshironte e perfeksiononte ato gjatë gjithë karrierës së tej prej afro pesë dekadash.
Shkollën fillore e kreu në Voskopojë, ndërsa 7-vjeçaren në Korçë. Në vitin 1953 shkon për studime në Shkooën ushtarake “Skënderbej” Tiranë dhe në përfundim të saj vazhdon studimet e larta në Shkollën e bashkuar të Oficerëve, të cilën e mbaron shkëlqyeshëm dhe titullohet “officer” i kategorisë së parë.Karerën ushtarake e filloi në Br. 5 K në Gjirokastër. Edhe pse i ri në moshë e me stazh të vogël, Qemali dërghohet për studime në Akademinë Ushtarake, fakulteti i Artilerisë Tokësore. E mbaroi atë me rezultate shumë të mira dhe në gusht 1967 emërohet në Br. 18 K në Peshkopi. Aty kreu radhazi detyrat nga komandant i grupit deri komandant i Artilerisë së brigadës dhe më pas komnadant i Artilerisë n ëish koorpusin e Burrelit. Gjatë kësaj kohe kreu dhe Kursin e Lartë të Kuadrove Shtatmadhorë, i cili më vonë u njehsua me Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm.
Karriera e tij ushtarake vijon si komandant i Brigadës së Artilerisë në Elbasan deri në vitin 1990 kur u lirua nga ushtria..
Në distancë e kam njohur para më shumë se katër dekada, kur ai drejtonte një nga njësitë më të rëndësishme ushtarake, brigadën e Artilerisë në Ish-Korpusin e Burrelit. Bashkëkohësit e vlerësonin komandantin për ato tipare të thjeshtësisë e të komunikimit me drejtues e ushtarë të thjeshtë, por edhe me qytetarë të Burrelit me të cilët qante hallet e tyre të punës e të jetës.
Rezultatet e suksesshme në punë, shumë shpejt sollën edhe vlerësime, për guximin e rrallë, qëndrimin heroik në frontet më të vështira dhe për marrëdhëniet e tij korrekte në shoqëri e familje.

ZË I NJOHUR NË FUSHËN E LETRAVE
Autori i dhjetëra rregulloreve për modernizimin e ushtrisë, drejtuesi i talentuar, miku më i shtrenjtë i oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve e qytetarëve, nderohej gjithnjë prej tyre.
Kësisoj, ky intelektual shumëdimensional do të kishte një karrierë gjithnjë në ngjitje, të admirueshme për kolegët e bashkëpunëtorët e tij të shumtë. Ai kishte marrëdhënie shumë të afërta me ta, ndaj edhe e vlerësonin si një ndër ushtarakët elitarë që do të jepte një kontribut të rëndësishëm në modernizimin e konsolidimin e ushtrisë shqiptare, si dhe në veprimtarinë e OBVL-së e OUPLSH-së.
Dijet dhe njohuritë e tij kulturore, Qemal Gegollari i shpalosi edhe në veprimtarinë letrare e publicistike. Si zë i njohur në fushën e letrave, fillimet e tij marrin udhë në gazetën “Luftëtari” ku botonte herë pas here shkrime me tematikë të veprimtarisë së Ushtrisë Shqiptare.
Ndërkohë emri i Qemalit zë vend edhe në organe të tjera të shtypit si në gazetën “Bashkimi”, “Zëri i Popullit”, “Ushtria Popullore” etj. Jeta në pension i favorizoi me shumë kohë për krijimtari.
Njeri kurajoz, i cili me vullnetin e tij bëri të akumulojë më shumë kulturë në botën e letrave për t’u bërë i njohur edhe në gjini e lloje të tjera letrare si në “kronika historike” monografi të figurave të shquara, poezi dhe prozë.
Kjo punë e palodhur dhe hulumtuese bëri që 14 botime veprash të mbajnë autorësinë e tij,, ndër të cilat veçojmë “Opari në rrjedhën e shekujve”, “Kronikë vitesh” (vështrim historic, folklorik dhe etnografik); “Figura të shquara dhe dëshmorë të krahinës së Oparit (dy vëllime); “Asllan Gurra, patriot dhe komnadant trim”, “Gremisja e dashurisë” (roman); “Dekada dhe gjurmë”, “E folmja purishte” (fjalor); “Limani i fundit”, “Bisedë me veteveten”, “Rrezatim përtej viteve”, “Profil përmes kujtimeve”dhe “vajza oparake që sfidoi oficerin grek”. Këto libra tashmë ndodhen të arkivuara në Bibliotekën Kombëtare, pa lënë mënjanë botimin periodik të gazetës “Opari” pasqyrë e ngjarjeve dhe historisë së vendlindjes.

NJË PERSONALITET SHUMËDIMENSIONAL
E gjithë kjo veprimtari ka treguar se sa e ka dashur Qemali vendlindjen e tij, se sa i lidhur ka qenë me popullin e asaj krahine dhe se sa me dashuri e vërtetësi ka evidentuar luftërat për liri e pavarësi kombëtare të oparikëve. Kontributi i tij e kalon gjeografinë e krahinës, sepse është kontribut edhe për historinë kombëtare.
Si njeri tepër dinamik, në lëvizje dhe kërkim të pasosur njohurish dhe vlerash, ai ishte shumë i lidhur me funksionet shumë të përgjegjshme, të cilat i kreu me devotshmëri, kompetencë e profesionalizëm të lartë deri në majat e Ushtrisë Shqiptare.
Gjithë ky aktivitet i dendur e mjaft produktiv i një personaliteti shumëdimensional si Qemal Gegollari na bën të hulumtojmë më shumë rreth jetës dhe produktit që ai la pas në të mirë të shoqërisë dhe të zhvillimit ekonomiko-shoqërore të vendit.
Ai nuk ndodhet më në jetë, por shembulli i tij frymëzon e do të frymëzojë brezat.
Të lësh pas një emër të mirë është vlerë njerëzore për shoqërinë dhe krenari për familjen, të afërmit e miqtë. Dhe Qemal Gegollari e la emrin e mirë.