OBVL dhe Org. Dëshmorëve kanë programuar një varg aktivitetesh përkujtimore dhe promovimesh

Xhemal MEÇI
Studiues & “Mjeshtër i Madh”

Kur sapo ka nisur viti jubilar i 80-vjetorit të çlirimit të atdheut nga okupatorët nazifashistë, degët e OBVL dhe të Organizatës së Dëshmorëve Pukë kanë programuar disa veprimtari përkujtimore.
Së pari, – 110-vjetori i hapjes së shkollës Shqipe të Kabashit (1914 – 2024). Kjo ngjarje shënuar do të përkujtohet me krenari, edhe për faktin e shumë pritur se mësimi shqip ka filluar aty, në Manastirin e Shën Palit Pukë, afro 13 shekuj më parë (1378 – 2024 = 646 vjet më parë) në një shkollë fetare të këtij Manastiri të famshëm, Benediktin e Shpalit Pukë. Për këtë është evident kontributi i Dr.Mark Palnika, i cili ka siguruar dokumenta nga arkivat e Vatikanit dhe vazhdon të hulumtojë me përkushtim. Pa ndonjë ndihmë shtetrore, nga Ministria e Kulturës apo Akademia e shkencave, ky studiues i zellshëm ka botur mijra faqe, në libra të veçantë, si “Pulti, relacionet e Shttjefën Gasprit” (të vitit 1671) e tjerë, një pasuri e madhe kjo për Historinë e Kulturën tonë Kombëtare Shqiptare.
Në Kabash të Pukës, më 1912 erdhi imam i fshatit Kabash Sadik Prishtina, i arratisur politik për t’iu shpëtuar persekutimeve barbare serbe.
Duke përfituar nga mirëpritja e kabashëve myslimanë, të dhënë pas besimit të fesë e të kulturës islame, iu vu punës për rihapjen e mejtepit në SHQIP (shkollë fillore fetare) që sapo e kishte filluar imam Sadik Isuf Arifaj nga Iballa. Po tani, më 1914, mejtepi i zhvillonte mësimet shqip, duke i bërë më të kuptueshme e më tërheqëse për nxënësit po me alfabetin shqip. Prandaj ky vit, 1914 quhet fillimi i shkollës shqipe në Kabash.
I ndjeri Ymer Kadri Furriku, një prej nxënësve të parë të kësaj shkolle ( mejtepi) tregonte se: “Kemi pasë edhe raste kur filluan të vijshin të rinj të besimit katolik. Dy nxënës i kujtoi edhe unë prej Dedajve të Pukës”.
SË DYTI, – 90 VJETORI (1934 2024) I SHKOLLËS SË FSHATIT KRYEZI. Në këtë shkollë që mban emrin “Shtjefën Gjeçov Kryeziu”, mësues i parë u emërua Filip Lacuku, që iu përkushtua për 6 vjet, derisa më 1940 pushohet si antifashist. Për mungesë të lokalit shkollor mësimet i pat zhvilluar në kullën e plakut patriot e arsimdashës Nikollë Rrapi deri sa u ndërtua shkolla e re e Kryeziut me interesimin e Ndre Mjedës.
SË TRETI, do të përkujtohet 20-vjetori i Dëshmorit të Atdheut Allaman Nuhi Dervish Kryeziu, rënë në krye të detyrës më 24 Maj 2004. (Kjo përkujtimore mund të përfshihet në veprimtaritë e 90 – vjetorit të shkollës, me që 8-vjeçaren ky dëshmor e kreu në atë shkollë).
SË KATËRTIRTI do të zhvillohen veprimtaritë kushtuar 88-vjetorit të MIGJENIT NË PUKË (1936 – 2024). Me rastin e11 tetorit, ditën e ditëlindjes së Tij, shpresohet të dilet edhe me Botimin “MIGJENI PËRSËRI NË PUKË”, meqenëse Migjeni është i pranishëm në Pukë si i vlerësuar e i përkujtuar në komunitetin pukjan, si askund gjetiu në Shqipëri e jashtë saj.
Prandaj inderuari Zotni Kadri Morina, biznesmen me ndjenjën e humanistit të shquar do ndihmojë me financime botimesh nga vendlindja dhe jo vetëm. Ndërkohë Presidenti i ËUROSIG & INSIG”, Z.Morina, duke e parë Shkollën Muze “MIGJENI” si godinë në degradim; iu përgjegj thirrjes së Bashkisë Pukë (kryetarit zotni Rrok Dodaj) për rikonstruksion total. Shpresojmë të përfundohet deri më 11 tetor, ditën e ditëlindjes së Migjenit, kur do të zhvillohen edhe veprimtarit e 88 – vjetorit “MIGJENI NË PUKË”. Është i pakuptimtë fakti që Bashkia ende, tash më se 3 muaj nuk ka emruar Ciceronin, mungesa e të cilit ka sjellë pasoja, duke mbetur dy muzetë e qytetit Pukë të kyqur pa shërbimet e duhura, me pretekstin se e kryen shërbimin e Ciceronit përgjegjësi i Pallatit të Kulturës, i cili edhe pse pa arsim përkatës, shprehet se “e kryej unë”! Bile për mungesë takti e mirëkuptimi drejtor – mvartës edhe si koreograf e “ bëj unë”! Kur këtë sektor artistik e kryen me sukses pranë Pallatit të Kulturës Pukë tash 50 vjet artisti i talentuar R. Hoxha, vlerësuar me shumë Diploma e Çartifikata Nderi në kuadër të “Ansamblit Puka”, prandaj mban edhe titull nderi, “Qytetar Nderi i Bashkisë Pukë”. Për probleme të tilla duhet më shumë vëmendje nga Zyra e Burimeve Njerëzore, si edhe nga vetë N/kryetari i Bashkisë Pukë. Se 80-vjetori i çlirimit të atdheut po afrohet çdo ditë e më shumë!
Së pesti, do të promovohet Muzeu i DËSHMORËVE të ATDHEUT PUKË. (Për këtë kemi marrë një premtim verbal prej Kolonel Bilbil Dervishit, nga familje e dy dëshmorëve të atdheut. Në këtë kuadër do të ketë ceremoni dorzimi të dokumentacionit për Dëshmorët e shpallur të Atdheut nga Puka. Krahas këtij promovimi do të shpallen edhe emërtime sheshesh e rrugësh me emra dëshmorësh të Pukës. Për këtë nismë humane na ka premtuar mbështetje, Zoti Rrok Dodaj – Kryetari i Bashkisë Pukë. Sigurisht besojmë se këtë nismë do ta përkrah edhe kryetari i Bashkisë Fusharës, Zotni Hilë Curri, nga familje me tradita patriotike, duke i dhënë Atdheut dy dëshmorë.
Së gjashti, do të zhvillohet Simpoziumi “PUKA PËRKUJTON 😯 –VJETORIN E ÇLIRIMIT” ku do të kumtohet për çtat e para partizane të Pukës, Brigadën e VI –S, Brigadën e XXII-S edhe “BATALIONIN PARTIZAN PUKA”. Gjithashtu do të përkujtohen veçanërisht dëshmorë të atdheut pukjanë, rënë brenda dhe jashtë kufijve të RSH, si edhe dëshmorë partizanë të rretheve të tjera, rënë për çlrimin e Pukës. Sigurisht do të ketë edhe promovime librash dhe veprimtari artistike me raste ditësh përkujtimore patriotike etj.
Nismën për planifikimin dhe realizimin e këtyre veprimtarive e kanë marrë Dega e OBVL Pukë me kryetar Z.Lekë Curri dhe Organizata e Dëshmorëve të Atdheut, Dega Pukë me kryetar RasimCina – familje Dëshmori, Nënkryetar – Liza Voci – familje Dëshmori, Sekretar Xh. Meçi – failje dëshmor dhe, veterani Gjon Frrok Deda. Falenderojmë për gatishmërinë e shprehur për të na ndihmuar Kolonel Bilbil Dervishi nga familje dëshmori, Ing. Kol Deda nga familje Dëshmori, (me tre dëshmorë të Atdheut). Po ashtu edhe administratori i ish- Komunës Rrape, Pllumbesha Laska që po nijhet me historikun e shkollës së mirënjohur të Kabashit dhe po konsideron mundësinë e një donatori për ndihmë, (sigurisht jo në nivelin e Zotni Dedë Maluta që ndihmoi me 3 milion lekë të reja për 120-vjetorin e Shkollës shqipe Iballë). Megjithatë ka optimizëm.