Halil RAMA*

Gratë dhe vajzat në uniformë ushtarake, jo vetëm në nivel kombëtar, por në nivel rajonal dhe global duhet të ngrenë fuqishëm zërin që ato të jenë të vlerësuara dhe të meritojnë vendin që u takon. Ky qe mesazhi që Gjeneralmajor Manushaqe Shehu, Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FA përcolli në konferencën “Ëomen in Uniform Association” që u mbajt në Tiranë nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, me iniciativë të Atasheut Ushtarak Britanik në Tiranë nënkolonel Timothy Ëight-Boykot, në kuadër të programit “Ëomen in Uniform Association”. Qëllimi i zhvillimit të kësaj konference të rëndësishme në kuadër të fuqizimit të rolit të gruas nën uniformë, ku merrinin pjesë edhe Ambasadori Britanik në Mal të Zi, zoti Daën McKen dhe znj. Mia Marzouk, zëvendës ambasadore e Britanisë së Madhe në Shqipëri ishte diskutimi mbi fuqizimin e rolit të grave të përkushtuara që punojnë në Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit në mënyrë që ato të arrijnë potencialin e tyre të plotë.Objektivi i këtij aktiviteti ishte ndihma që u duhet dhënë grave në këto struktura që të kuptojnë më mirë rolet dhe aftësitë e homologëve të tyre në organizata/struktura të ngjashme si në nivel lokal ashtu edhe në rajon. Po ashtu në fokus ishte ndihma që u duhet dhënë grave në uniformë që të krijojnë kontakte të reja në këtë fushë të punës.
Në funksion të udhëtimit të tyre në karrierë femrat në uniformë duhet të mësojnë dhe dëgjojnë nga gra më me eksperiencë dhe detyra më të larta me qëllimin për të përmirësuar besimin e tyre dhe për të demonstruar/treguar se çështjet me të cilat përballen janë ndërkombëtare. Në panelin e parë “Sfidat e të qenit grua për mbrojtjen dhe sigurinë, duke përfshirë mënyrën se si të jesh një aleat efektiv”, gjeneralmajor Manushaqe Shehu argumentoi rolin e femrave në uniformë në Forcat e Armatosura, duke vënë theksin se në zbatim të Planit të Veprimit Kombëtar dhe atij të Ministrisë të Ministrisë së Mbrojtjes janë bërë hapa të rëndësishëm për rolin dhe rëndësinë që kanë femrat në uniformë dhe për mbrojtjen e dinjitetit të tyre krahas burrave në uniformë.
Duke sjellë për pjesëmarrësit përvojën e Forcave të Armatosura shqiptare në zbatimin e Barazisë Gjinore, numri dy i FA të RSH gjeneralmajor Manushaqe Shehu, theksoi me forcë se roli i femrës ushtarake është rritur ndjeshëm si në arsimim, trajnim, në promovim në detyra e gradë. “Femrat ushtarake sot i gjen në misionet paqeruajtëse jashtë vendit, në përfaqësitë tona në NATO, atashe ushtarake, në kryerjen e detyrave operacionale e mbështetëse brenda vendit, të barabarta me kolegët e tyre burra”, tha gjeneralmajor M.Shehu. Gjithashtu ajo i njohu pjesëmarrësit në panel edhe me hartimin e dokumentit mjaft të rëndësishëm që lidhet me mbrojtjen e femrave ushtarake ndaj dhunës dhe ngacmimeve në pozicionin e punës, dokument i cili është përgatitur disa vite më parë me asistencën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri. Në fjalën e saj ajo përmendi edhe disa shifra që tregojnë rritjen e pjesëmarrjes së femrave në FA. Aktualisht përfaqësimi i femrave ushtarake në FA është 15.07%. Nga këto oficere femra 20.84%, nënoficerë femra 13.44 %, ushtare femra 11.37% të numrit të përgjithshëm të femrave ushtarake. Ndërsa numri i punonjësve civil përbëjnë 37.03 % dhe në total numri i femrave ushtarake dhe civile në FA përbëjnë 20.12%. Po kështu ndjeshëm është rritur rekrutimi i femrave për tu bërë oficere. Aktualisht në Akademinë e Forcave të Armatosura vetëm në bachelor dhe kursin e përgatitjes së oficerëve kemi 50 femra, nga këto 4 janë nga Kosova.
Ligji nr. 9970, datë, 24.7.2008, “Për barazinë gjinore në shoqëri” dhe gjithë aktet e tjera nënligjore në fuqi si: “Mbi Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030” dhe “Planin e Veprimit”, miratuar me VKM nr. 400, datë 30.06.202, “Planin e Veprimit për Barazinë Gjinore 2022-2030 në FA”, miratuar me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr. 651, datë 06.05.2022, të përgatitura në zbatim të Rezolutës 1325 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara “Mbi Gruan, Paqen dhe Sigurinë”, janë një bazë e shëndoshë për mbështetjen e femrës shqiptare në uniformë në Forcat e Armatosura, por gjatë punimeve dyditore të kësaj konference diskutantët sollën mjaft përvoja dhe praktika në vendet e institucionet e tyre, për të cilat – shprehet Gjenerale Shehu – një pjesë e tyre mund të merren në konsideratë në të ardhmen nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, me qëllim rritjen akoma më shumë të rolit dhe përgjegjësisë së femrës ushtarake në jetën ushtarake, që zëri i tyre të jetë më i fuqishëm. Ajo argumenoi se këto masa do ta përmirësojnë dhe ngrenë në një nivel më të lartë rolin dhe përgjegjësinë femrës ushtarake në Forcat e Armatosura. Në këtë panel diskutuan edhe Gjeneralmajor Irfete Spahiu, Atasheu Ushtarak britanik nënkolonel Timothy Ëight-Boykot, etj.
Në Panelin e Dytë “Sfidat dhe sukseset e të qenit grua në forcat e rendit” diskutuan Kolonel Florie Hajra, Kristina Jozic, Luljeta Ismalukaj, Vjosana Neziri, etj Konferenca u zhvillua në formën e pyetje përgjigje, por duke bërë edhe një hyrje rreth karrierës ushtarake apo civile të secilës pjesëmarrëse. Secila diskutante në panel, por edhe në pyetjet e komentet e bëra, ndanë me auditorin eksperiencën e tyre personale si femra në uniformë, por edhe punën e bërë nga institucionet dhe vendet që përfaqësonin. Ajo që binte në sy ishte se, disa nga vendet e rajonit, kanë krijuar shoqatat “Për mbrojtjen e femrave në uniformë nga diskriminimi dhe ngacmimet e ndryshme”. Këto shoqata funksionojnë në mënyrë vullnetare pa kosto financiare dhe drejtohen nga femra me gradë të lartë ushtarake. Një eksperiencë e tillë mund të aplikohet edhe në Forcat e Armatosura nëse nuk ka pengesë ligjore.
Në këtë aktivitet dyditor merrnin pjesë rreth 250 gra dhe vajza nën uniformë nga strukturat e Policisë së Shtetit, Doganave dhe Forcat e Armatosura shqiptare, si dhe përfaqësues të niveleve të larta drejtuese nga vende te ndryshme të rajonit si: Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat ndanë eksperiencat e tyre personale dhe treguan rolin që ato kanë patur në fuqizimin e rolit të gruas në institucionet e tyre.
*Mjeshtër i Madh