Pulicistikë letrare

NJË LIBËR QË I JEP ZË TË MIRËS E TË DOBISHMES

Shkrimtari, gazetari dhe intelektuali i mirënjohur shqiptar, Halil Rama–Mjeshtër i Madh, pas një përvoje shumëvjeçare në fushën e lëvrimit të mendimit publicistik dhe letrar vjen me librin e ri “Të fitosh titullin Njeri”. Ky titull domethënës shënjon librin e njëzet e katërt në numër të autorit, i cili ka një kontribut të çmuar për njohjen e figurave dhe ngjarjeve kryesore të kulturës në dekadat e fundit.
Libri “Të fitosh titullin Njeri” ka si lajtmotiv kryesor nxjerrjen në pah të figurave dhe të veprave kryesore të bashkëkohësisë, të cilët ndikojnë në përndritjen e mendimit dhe të historisë së Shqipërisë e më gjerë. Autori u jep jehonën e merituar këtyre veprave, autorëve e ngjarjeve për t’i bërë të njohura për publikun e gjerë, por edhe për t’i gdhendur në përjetësi.

Halil Rama – TË FITOSH TITULLIN NJERI