Nga GJIN MUSA

Ne pervjetorin e 73 te krijimit te Aviacionit Shqiptar regjimenti i helikoptereve te Farkes kujton me respekte ata aviatore qe falen jeten ne krye te detyres.Te perjetshem ne altarin e pavdeksis, ishin dhe mbeten krenaria e shqiponjave te ajrit bijet e regjimentit te helikoptereve te Farkes. Aviacioni Luftarak Shqiptar është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe data zyrtare e krijimit të tij është 24 prilli i vitit 1951

NDUE MËHILL LOGU
Ka lindur më 8 maj 1940 në Brashtë të Dukagjinit. Ka mbaruar Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, e më pas për pilot helikopteri në ish-Bashkimin Sovjetik. Ka kryer detyra të ndryshme si pilot me Klasin Dytë, deri komandant skuadrilje e Zëvëndëskomandant Regjimenti. Në vitin 1983 mbaroi studimet në Akaeminë e Mbrojtjes, pas së cilës u emërua Shef Armatimi për repartin. Vdiq në krye të detyrës me 13 shtator 1986 gjatë drejtimit të qitjeve me granata dore, ku u hodh mbi një granatë për të shpëtuar jetën e të pranishëmve në poligon. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 258, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

AGRON HASAF GALANXHI
Ka lindur më 11 janar të vitit 1939 në Gjirokastër. Studioi për pilot në ish-BRSS. Gjatë karrierës ushtarake kreu detyra të ndryshme deri zëvendëskomandant skuadrilje. Ishte pilot i Klasit të Dytë. Ra në krye të detyrës në katastrofën ajrore të 22 nëntorit 1989 në rajonin e Himarës, në përpjekje për të shpëtuar një grup studentësh e pedagogësh të Institutit të Lartë Bujqësor, që kishin pësuar një aksident automobilistik. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04. 1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

ENVER OSMAN HAKA
Ka lindur më 14 prill të vitit 1956 në Petrelë të Tiranës. Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore për teknik aviacioni dhe ka kryer detyrën e teknikut-fluturues në Regjimentin e Farkës me helikopterët Mi-4. Ra në krye të detyrës në katastrofën ajrore të 22 nëntorit 1989 në rajonin e Himarës. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

PANDELI JORGO ZHUPA
Ka lindur më 15 shtator të vitit 1946 në Jergucat të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore dhe ka kryer detyrën e teknikut-fluturues me helikopterin Mi-4. Gjatë një misioni humanitar më datën 22.11.1989, ra në krye të detyrës. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04.1996, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

TAFIL NJAZI AGAI
Ka lindur më 10 janar të vitit 1950 në Gjuzë të Tepelenës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot dhe ka kryer detyra të ndryshme deri komisar skuadrilje. Ra në krye të detyrës me 22.11.1989, së bashku me pilotët dhe teknikët e tjerë që shkuan në ndihmë të studentëve e pedagogëve të Institutit të Lartë Bujqësor. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

VANGJEL VANGJEL POSTOLI
Ka lindur më 19 mars të vitit 1940 në Berat. Ka mbaruar studimet në ish-Bashkimin Sovjetik për pilot dhe Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë. Kreu detyra të ndryshme deri në atë të Zëvendëskomandantit të Regjimentit. Ishte pilot i Klasit të Dytë me helikopter. Ra në krye të detyrës me 22.11.1989 së bashku me pilotët e teknikët e tjerë që shkuan në ndihmë të studentëve e pedagogëve të Institutit të Lartë Bujqësor, pas një aksidenti automobilistik që ata kishin pasur në Llogara, Himarë.
Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

VELEDIN DELO RESULI
Ka lindur më 26 nëntor 1950 në Vlorë. Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore në Vlorë për pilot dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit me helikopter. Ra në krye të detyrës në katastrofën ajrore të datës 22.11.1989 në Himarë së bashku me ekuipazhin. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

VANGJEL ÇONDI
Është lindur në Sarandë në vitin 1960, ishte pjesë e ekuipazhit të pilotëve të helikopterit qeveritar Bell 222, rrëzuar më 16 korrik 2006, gjatë transportimit të politikanit Gramoz Pashko për mjekime në Itali. Më datë 20 nëntor 2006, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dekoroi Vangjel Çondi (pas vdekjes) me “Medalja e Artë e Shqiponjës”.

DEMUSH HEBA
Është lindur në vitin 1960, ishte pjesë e ekuipazhit të pilotëve të helikopterit qeveritar Bell 222, që transportonte politikanin Gramoz Pashko. Më datë 20 nëntor 2006, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dekoroi Demush Heba (pas vdekjes) me “Medalja e Artë e Shqiponjës”.

QEMAL KONDI
Është lindur në vitin 1950, vdiq në vitin 2006 gjatë transportimit në Itali me helikopter të politikanit Gramoz Pashko. Qemal Koni iu akordua me datë 20 nëntor 2006, “Medalja e Artë e Shqiponjës” (pas vdekjes), nga presidenti Moisiu. Qemal Kondi përshkruhet nga kolegët e tij pilotë, si një teknik i përsosur dhe një prej profesionistëve të aviacionit shqiptar. Ai prej shumë vitesh kujdesej për mirëmbajtjen dhe kontrollin e helikopterit që shërbente për personalitetet shtetërore shqiptare.

FLORAN DELIA
Është lindur më 01.10.1973 në Dibër. Kreu studimet në Akediminë Ushtarake “Skënderbej” nga ku u diplomua në vitin 1996 si pilot. Nga viti 2004 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme në Bazën Ajrore Farkë, si pilot ekuipazhi i parë në BO105 dhe komandant ekuipazhit SAR.Kapiten Delia ka kryer kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit. Ra në krye të detyrës në datë 06.04.2016 si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC 145 në Grizhdë të Malsisë së Madhe, gjatë një fluturimi stërvitor.

DONALD HOXHA
Është lindur lindur më 17.06.1988 në Berat. Kreu studimet në Akediminë e Aviacionit të Pozzuolit në Napoli, Itali, ku e përfundoi me sukses në vitin 2011 dhe u certifikua si pilot. Pas shkollimit, u emërua pilot në Bazën Ajrore Farkë, ku shërbeu me profesionalizëm e devotshmëri. Detyra e fundit ishte pilot SAR në grupin e helikopterëve në Bazën Ajrore Farkë. Kreu kurse të ndryshme kualifikimi, brenda dhe jashtë vendit, për pilotimin e helikopterëve të tipit EC 145 ( SAR). Ra në krye të detyrës në datë 06.04.2016 si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC 145 në Grizhdë të Malsisë së Madhe, gjatë një fluturimi stërvitor.