Shqipëria është i vetmi vend në Evropën e pushtuar nga nazifashistët që realizoi çlirimin e plotë krejtësisht me forcat e veta

• Shqipëria nxori në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare rreth 70.000 luftëtarë të përfshirë në 24 brigada, 8 divizione dhe 3 korparmata. Konferenca historike e Bujanit i dha një zhvillim të madh Lëvizjes NÇ edhe në Kosovë ku u krijuan 9 brigada partizane dhe rreth 53.000 luftëtarë. Në luftime e operacione të ndryshme në Shqipëri u vranë 28.000 dëshmorë, krahas rreth 20.000 qytetarëve të masakruar, vrarë e gjymtuar nga pushtuesit fashistë e nazistë

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇl (OBVL) sjell në vëmendjen e opinionit publik dhe në mënyrë të veçantë, në vëmendjen qeverisë së Republikës së Shqipërisë faktin që viti 2024 është viti i 80-vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre vendas. Në këtë kuadër, ashtu si në përvjetorët tjerë jubilarë ështëdomosdoshmëri krijimi i një komisioni të posaçëm shtetëror gjithëpërfshirës. OBVL kërkon që ky komison të jetë gjithëpërfshirës në dimensionet e vlerave që mbart dhe sjell 80-vjetori i çlirimit të atdheut, me qëllim që programimi i çdo detaji dhe festimi i këtij jubileu të jetë i denjë për këtë ngjare të madhe, të jetë i denjë për të nderuar sakricën sublime, gjakun e dëshmorëve, heroizmin e luftës partizane, e cila ishte dhe mbetet lufta më e madhe patriotike që ka zhvilluar populli shqiptar. Kjo sipas kryetarit të OBVL, kolonel Sotir Budina, për faktin se nderimi i 80-vjetorit të çlirimit të atdheut është padyshim një meritë për Shqipërinë evropiane, sepse në themel të Evropës së Bashkuar qëndrojnë vlerat e Luftës së Dytë Botërore. Në mbledhjen e saj të pare të këtij viti, Kryesia e OBVL-së konkludoi se një çështje e veçantë që duhet të meritojë vëmendjen e qeverisë qëndrore dhe autoriteteve lokale të qrqeve e bashkive, duhet të jetë rikonstruktimi i varrezave të dëshmorëve në të gjitha rrethet e vendit dhe gjithashtu rikonstruktimi i monumenteve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare. Vëmendje të veçantë meriton përkujtimi i ngjarjeve që kanë shënuar dhe kanë bërë epokë aq më tepër po të kemi parasysh që Lufta Nacionalçlirimtare e renditi Shqipërinë në krahun e koalicionit të madh antifashist botëror.
Lufta Antifashiste Nacionalçirimtare e popullit shqiptar është epopeja më e madhe dhe më e lavdishme e popullit shqiptar gjatë historisë së tij për çlirimin kombëtar dhe shoqëror, luftë çlirimtare demokratike, antifashiste që u shndërrua në revolucion popullor nëpërmjet kryengritjes së armatosur, pjesë përbërëse e Luftës së Dytë Botërore Antifashiste. Ajo filloi me qëndresën popullore kundër agresionit fashist të 7 prillit 1939 dhe përfundoi me çlirimin e plotë të Shqipërisë më 29 nëntor 1944.
Gjatë Luftës ANÇ populli shqiptar luftoi e fitoi kundër dy pushtuesve të huaj, Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste që pushtuan vendin njëra pas tjetrës si dhe kundër qeverive kuislinge dhe reaksionit të brendshëm e forcave të armatosura të tyre.. Një rol shumë të rëndësishëm për bashkimin e popullit shqiptar në luftën çlirimtare luajti Konferenca e Pezës që u mbajt në shtator 1942, e cila krijoi Frontin NCÇl. Forcat kryesore lëvizëse të luftës ishin klasa punëtore, e cila luajti rolin udhëheqës në të dhe fshatarësia punonjëse që mbajti mbi shpatullat e saj barrën kryesore të luftës. Me krijimin e Ushtrisë NÇ lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesve të huaj e tradhtarëve të vendit u shndërrua në kryengritje të përgjithshme të armatosur. Njësitë dhe repartet e Ushtrisë NÇSH gozhduan në luftë më se 15 divizione italiane e gjermane, përballuan me vetmohim e heroizëm të rrallë, në kushte të pabarabarta, operacionet e veprimet luftarake të tyre, ndër to edhe dy mësvmjet e përgjithshme gjermano-balliste të dimrit 1943-1944 e të verës 1944, dhe u shkaktuan atyre humbje të ndjeshme në njerëz e teknikë luftarake. U vranë, u plagosën e u ztmë robër mbi 70 mijë armiq. Ato në një varg luftërash e operacionesh mësymëse i shkëputën armikut krahina e zona të tëra që i çliruan përfundimisht ose përkohësisht dhe, në momentin e përshtatshëm nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ ndërmorën mësymje të një shkalle të gjerë për çlirimin e Shqipërisë së Jugut, të Shqipërisë së Mesme e të Veriut, të gjithë territorit të atdheut tonë.
Armiqtë fashistë i shkaktuan Shqipërisë dhe popullit shqiptar dëme e rrënime të shumta. Shqipëria zë një nga vendet e para për humbje në njerëz dhe sidomos në të mira materiale gjatë Luftës II Botërore. Në shkallë ndërkombëtare Lufta Nacional-Çlirimtare e popullit shqiptar ishte pjesë përbërëse e luftës botërore antifashiste. Me luftën e vet heroike populli ynë i tregoi botës se Shqipëria e vërtetë nuk ishte ajo që një grusht tradhtarësh e kishin shpallur “aleate të Boshtit”, por ajo që populli kryengritës, me Partinë Komuniste në krye, e kishte vënë veten në radhët e pjesëtarëve më aktivë të popujve dhe shteteve të koalicionit të madh antifashist. Populli kryengritës shqiptar dërgoi edhe përtej kufijve shtetërorë mjaft luftëtarë të Ushtrisë së tij Nacional-Çlirimtare, të cilët luftuan me vetëmohim për çlirimin e popujve të Jugosllavisë dhe të vëllezërve shqiptarë të Kosovës.
Shqipëria nxori në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare rreth 70.000 luftëtarë të përfshirë në 24 brigada, 8 divizione dhe 3 korparmata. Konferenca historike e Bujanit i dha një zhvillim të madh Lëvizjes NÇ edhe në Kosovë ku u krijuan 9 brigada partizane dhe rreth 53.000 luftëtarë. Në luftime e operacione të ndryshme në Shqipëri u vranë 28.000 dëshmorë, krahas rreth 20.000 qytetarëve të masakruar, vrarë e gjymtuar nga pushtuesit fashistë e nazistë.
Pikërisht madhështia e kësaj luufte duhet përkujtuar me madhështi në këtë vit jubilar të 80-vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtetuesit nazifashistë dhe tradhtarët e vendit.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Kryesisë së OBVL kërkuan gjithashtu mbështetje për vlerësimin e figures së gjeneral Rrahman Parllakut në 105-vjetorin e ditëlindjes së tij. Shqipëria evropiane, Shqipëria e sotme është padyshim ëndrra e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare, por që kjo ëndërr të jetë e realizuar në tërë dimensionin e saj qytetar dhe evropian duhet që këtë vit, pra vitin 2024, ta shndërrojmë në vitin e 80-vjetorit të çlirimit të atdheut, duke përmbushur të gjitha detyrimet që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë.