Neki ÇAKO

Tek po ngjisja tatëpjetën e fortë të lagjes Deliaj të fshatit Salari në rrethin e Tepelenës, më shfaqet para sysh mali i lartë i Këndrevicës aty ku dëbora duron deri në vapën e korrikut. Poshtë në rrëzë të malit gjendet fshati Salari që qëndron si gur themeli mbi të cilin mbeshtetet vetë mali. Makina rrëshket mbi asfaltin e zi të sapo shtruar nga firma “2T” me ndërtues inxhinjerin Artan Sako një bir i fshatit Nivicë. Tek afrohem drejt fshatit dhe futem ne grykën e sertë të këtyre maleve më vjen ndërmënd një këngë burrërishte e cila është kënduar nga grupi i fshatit Salari, ku po citoj dy vargje të saj. Kjo valle e kënduar aq bukur, që i shkon për shtat edhe veshjes, opingave me xhufkë, xhamadanit e brezit të qëndisur me fije ari, plot nur, si dhe qylafit prej shajaku, i bardhë si bora.

Salari grykë e tufanit. Ç’djem trima i dhe vatanit!
Teksa afrohem në fshat më ç’faqet busti i heroit të 1920, Selam Musait. Po aty qëndron edhe muzeu i fshatit , muzeu historik i luftës ku janë shpalosur stenda, sende e portrete të luftëtarëve dhe dëshmoreve të rënë në luftë. Jemi në prag festash e pikërisht në muajin Nëntor, muaj i cili solli lirinë. E, për të arritur këtë ditë u desh të sakrifikohej shumë deri në flijim jetësh! Ndaj e vetmja mundësi që na jepet është, që ne ti kujtojmë e të mbajmë ndezur frymën dhe të përçojmë më tej sakrificat sublime të tyre. Po le të ndalemi pak tek Ali Xhemali Zhupa. Ai lindi në fshatin Salari. Jeta e bëri të përballej shumë shpejt me varfërinë pasi në atë periudhë vëndi ishte i zhytur në skamje dhe në mjerim të tejskajshëm. Ishte piku i urisë. Ftohtë! Këmbëzbathur i kaloi ato zeje stëralli për të ushqyer bagëtinë, por ende nuk i plotësonte nevojat për jetesë. Opingat me tela dhe zejet e stërrallit, sa herë ja kishin gjakosur këmbët. Por Aliu nuk jepej. Ai rendëte pas bagëtive për të siguauar ato pak të ardhura për mbijetesë. Kështu e kaloi rininë e tij duke punuar si hyzmeqar tek agai, por kurrë nuk e shoi dotë urinë! Ali Xhemali Zhupa e kishte mbushur shpirtin plotë urrejtje! Por një ditë do të lindëte dielli edhe për të. Me lindjen e frontit nacional – çlirimtar lindi edhe shpresa dhe optimizmi në dejet e Aliut, i cili e shikonte si të vetmen shpresë për çlirimin nga pushtuesit. Ai që në fillimet e vitit 1941 mori pjesë në operacionet legale dhe u përfshi në aksione kundër pushtuesve italianë. Pas shumë luftimeve atë e burgosën në burgun e Gjirokastrës. Mbi të ushtruan tortuara nga më monstruozet. Nëntë muaj me nofull të thyer. Me gjithë torturat Aliu nuk e zbërtheu gojën dhe prej tij nuk morën asnjë të dhënë për shokët dhe bazat e luftës. Mbas burgut e morën me forcë dhe e çuan larg, e çuan ushtar në Gjakovë. Ata donin të krijonin sherr, vëllavrasje me vëllezërit kosovarë. Por Aliu tha: – Më mirë qëlloj mbi veten, sesa mbi vëllezërit e një gjaku. Duke parë këtë situatë, ai së bashku me një grup shokësh u arratis nga ushtria dhe u kthye në fshatin e tij të lindjes. Aliun e brente ndërgjegja dhe nuk rrinte dot pa u aktivizuar me lëvizjen, ndaj ai menjëherë nisi nga aksionet. Njëherë për të penguar lëvizjen e artilerisë armike së bashku me grupin e shokëve të tij, prishi urën mbi përroin e Salarisë. Ndërsa në fshatin Dukaj duke rënë në përpjekje plumbi desh e ndau nga shoqëria. U plagos rëndë. U deshën plot 7 ditë e shtatë netë të kalonte nën agoni, deri sa dha shënja jete. Gjaku rridhte por zemra e tij ishte atje në betejë me shokët. Pasi e mori veten, ai s’mund të rrinte pa shokët. Ju deshën tre ditë rrugë, që ti arrinte ata në Mbrezhdan të Beratit. Ai ishte i kalitur dhe që në betejat e para tregoi trimëri. I veshur me një palë opinga të mbërthyera me tela, dhe një fanellë leshi, kaloi dimër e acar, por nuk u përkul kurrë nga vështirësitë. Me zemrën e tij të çeliktë do të kapërxente ç’do pengesë. Në Tiranë ai do të hidhet si fajkua mbi kazermat “Shkumbini” plot municion të armikut. Gjermanët e përshkallëzojnë sulmin e tyre duke u hedhur me forca të shumta dhe zjarr të dendur. Dikush i shkon pranë Aliut dhe e thërret. Por ai nuk do t’ja dijë. Ishte plagosur, por dora mbi këmbëzën e dyfekut nuk po i ndalonte së shtiri. Vëlla qënke plagosur. Po të rrjedh shumë gjak. Të paska marrë plumbi. Prit të ta mjekoj, prit ta lidh plagën. Një vajzë fillon t’ja lidhë plagën, por nuk arrin. Duart e saj u varën si të këputura. Një plumb e kishte goditur. Buzëqesh lehtë sikur ti kërkojë, ndjesë, që nuk ja lidhi dotë plagën. Malet gjëmojnë dhe grykat i përcjellën njera tjetrës jehonen e krismave. Plumbat vërshojnë rreth e rrotull. Aliu pyet? Motër, më thuaj si quhesh. Sose… Sose Musai më thonë! Jam nga Kallarati i Vlorës. Po buzëqesh. A nuk e sheh se plaga jote po rrjedh gjak! Jam e gëzuar që vdes, për vatanin. Njëmijë herë do ta jepja jetën për këtë vënd. Atdheu është i shenjtë, kauza jonë do të fitojë dhe vajza ra duke dhënë shpirt në krahët e tij. Plagët nuk e mposhtën trimin. Dridhu, s’ke ku shkon, o dushman! Soses do ti merret haku! Vërshonte bashkë me plumbat fjala e tij e rreptë. Mbi gjëmimet e betejës, dhe mbi krismat e pushkëve ballë për ballë me armikun. U ngrit në këmbë si rrufeja edhe pse një trup i shpuar nga plumbat, ashtu i mbuluar në gjak me zërin e tij që bënte thirrje. Para partizanë! Për një shqipëri të lirë. Zëri i tij buçiti duke lëshuar jehonën e tij deri aty në lartësinë e maleve të Kurveleshit. Liria është e jona. Aliu ra me fjalë në gojë! Ndërsa vepra e Aliut do të nderohet e lartësohet në panteonin e lavdisë, themelet e të cilës i vulosi me gjakun e tij !