Vlerësimi nga FPU për mbi 30 akte humanizmi për shtresat në nevojë dhe për trajtimin me çmime të reduktuara të studentëve ekselentë

Ish-Presidenti i Republiks SH.T.Z. Bujar Nishani, në fjalën e tij me rastin e dekorimit me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndër të tjera është shprehur se: “Doktor Sali Kurti ia ka kushtuar jetën profesionit të mjekut, një profesion ky i nderuar, por edhe i vështirë. Me një karrierë të gjatë, gati prej 5 dekadash, ai është kthyer në shembullin e njeriut të punës, duke u dalluar për përkushtimin, mirësinë dhe humanizmin e tij”.

Nga Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

Është bërë traditë, që çdo fund a fillim viti, media dhe institucione të njohura, të shpallin “NJERIUN E VITIT”. Por kur këtë titull ta jep një organizatë prestigjioze ndërkombëtare, siç ja dha Federata e Paqes Universale Prof. dr. Sali Kurtit, ky titull i tejkalon përmasat dhe dimensionet për të cilat është themeluar. Kjo, ndoshta edhe pë faktin se në më pak se një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes me Agjencinë e Rinisë të Bashkisë Tiranë, Prof.dr. Sali Kurti ka trajtuar me çmime të reduktuara në Klinikën “Mat Dental” dhjetra studentë ekselentë dhe dhjetra e dhjetra veteranë të LANÇ e të moshuar të tjerë, me e pa pension. Dhe jo vetëm kaq. Në një vit ai ka ndihmuar materialisht mbi 30 familje në nevojë të rrethit të Matit me orendi e pajisje shtëpiake dhe pako ushqimore. Pikërisht për këto akte humanizmi të pashoq, Federata e Paqes Universale Shqipëri, e përzgjodhi atë ndër gjashtê mijë e pesëqind ambasadorët për paqe të Shqipërisë dhe Kosovës, për ta vlerësuar me titullin “Personaliteti i vitit”, titull ku që aplikohet për herë të parë nga ky institucion prestigjioz ndërkombëtar.
Ndërsa i ka dhënë trofenë e këtij titulli, në një nga eventet më të rëndësishëm të FPU, me rastin e 16 – vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në praninë e dyqind personaliteteve akademike, shkencore dhe publicistike, mes të cilëve edhe ish-presidentët Moisiu e Sejdiu, Kreu i Këshillit të Paqes Tiranë, Defrim Methasani tha se është në nderin e kësaj Fedetare që këtë titull, tashmë institucional e aplikojnë duke ja dhënë për herë të parë Prof. Dr. Sali Kurtit, Mjeshtr i Madh dhe Qytetar Nderi i Matit.
Sepse është vërtetë shembull i rrallë prania e tij në çdo familje në nevojë deri në fshatrat e thellë malorë të Matit, si dhe trajtimi me çmime të reduktuara i studentëve e nxënësve ekselentë në klinikën e tij dentare, në zemër të kryeqytetit. Dhe, ko jo me fjalë, por me statistika e evidenca të sakta në arkivën e këtiij institucioni legal. Qoftë dhe nga një vështrim i përciptë i regjistrit të të trajtuarve gjithkush do të kontatontë emra studentësh ekselentë nga të gjitha rrethet e vendit, të treajtuar me çmime të reduktuara nga dr. Sali Kurti, e shprehur kjo dhe në opinionet e tyre në librin e përshtypjeve të kësaj klinike.
Ky shërbim i ofruar sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit me Agjencinë e Rinisë të Bashkisë Tiranë Nr.347 Prot, date 15.05.2023 është zbatimi më i përpiktë i detyrimeve të Kartës së Studentit nga Prof.Dr.Sali Kurti, me drejtësi, ndershmëri, mirëbesim, korrektësi, vullnet, transparencë dhe barazi. Këto virtyte të larta njerëzore e karakterziojnë atë edhe në trajimin e pensionistëve e veteranëve pa përkrahje. të cilët vlerësojnë personalitetin e Prof. Dr. SALI KURTIT si mishërues dhe përçues i vlerave më të mira njerëzore, intelektuale dhe profesionale…
Ndaj nuk është rastësi që klinika dentare “MAT DENTAL”, e themeluar dhe drejtuar prej tij të jetë për çdo ditë e tejmbushur me pacientë që presin në radhë për të marrë shërbimin e kërkuar, tregues ky mjaft sinjifikativ i besimit të tyre për një shërbim të standardeve bashkohore në këtë klinikë ndër më konkurrueset në metropolin shqiptar…
Ish-Presidenti i Republiks SH.T.Z. Bujar Nishani, në fjalën e tij me rastin e dekorimit me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndër të tjera është shprehur se: “Doktor Sali Kurti ia ka kushtuar jetën profesionit të mjekut, një profesion ky i nderuar, por edhe i vështirë. Me një karrierë të gjatë, gati prej 5 dekadash, ai është kthyer në shembullin e njeriut të punës, duke u dalluar për përkushtimin, mirësinë dhe humanizmin e tij”. Është pikërisht ky vlerësimi i Kreut të Shtetit Shqiptar, në mjediset e Presidencës, në prani të shumë personaliteteve shtetërore, politike e shoqërore, me rastin e akordimit të titullit të lartë “Mjeshtër i Madh”, Prof.dr.Sali Kurtit, me motivacionin: “Për kontributin shumëvjeçar në fushën e stomatologjisë, dhënë me ndërgjegje, përkushtim e profesionalizëm të lartë në ndihmë të popullsisë së rrethit të Matit, si dhe në vlerësim të punës së tij në drejtim të përsosjes së shërbimit mjeksor dentar”.
Pikërisht për këto merita dhe veçanërisht për shpirtin human, vlerat njerzore dhe intelektuale që mishron dhe përçon tek publiku i gjerë, AI e meriton plotësisht edhe titullin “Personaliteti i Vitit” që i akordoi Federata e Paqes Univerasle. Mesazhet që përcjellin shembullin e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Prof.dr.Sali Kurti, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, humanist i pashoq, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e sakrifica…