“Ne do të fitojmë sepse e kemi mbyll zemrën në kafaz për atdheun. Kauza jonë është e drejtë!”

Neki ÇAKO

Skënder Mato Pepiu lindi në vitin 1923 në fshatin Progonat të zonës së Kurveleshit. Fëmininë e kaloi së bashku me moshatarët e tij, aty në fshatin e tij të lindjes. Familja si gjithë të tjerët jetonte në skamje dhe varfëri të madhe. Ishte koha kur vëndi ishte nën sundimin e satrapit Zog. Djaloshi ëndërronte për një jetë më të mirë, por e kishte shumë të zorshëme të kuptonte shkakun e vërtetë të mjerimit. Në afërsi të fshatit të Kaparielit ishte i vendosur Shtabi i Brigadës Pestë ASulmuese. Ishte dimër. Malet ishin mbushur me dëborë dhe ajo…, as që donte t’ja dinte, por vazhdonte të binte me furi dhe më e dëndur. Ishte muaji shkurt. I ftohti kishte arritur kulmin. Mirëpo, Skënderi as që donte tja dinte për acarin. Ai shkoi drejt Kaparielit dhe me gjithë kushtet e vështira të natës, mundi të bashkohej me partizanët e brigadës së pestë. Me të mbritur aty Skënderin e shoqërojnë për në shtab të brigadës. Komandanti e pyet? Nga të kemi ty more djalë, që paske marrë rrugën i vetëm në këtë ditë dimri, ku të shqyejnë edhe egërsirat e jo më, të biesh në pritë të armikut. Nga Progonati jam shoku komandant.! I njohim mirë këto shtigje. Sa herë kemi dalë me bagëti në këto anë dhe egërsirat nuk na kanë marrë dot asnjë cangadhe. Sa për armiqtë, unë për të shporrur ata kam ardhur deri këtu, nëse do të më pranoni në brigadë. I kujt je ti mor djalë që na fletë kaq serbes, tha komandanti? I Matos, Mato Pepiut. Dakort do t’ju pranojmëpor me nje kusht! Tani do të niseni për në fshat me një detyrë të rëndësishme. Skënderi fillimisht u frikësua se mendoi mos ishte ndonjë marifet për ta larguar nga brigada, por kur mori vesh vërtetë se ishte detyrë ai e pushtoi komandantin dhe u u qetësua. Së bashku me ju do të vijë edhe një shok tjetër partizan. Siurdhëron shoku komandant! Tani menjëherë u përgjigjën të dy si në kor me një gojë. Kur të mbritni ju në Progonat do të ketë kaluar gjysma e natës dhe ju do të zbuloni nëse ka gjermanë atje dhe do të merrni infomacion e do të ktheheni sërish këtu. Të dy së bashku sa hap e mbyll sytë u zhdukën në errësirë, në drejtim të Progonatit, për të realizuar misionin e ngarkuar. Skënderi së bashku me shokun e tij ai, nga Kuçi i Kurveleshit kaluan shtigje ,rrëpira udhë e pa udhë, që të mos diktoheshin nga forcat gjermane. Moti ishte në disfavor dhe nata bënte të vetën. Stuhia vazhdonte. Misioni duhej realizuar. Të ecësh në ato shtigje është vështirë edhe ditën, por djemtë i njihnin mirë rrugët edhe pse në terr të natës. Dëbora nuk çahej, opingat prej llastiku ishin mbushur plot, por ata ecnin, nuk ndaleshin. Detyra duhej realizuar. Pasi kishte kaluar mesnata ata mbrijnë në fsahtin e tij të lindjes në Progonat. Partizani nga Kuçi qëndroi larg shtëpisë, ndërsa Skënderi po afrohej, duke u shmangur nga lehja e qenve se mos diktohej nga armiku. Skënderi u afrua dhe kaloi nga gardhi mbrapa shtëpisë ju afrua dritares dhe trokiti lehtë në xham. Nuk dëgjohej asnjë lëvizje. Asnjë zhurmë veç erës së dimrit që vishkëllente dhe ja bënte të vështirë të dëgjonte reagimin nga ana tjetër. Tak ..tak trokiti përsëri. Matanë xhamit u dëgjua një zë i lehtë. Kush është pyeti lehtë nënë Sherua? Jam unë nënë, Skënderi po hape dritaren. Bir i nënës dhe vetëtimthi hapi dritaren dhe i hodhi duart në qafë. Bir i nënës, po si erdhe në këtë natë terr e me llohë? Po ti vetë na ke mësuar dhe e pushtoi edhe ai me duar në qafë. Nënë, a ka gjermanë në fshat. Shëëët.. tha nënë Sherua! Fshati është plot me gjermanë. Edhe aty para shtëpise tek lëmi ka patrulla. A ka shumë dhe ku janë vendosur pyeti Skënderi, për tu siguruar. Në gjithë fshatin edhe në fshartat e tjerë janë shpërndarë kjo farë e keqe.. Mirë nënë por më jep pak bukë se do te iki prapë. Ku do shkosh tani natën, nuk e sheh se është terr dhe plot me gjermanë. Jo nënë, do iki se do përmbush misionin që kam marrë nga komandanti i brigadës pestë, por vur dhe pak bukë se jam edhe me një shok me vete. Na duhet të ikim tani se ditën e kemi të pa mundur lëvizjen. Pasi mori bukën që i ormisi e ëma, Skënderi para se të largohej i tha. Po iki nënë! Për ku e pyeti ajo? Për në Kaparjel. Na shkruaj bir i nënës, na dërgo fjalë dhe ashtu të përqafuar në terrin e natës u ndanë! Një ditë marsi të vitit 1944, ditë dimri e ftohtë, partizanët kishin marrë kodrat përbmi Senicë. Po rrinin në pritje të marrjes së komandës për sulm. Urdhëri ishte i qartë dhe i prerë. Pas komandës duhet të merrnin kodrat dhe të sulmonin mbi gjermanët që ndodheshin në Delvinë. Skënderi krahas pushkës kishte edhe nje murtajë të kalibrit të vogël. Komanda u dha dhe lufta u ndez furishëm. Skënderit i përfundoi municioni i murtajës dhe po qëllonte me pushkë. Një plumb e mori në kofshë. Shokët po i flisnin të largohej. Nuk është plagë e rëndë. Mirë, shko e ço murtajën i thanë shokët, që të tërhiqej. Skënderi i vendosur tha se nuk do t’ju lë vetëm, do luftoj deri në fishekun e fundit. Lufta vazhdoi e ashëpr .Ngelën rreth 14 partizanë të rrethuar. Forcat gjermane ishin të shumta në numër. Atëhere, Skënderi tha se duhet të çajmë rrethimin, të dalim nga këtu. Ju vazhdoni dhe unë do t’ju mbroj me zjarr. Bashkë me të ndenjën edhe nënë Fatua dhe partizani nga Kuçi. Rethimi u ça, shokët shpëtuan. Zjarri armik ishte i dëndur. Lufta vazhdoi deri në muzg, por Skënderi nuk u pa më. Të nesërmen batalioni sulmoi dhe armiku u largua në panik. Shokët e gjetën të pa jetë me pushkën në dorë. Në xhep i gjetën edhe një letër që do ta dërgonte në shtëpi. Në të shkruhej! Të dashur prindër. Jam shumë mirë. Ne do të fitojmë sepse e kemi mbyll zemrën në kafaz për atdheun. Kauza jonë është e drejtë! Atdheu është i shënjtë. Ju përqafoj me mall, biri juaj Skënderi.!