CIKËL ME POEZI NGA ÇOBO SKËNDERI

NËNA ËSHTË E SHENJTË SI PERËNDITË

Fort më thotë shpirti një ditë:
Nëna është e shenjtë si perënditë,
Ajo të jep: jetë, mend, shëndet,
Ajo të jep fuqi, të mposhtësh rrufetë.
Kur iku ajo, rashë përtokë,
Po ajo do t’i ketë thënë deles,
Që më zgjoi duke më puthur:
Në buzë, fytyrë dhe kokë.
PROGONAT – 1953

ËSHTË E VËRTETË

Fluturoj mbi Progonat,
Po, po shpesh, ditë e natë,
Se ai është djepi im,
Që mi dha jetës guxim.
Ai më drejtoi drejt qiellit,
Afër hënës e diellit,
Të mbroj hapsirën qiellore,
Të mbarë tokës arbërore.
RINAS – 1963

TRIMËRI, GUXIM, MENÇURI

-Mbas një fluturimi natën në kondita shumë të vështira meteorologjike në Shangaj-

Më thotë kolegu L I :
Pilot do të thotë:
Trimëri, guxim, mençuri,
Që frikën apo rrezikun
I ka hedhur në hi….
UHAN -1973

JEMI

Bij shqiponjash neve jemi,
Ndaj kërkënd frikë s’kemi,
Dhe luftojmë natë e ditë,
Që ky djep të ketë dritë.
Që çdo bijë e çdo bir,
Të jetojë sa më mirë,
Të jetojë e të luftojë,
Që mbarë kombin ta bashkojë,
Që ëndërr e Gjergjit te ky djep,
Të lulëzojë cep më cep.

28 NENTOR – 1982
KËNGË PËR LABËRINË

(Dhuratë Grupit legjendar të këngës labe, yjeve të Bençës)

Laberi kurorë lavdie,
Djep e vatër trimërie,
Dashurinë për atdhe,
Thellë në shpirt e zemër ke,
Në çdo kohë e në çdo mot,
I ke dalur për ditë Zot,
Si me bij dhe me bija,
Që s’i mposht dot as stuhia,
Që me pushkë dhe me shpatë,
Kan luftuar ditë e natë,
Që ky komb legjendar,
Dritë e diell të ketë parë,
Dhe përjetë te ky planet,
Të ketë paqe dhe shëndet.
28 – NENTOR – 1982

KËNGË PËR TRI KALATË

Sot nga avioni sodis me dashuri,
Te tri kalatë e strategut Ali.
Ato patjetër zemrat e tija qenë,
Që për disa dekada tundën dhenë.
Ndër to më e bukur dhe me lavdi,
Ishte kjo e Janinës mes liqenit gri.
Këtu shpesh herë priti e përcolli,
Ai kë duaj, kë s’duaj Stambolli.
Mes tyre kishte fatosa shqiptarë,
Poetë të rrallë e diplomat ziliqarë.
Ai s’qe sulltan, as princ, as perandor,
Po bir i Skënderbeut kryearbëror.
Në territorin që posedonte vetë,
Ligjvënës ishte sa një kryembret.
Sot nga avioni sodis me dashuri,
Kalanë, ku trupi i ndarë nga koka rri!!!

KËNGË PËR LUMIN E FSHATIT TIM

Gurra jonë në Progonat,
Ia thotë këngës ditë e natë,
Për të shenjtin mëmëdhe,
Dhe të shtrenjtin Skënderbe,
Për shqiponja dhe bilbila,
Për thëllëza e trëndafila,
Si për burrin dhe për gruan,
Që për vendin u flijuan.
Se ky truall arbëror,
Në çdo kohë mban kurorë,
Për guxim e trimëri,
Dhe për paqe e miqësi.
Se ky djep është mjaft i vjetër,
I pa shok në vend tjetër;
Po të dha ky fjal a besë,
Nuk e shkel jo, sa të vdesë.

RESPEKT PER KETE PILOT MENDJE E DUARARTE

Mundin, djersën dhe gjakun
Që ka derdhur Aviacioni Shqiptar.
Njazi Nela e ka hedhur në një ditar,
Ku pasqyron bijtë e shqipes shpirtçelik,
Që nuk kishin frikë nga as dhe një armik.

TIRANE – 2022

DY YJEVE TË KËNGSS LABE

Parau dhe Goliku,
Dy yje të ndritur,
Që natyra i shpiku,
Kombit lavdinë për t’ia rritur..