Iballa sipas albanologut të shquar HAHN

Xhemal MEÇI
Studiues & “Mjeshtër i Madh”

HAHN (JOHAHN) mbasi arriti në Mertur Gurit, për vështirësi terreni, udhëtimin për në Fierzë vendosi ta bënte në këmbë. “Ne vendosëm, pra, ta vazhdojmë në këmbë udhëtimin tonë buzë Drinit, deri tek Rruga e Madhe nga Shkodra në Prizen, distancë kjo që këtu në përgjithësi llogaritet me katërmbedhjetë orë, duke ditur që rruga ishte e gjatë. Muhamedani i ri, Mertur, (i cili u kishte dhënë mushkun e tij për deri në Fierzë), na dha me qira deri në Spaç Vaspas, mushkën, e ti. Ai ishte nipi i Derven -Agës së Ikballës (Iballes)” Ky titull (Derven Aga) në të kaluarën kishte qenë i trashëgueshëm dhe mbartësi i tij gëzonte njëkohësisht të dreitën e komandës së përgjithëshme mbi gjithë Dukagjinin.
Personi në fjalë quhej Sulejman Bej. Ai kishte një natyrë dashamirësie dhe të pëlqyeshme. Ai nuk mundohej në anjë mënyrë të nxirrte në pah prejardhjen e tij dhe nuk shquhej në asnjë drejtim, as përsa i takon veshjes dhe as përsa i takon mënyrës të të sjellurit, nga të tjerët, të cilët megjithatë nuk mungonin të shprehin ndaj tij një farë respekti. Në mënyrën e të sjellurit dhe të të menduarit të shqiptarëve, siç ngjet tek të gjithë popujt luftarak të këtij kurrizi, duke ndjekur herë drejtimin jugor dhe herë drejtimin jugperëndimor dhe duke kaluar më tepër nëpër pyje, se sa nëpër vende të çveshura, Sulejman Beu na tregoi në një nga këto vende të çveshura Ikballën (IBALLËN). Këtu ne ndodheshim pothuajse tre çerek ore larg nga Lagja e saj kryesore, dhe …kjo lugore duhet të ketë një gjërësi nga perendimi në lindje prej afersisht tre çerek ore dhe një gjatësi nga veriu në jug pak më të gjatë. Ajo konsiderohet si zona më pjellore e gjithë Dukagjionit.
Në një pikë që ndodhet pothuajse në mes të kësaj lugoreje lartsohej një kodrinë e vogël, e cila, parë që këndej, na pergjasonte me një çerdhe urithash, mbi të cilën ngrihej kulla e hijshme e Sulejman Beut. Kjo, për fat të keq, duke qenë se është meremetuar kohët e fundit, kishte një pamje tepër moderne.
Pranë saj ndodhej xhamia me një minare të vogël. Që andej më në perëndim ishte kisha (e Thaçit) dhe rreth e përqark shtëpitë e shpërndara të fshatit. Parë nga këndvështrimi ynë kjo tërësi ishte grupuar në një mënyrë mjaft piktoreske.
Siç shihet HAHN nuk e shpjegon saktë emrin e këtij fshati, por e shqipton si e ndinë prej vendasve – Ikballë. Për mendimin tim ky emër nuk lidhet me një burim të huaj aq më pak turk, Ikballe –Ikballë, por me një burim vendas arbëror: I + ball. I-ja në të folmën e vendasve ka dhe rolin e nyjës së kallzorës – në. Prandaj gjëndet si në shprehjet : “shkoi i Miliska, i Poravë, i Mzi etj. , në vend që të thuhet: “shkoi në Miliska, në Poravë, në Mzi” etj. Kështu edhe për Iballën , “shkoi në ballë, I +ballë – Iballe”, sepse nga ana perëndimore qëndron mali i lartë për ballëi, që është quajtur në vazhdim Bale. Këtë përgjigje i dhashë zv/ ministrit , Prof. Dr Hasan Duma, kur pyeti për emrin e Iballës. Duket se e miratoi në heshtje këtë përgjigje që i dhashë (14 shtator 1974, kur bujti në shtëpinë e Mal Baram Sokolit, ku kishte ardhë për rastin e 70-vjetorit të shkollës Iballe). Besoj se ky shpjegim do të ishte i mjaftueshëm për të dhënë emrin e fshatit Iballe në libër, në botimin e librit “SHKOLLA IBALLËS”….në mos ka një shpjegim tjetër.. Por ky botim do të kishte dalë me më pak mangësi po të kishte autori konsulent studius të mirëfilltë si Dr. Vitor Maluta me gradë shkencore, plus Abdyl Arifin, që të dy ish – nxënës të Shkollës Iballe dhe njohës të mirë të Iballës në çdo vështrim. ( E theksoj këtë sepse lexuesi don të ketë të dhënat më kryesore të mjaftueshme historiko-gjeografike e gjuhësore për Iballën. Këtu mangësitë fillojnë që nga titulli i librit, një titull i rëndomtë pa asgjë që lidhet më 120-vjetorin e saj. Ndofta do të ishin më të gjetura vargjet e rapsodit Prendush Gega (Artist i merituar) … “” N’ FUSHË T’ IBALLES DO TË BAJMË SHKOLLËN/ DO TË BAJMË SHKOLLË/ DO TË BAJMË SARAJ….”. Përkundrazi ky “poet i maleve” ( siç e quan Prof. Dr. Ernest Koliqi) për më tepër as që përfshihet gjëkundi në këtë libër me mangësi të pa pranueshme.. Mandej ka interpretime antishkencore si p. sh. Dukagjini i Vjetër.. Asnjë autor serioz nuk e përdor termin Dukagjini i vjetër, aq më pak për Pukën! Le të marrim relatorët me Gjergj Bardhin, Frang Bardhin deri te Hani e Sami Frashëri. Në faqen hyrëse, autori K. Deda fut një citat nga autor anonim për të dalë tek termi i gabur Dukagjini i Vjetër. Sigurisht, do të ishte më mirë, që një citat i tillë të merrej nga dijetari ynë i shquari Sami Frashëri (vell 2, Tiranë, 1988 te DITURIA, kap.XIII, Fq, 76) ku S. Frashëri e ka shprehur aq mirë atë që kërkon autori Kolë Deda për Shkollën: “Në ka gjë për të cilën shqiptarët duhet të kujdesën më tepër ajo pa dyshim është DITURIA… duhet të kenë SHKOLLA.”…
(Për sqarim të më tejshëm për termin e gabuar DUKAGJIN I VJETËR, le të shohim si e trajto HANI Dukagjinin: “ …Popullsia e Dukagjinit dhe Mirditës… në jug të lumit Drin. (Tani lind pyetja: ku ka këtu “Dukagjini i vjetër?” (fa. 281). Po kështu në f. 328 … “ viset në jug të lumit Drin që sot quhet nahija e Dukagjinit.”.. Pra shtesa “D. I VJETËR” është një sajesë. Kështu, Puka dhe Mirdita (Malet e Dukagjinit). Kurse Dukagjinin e mbi Shkodrës dikush filloi ta quajë Dukagjini i Ri. Po ky i ashtuquajturi Dukagjini i Ri ishin banorët e Midhës (Midha –Shala Vendit – Dukagjin ). Pra edhe popullsia e Midhës, pjesë e së cilës hyri në Pult kufi me Malësinë e Madhe, duke u njohur me emrin Dukagjin, emër i vendlindjes së tyre. Kështu, as ky Dukagjin nuk mund të quhet “I RI”, siç ka pasë pretendime.
“Fshat i Ikballes, (IBALLËS) vazhdon HAN, përfshin githsej gjashtëdhjetëepesë (65) shtëpi katolike dhe njëzetë (20) shtëpi muhamedane (myslimane: Zotni e Buçaj ) dhe bën pjesë në famullinë e Fierzës. Ikballasit dhe fqinjët e tyre më të afërt e quajne Lagjen e tyre kryesore të përshkruar më sipër KJUDAT që do të thotë qytet (GJYTET, qytezë) dhe simbas thënieve të Don Engjëllit dhe të Sulejman Beut që përkonin me njëra tjetrën, këtu ekzistojnë ende mbeturinat kryesore të mureve rrethuese, të cilat përbëhën nga gurë gëlqerorë dhe gurë shkëmborë (të pagëdhenur.) Ky pohim është shumë domethënës për atë që don t’u referohet burimeve historike të këtij albanologu të shquar, i cili jo rastësisht shpjegon se Ikballasit dhe fqinjët e tyre më të afërt e quajnë lagjen e tyre KRYESORE”, ku lartësohej KULLA e hijshme e Sulejman Agës; ku aty afër ishte edhe xhamija me një minare të vogël. (Hahn – Udhëtim nëpër viset e Drinit….1863, f. 152). Pra Lagjja KRYESORE e Iballasve ishte aty në lagjen e Zotnive, por që Gjeloshi nuk don ta pranoi dhe e quan gjithnjë LAGJE KABASH, emërtim i kohës së regjimit komunist, me qëllimin e keq që të zhduket emri tradicional. “ZOTNI”. Për më tepër nuk e përmendin as në Librin “ SHKOLLA E IBALLËS”… duke shmangur qëllimisht rolin historik të kësaj Lagje Zotnish.
Këtu ka vend për të tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe të studiuesve për faktin se me spekullimet që bëjnë të ashtuqujturit studiues (mediokër), jo rastësisht duan që për qëllimet e tyre të mbrapshta t’i ringjallin konfliktet e para 120 vjetëve për djegjen e shkollës së Iballës, hapur më 1903….duke theksuar se populli i Iballës …i ditka me emra konkret, se kush e ka djegur…,por nuk i përmendka gjoja për modesti!!! Më e keqja qënka se merret guximi për të akuzuar edhe brezin e katërt pasardhës i keqbërsëve. që nuk e paska harruar mllefin e djegjes! Këtu dredhohet për të mos marrë fajësinë e atyre që dogjën dy shtëpija muslimanësh në lagjen Buçaj dhe më pas edhe kullën e Niman Agës në Lagjën e Zotnive! Mandej dilet haptas kundër meje (Xh. Meçit), që paskam ba genocide !!!) në Iballe, pra duke përdor kundër fjalë bombastike, që nuk jua di kuptimin (i shkreti!) Bile shkohet deri aty sa t’ u bëjë thirrje dy familjeve Pemati e Mirakaj, për të mendur si “reaksionarë” për shtrirjen e rivalitetit mes tyre deri në djegjen e Shkollës Iballe.! Që të ngrenë aktpadi (!), edhe pse përmenda emrin e të ndjerit Kolë Biba si mësuesi i dytë i kësaj shkolle, (1918), aq sa pas tre muajsh u shkarkova nga dejtor i kabinetit pedagogjik dhe u caktova mësues i thjeshtë deri sa dola në pension (1991). Për më tepër, për Kolë Bibën, me fotografi, kam shkruar për organizimin e luftës në Koman (941), ku mbet i plagosur, kur forcat serbe donin ta sulmonin prapa shpine Shkodrën. (Xh. M. – Komani…Shkodër , 2019, f. 88-89).
Më 20 prill ndërsa, ishim në Akademinë përkujtimore me rastin e 105 – vjetorit të lindjes të gjeneral Rr. Parllakut – Hero i Popullit e Nderi i Kombit, veprimtari e organizuar mjaft mirë nga OBVL dhe konkretisht nga Sekretari i saj i Përgjthshëm, Zotni Halil Rama, “Mjeshtër i Madh”, në mbyllje, në oborrin e Akademisë së Shkencave, i shquari Sefer Pashai më pyeti për pleqërinë që po tregohet bujare me mua. Po, i nderuari kolonel Sefer Pasha, publicist e shkrimtar i mirënjohur! Me një farë humori buzagaz e mbylli prerë bisedën : “Po, po, ku ka lisa…ka edhe shkurre . Të shkretat, duke u hedhur e përdredhur mundohen të maten me lisat, po, ja që shkurre se shkurre mbesin!”
Sidoqoftë Libri “Shkolla e Iballës në 120 –vjetorin e saj” duhet parë si përpjekje për ta pasqyruar sa më të plotë këtë përvjetor, i cili qe përgatitur dhe realizuar madhërishëm nga Zotni Dedë Maluta, i ndihmuar prej një komisioni të përkushtuar, duke mbetur kështu shembull për përvjetorë të tillë shkollash.