“Kosovo is Albania” and “Books and Authors”, two publications that enrich the fund of documentary literature

By Fatmir Minguli

Në fund të janarit 2024 dolën nga shtypi dy libra të shkrimtarit, poetit, publicistit dhe kritikut letrar, Shpendi Hulësi Topollaj, “Kosova është Shqipëri” dhe “Libra dhe autorë” botime të studios 2M në Durrës.
Libri i pare “Kosova është Shqipëri” është një përmbledhje artikujsh studimorë, me karakter tejet social për problemet që lidhen me Kosovën. Libri i kushtohet Adem Jasharit.
Në këtë libër, autori kryesisht u drejtohet politikanëve shqiptarë duke i thirrur për të bërë bashkimin kombëtar, për përuljet e turpshme ndaj të huajve, për pritjet e kota politike pozitive nga Vuçiç, një pikëpyetje për vetë OKB -në, për mbrojtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe si dhe shumë aspekte të përditësuara në ngjarje dhe probleme akute të Shqipërisë lidhur me Kosovën dhe Çamërinë. Në këtë vëllim ndryshe nga shumë libra të autorëve të ndryshëm ka goditje të drejt përdrejta të karakterit publicistik, mund të themi se është një vazhdim struktural i librit të botuar vetëm pak kohë më parë “Shqiptarët dhe ndëkombëtarët”.
Ndërsa libri i dytë që po analizoj shkurtimisht në këtë artikull, “Libra dhe autorë” është një pasqyrë e veprimtarive intelektuale të shkrimtarëve, artistëve dhe studjuesve.
Mes analizave të mirfillta që Shpendi bën për autorë shkrimtarë jo vetëm durrsakë, lexuesi do të marrë esencën e librave që analizohen. Shkrimtarët që studjohen në këtë libër, janë Bashkim Hoxha, Robert Martiko, Bajram Gashi, Teuta Dhima, Ilir Paja, Grisilda Doçi, Eralda Baze, Bajram Sulejmani, Xhevdet Çela.
Ndërsa studjuesit Mark Zadeja, Irakli Koçollari, Selman Sheme, Bashkim Kadiu, Valentino Mustaka, Alfred Uçi, Enver Isufi gjejnë përsiatjet më pikante për veprat e tyre në librin e Shpendit. Piktorët Pashk Përvathi dhe Arben Kristani së bashku me kompozitorin Nikolla Zoraqi vinë tejet të ndriçuar për veprat e fundit.
Shpendi Topollaj bën një homazh të përshpirtshëm për të ndjerin, intelektualin durrsak Piro Dollani. Nëse librin e pare ia kushton Adem Jasharit, heroit të madh të Kosovës librin e dytë , “Libra dhe autorë” ia kushton Mark Zadesë, intelektualit, shkrimtarit, studjuesir të filozofisë, piktorit, koleksionistit dhe kritikut të artit, nga Shkodra.