E ftuar nga kryesia e OBVL për të marrë pjesë në veprimtyarisë festive me rastin e 79-vjetorit të çlirimit të Tiranës, Tefta Cami përcolli këtë mesazh gjatë drekës së shtruar për vetyarënët nga kryebashkiaku Veliaj.
“Si pasardhëse e katër brezave Dëshmorë të Atdheut, të vrarë në luftra si komandanta çetash kundër forcave osmanllije të Hajredin Pashës, kundër forcave pushtuese serbe-bullgare gjatë Luftës të Parë Botërore dhe kundër forcave pushtuese nazifashiste gjatë Luftës të Dytë
Botërore për mbrojtjen e trojeve shqiptare, si dhe pasardhëse e veteranëve të LANÇ, ju përshëndes të ngjithë të pranishmëve, drejtues e veteranë dhe pasardhës të veteranëve!
Festimi i Ditës së Çlirimit të Tiranës është një ngjarje e madhe historike, që u realizua me sukses nga forcat partizane kundër forcave pushtuese nazifashiste! Do të ishte mirë që, në këtë ditë të shënuar, të merrnin pjesë të rinjtë, që ta njohnin Luftën Antifashiste Naçional Çlirimtare si një nga epokat e lavdishme të popullit shqiptar, që ta duan mëmëdheun e të punojnë për begatimin e vendit dhe ta mbrojnë Shqipërinë nga çdo rrezik!
Ngjarjet në Banjsk të Mitrovicës në Kosovë të sulmit të forcave paramilitare të Republikës së Serbisë janëë një këmbanë alarmi për gjithë shqiptarët për rrezikun që mund të ndodhë.
T’i mbrojmë vlerat e kontributet e mëdha dhe gjakun e derdhur gjatë Luftës Nacional Çlirimtare! Të mbrojmë botimet e filmat dhe dokumentarët, si dhe simbolet e Luftës, që brezi i ri të njohë e të mbrojë këto vlera historike të lavdishme!
Besoj, se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë ta zbukurojë Tiranën me përmendore që nga mbretëresha Teuta e Ilirisë, me Donikën e Skënderbeut e me gjithë emblemat e shqiptarisë të të gjitha epokave si kryeqytet i gjithë shqiptarëve ( ideologun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashërin e kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Iliaz pash Dibra, Sami e Naim Frashëri, Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Asdrenit, Aleksandër Xhuvani, Parashqevi Qiriazi apo motrat Qirjazi, Gjergj Fishta, Lazgush Poradeci, Mitrush Kuteli, disa heronjë e personalitete të shquara të Kosovës e viseve të tjera shqiptare etj.,si Adem Demaçi e Arbër Xhaferri…).
Lavdi dëshmorëve e veteranëve të Tiranës! Lavdi dëshmorëve e heronjve të të gjitha luftrave të kombit shqiptar!”