Gjithashtu Aliu me Urdhër të Ministirit të Mbrojtjes është emruar Komandant i Regjimentit të Rinisë Shkollore e Studentore të Armatosur për qytetin e Shkodrës, për një periudhë katër vjeçare 1987-1991. Kjo strukturë e mbrojtjes u trajtua me të njejtat kërkesa si ato të njësive tjera ushtarake. Në organiken e regjimentit, bënin pjesë repartet që formoheshin me nxënësit e 10-të shkollave të mesme dhe dhe studentë të Institutit të lartë Pedagogjik “Luigj Gurakuqi”, sot “Universiteti Luigj Gurakuqi”.
Detyrat e fundit në ushtri që ka kryer Aliu është ajo e Komandantit të Regjimentit të Mbrojtjes Territoriale për qytetin e Shkodres, regjiment i kompletuar me forca rezerviste. Në këtë detyrë qëndroi dy vjet nga viti 1995-1997. Ishte në detyre dhe shkatërrimin e ushtrisë me 12 mars 1997 e ka përjetuar si dhimbjen më të madhe në jeten e tij.
Me rivendosjen e gradave në ushtri në vitin 1991, Aliu mori graden Nënkolonel, të cilën e ruajti deri me daljen në reformë në vitin 1998-të. Në vitin 2000 ka dalë në pension të plotë, duke lënë emër të mirë, si oficer i karrierës i shpallur disa herë shembullor.

KUR STËRVISTE LUFTËRARËT E UÇK-së
Pas daljes në reformë, kur në vitin 1998-1999, zhvilloheshin luftime për çlirimin e Kosovës, ka kontribuar, për dërgimin e shumë djemëve të rinj kosovar (të ardhur në Shkodër), në frontin e luftës, në Papaj të Tropojes, përballë Koshares së Kosoves, ku për këtë kishte rënë në dakort me Sali Çekaj (tashmë hero i luftës së Kosovës ) i rënë në betejen përfundimtare për thyerjen e kufirit në Koshare.Është për tu theksuar se dy vllezerit oficera të Nënkolonel Ali Denushit, për kontributin që kanë dhënë për çlirimin e Kosovës , ku njëri prej tyre është plagosur nga forcat serbe gjatë luftimeve, janë shpallur nga Qeveria e Kosoves “Veteranë të Luftës së Kosoves”.
Aliu ndër të tjera kujton Luften çlirimtare të Kosoves në vitet 1998-1999, ku kishte parë në zonën e Tropojës djem të Kosovës që vinin nga anët e botës, që nga Amerika për të luftuar për Kosoven dhe kishte prej atyre që nuk kishin as njohuritë elementare në njohjen e përdorimin e armëve e municioneve, që vetem me një përgatitje të shkurtër prej tre-katër orësh nga kuadrot oficer të Brigades së Tropojes, hynin direkt në fushën e luftës kundër forcave serbe të Millosheviçit në rajonin kufitar të Koshares, e padyshim për mungesë përgatitje kanë patur dëmtime, “Ah! Sikur keta djem të kishin përgatitjen ushtarake të nxënësve e studenteve tanë, humbjet do të ishin më të pakta”, shprehet ai.

VEPRIMTAR SHOQËROR SHEMBULLOR
Ali Demushi, edhe pas daljes në pension vazhdon të kontribuojë në interes të komunitetit e çëështjes kombëtare, si brenda vendit dhe në trojet tjerashqiptare, Gjakovë, Deçan, Prishtinë, Plavë e Guci etj.
Në tri konferenca është zgjedhur Kryetar i Organizates së Bashkuar të Veterave (OBVL) Dega Shkodër, të cilën e ka drejtuar mjaft mirë. Po kështu është anëtar i Kryesisë së Shoqatës “Drini” Shkodër – Gjakovë, ku ka kontribuar për sensibilizimin e idesë për ndërtimin e rruges automobilistike të bregut të Drinit, Adriatik Alpe, në bashkëpunim me Shoqaten “Drini” Gjakovë – Shkodër. Krahas veprimtarisë jetësore Aliu studion e shkruan periodikisht në shtypin e kohes, veçanërisht në gazeten “Veterani”, organ i OBVL-së. Një aspekt i rëndësishëm në jetën e Aliut është fakti se ky i mbështetur nga prindërit shumëarsimdashes, ka treguar kujdes e ka dhënë kontribut prindërorë e vllazrorë për shkollimin e fëmijëve, vllezërve e motrave të tij, ku të gjithë sot kanë krijuar familjet e tyre , punojnë e jetojnë normalisht.
Njëherësh Aliu është i dalluar për marrëdhëniet e mira me komunitetin për pesë dekada në qytetin e Shkodrës. Por dihet gjithashtu se Ai e ka pikë të dobët, vendlindjen, Malësinë e Gjakoves (Tropojë) e veçanërisht Geghysenin “Nderi i Kombit”, ndaj dhe pothuasje në çdo dy muaj shkon atje, takon të afërm, shokë e miq me të cilët rrin e kuvendon, u bën vizita për raste të ndryshme gëzimi e ngushëllimi, në shënjë respekti, nderimi e detyrimi si traditë e përhershme e Tropojës.