17 janar 2024, në 556 vjetorin e vdekjes së SKËNDERBEUT

Shkruar nga David Herman Bernstein
Botuar nga Gazeta “ORA” Tiranë 1932

Ambasadori Mal BERISHA: Në përvjetorin e 556 – të i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të desha që të sjell përpara jush një akt të rrallë, të pa shoq, të papërsëritur, të jashtëzakonshëm, të mrekullueshëm: Poemën e të birit të Ambasadorit Amerikan Herman Bernstein, Davidit, me titull:
“ROMANCA E SKËNDERBEUT”.
Herman Bernstein vetë shërbeu në vendin tonë në kohën e Mbretërisë nga vitit 1930 – 1933. Ky intelektual i jashtëzakonshëm me gjak hebraik dhe shtetësi amerikane, ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonëshme, diçka që askush tjetër nuk e ka bërë pas tij. Ambasadori Herman Bernstein e edukoi të birin, Davidin, me dashurinë dhe respektin e madh për Kombin Shqiptar dhe Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. I tillë ishte edukimi i Ambasadorit Amerikan ndaj të birit, sa ai, Davidi, shkroi një poeme për Skënderbeun, në gjuhën angleze, në vitin 1932, të cilën po e postoj me fragmente në këtë datë të shënuar për kombin tonë.
Poema përbëhët nga 303 vargje dhe është e ndarë në disa pjesëza. Ajo fillon me:

AGIMI – 1443

“Kuajt po vraponin, po vraponin nëpër natë.
Zhurmë e bujshme – katërqind thundra –
Q’ushtonin thellë në të malit air të freskët.
Dyqind Shqiptarë që vraponin për liri!

I kishte dorëzuar Turqit në duar të Hungarezëve;
Trathti kjo? Jo! Një virtyt për lirimin e një race?
Qysh Skënderbeu dhe çeta e patriotëve Shqiptarë,
E kishin kapur qatipin e Sulltanit,
E kishin shtërnguar të nënshkruajë një shkresë lirie.
Dhe pastaj e kishin vrarë –

Se të gjith kto janë pjesë të njerëzimit.
Kuajt po vraponin nëpër natë.
N’errësirën e thellë, vetëm turma të zeza fluturonin,
Befas, e për çudi, cepi i Hënës
E tregoj buzën e tij si më trup,
Përmbi majën e një kodre lindore;
Më parë një rrebesh, pastaj një shi i ergjëntë,
Mbuloj malet e errët me pyjet më t’errët.
Degët me fletë e drithëruan dhe pëshpëritnë qetësisht
Për shkak t’asaj ndërprerje të natës ëndërrore.
Tatëpjetë e përpjejtë, kaluan shtratet e lumenjëve
dhe të përrenjëve që mërmërisnin.

DREKË – HERË – 1444

Shkoni përpara, shkoni përpara, ju o trima –
Shqipëria është e lirë, dhe provën e dha.
Kto male, kta lumënj janë t’onët.
I liriuam fëmijët, t’ona,
Rifituam shtëpitë t’ona
T’onët janë pyet, gjithë t’onë;
T’onët janë brigjet, gjithë t’onë,
Të gjithë gëzojnë lirinë e Shkabës,
Të lirë duhet të jemi për gjithnjë,
Të lirë nga i huaji dhe nga armiku,
Të lirë nga Sulltani i Osmanlli,
Vetëm Njërit i falemi
I falemi Zotit përmbi ne,
I falemi Atij, që na liroj,
I përulemi Atij, që nënqesh mbi ne.

Parpara pra!
Dhe Skënderbeu, prijës i Shqipërisë,
Ngau përpara me gjithë ushtarët e tij,
Ngau nga Kruja, nga Kështjell e tij,
Nga Kruja vënd i stërgjyshërve të tij.

Së bashku me qindra Shqiptarë,
Që u bënë shokë në diçka, më në fund,
Dhe Skënderbeu, Mbret i Shqipërisë,
U gatit të kthehet në Krujë,
Bashkë me burrat e tij të shumtë
I ngarkuar me lavdi dhe me robër,
Dhe u kthye në Krujën q’ish tash e lirë,
Pasi e hodhi tej zgjedhën e skllavërinë.
Dhe fitoj të drejtën e vet Lirinë,
U-kthyen prapë nga Dibra
Burra trimat që luftuan për atdhe!

Se Skënderbeu, Mbreti Shqiptar,
Vdiq midis bashkëatdhetarëve,
Vdiq n’Atdheun e tij, në Shqipëri,
Dhe ishte varrosur në qytetin e Lezhës.
Shkoj aty, dhe bashkë me vendin e tij,
Që nuk mund’te më t’u bëntë ballë shkelësve.

PERËNDIM – 1468

As edhe për të mbrojtur heroin e tij të vdekur,
Skënderbeu, Mbreti i Shqipërisë, u çvarros prej Turqve,
Dhe eshtrat e tij u shpunë jashtë vendit të tij…
Kur më e fundmja kockë e tij kaloj kufirin,
Çdo shpresë në Shqipëri u-zbe dhe vdiq.
Se mbretëria malsore humbi bashkë me prijësin e saj,
Dhe u-bë krahinë e Turqis, Turke me gjithsej,
Përveç pupullit që vajtonte humbjen dhe rrinte i hutuar,
Me një të fshame, fort të dhimbsur,
Plot trishtim dhe mungëse besimi.

Dhe ujërat nga triumfi të tërbuara,
Kërcenin në valë të harbuara,
Njëtash vetëm një buzë kishte mbetur,
Nga lëmshi njëherë zotnues,
Një buzë e pështjellë q’u mbulua
Prej një reje e shpejtë e stresuar
Dielli ngjyrë çeliku të murmë, perëndoi.

Njëqint valë të vogla rrethuan vëndin ku u krodh,
Njëqint valë të vogla që shikonin një jetë,
Gjersa një valë e madhe, e shkumbëzuar nga egërsimi,
I mbajti gjallë valët e vogla dhe u-dërmua në zall.
FUND

Shënim: Këtë poemë e ka botuar Gazeta ORA në numrat e saj nr. 18, 21, 23, 25, 28, 30 të muajt qershor 1932.
Emri i përkthyesit nuk është i shënuar në gazetë.
Falenderim: Falenderoj botuesin e njohur Mehmet Gëzhilli pronari i Shtëpisë Botuese “ARGETA LMG” i cili më dhuroi këtë material kaq kuptimplotë për atë që ka bërë Ambasadori Amerikan Herman Bernstein.

Ky material gjendet ne website:
https://malberisha.com/17-janar-2024-sot-ne-556-vjetorin…/