Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ (OBVL), në bashkëpunim me bashkitë e Dibrës dhe Bulqizës, organizoi më 7 tetor 2023 sesionin shkencor me temë: “Çeta antifashiste dhe partizane e Gollobordës me komandant Ahmet Fetah Camin”.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, qindra pjesëmarrësit që kishin mbushur sallën e madhe të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ndoqën me vëmendje dhe interes të veçantë filmin dokumentar kushtuar Çetës partizane të Gollobordës dhe veprimtarisë atdhetare të dëshmorit Ahmet Fetah Cami – pjesemarres i dy Luftrave Boterore dhe komandant i kësaj çete, me skenar dhe regji të Tefta Camit – ish ministre e Arsimit dhe Kulturës.
Në këtë sesion shkencor të moderuar me kompetencë shkencore nga Prof.dr.Paskal Milo, u mbajtën katër kumtesat si vijon:
• Ahmet Cami-biografi e shkruar me gjak si pjesëmarrës i dy luftrave botërore – nga Halil Rama-Mjeshtër i Madh;
• Krijimi i Çetës Antifashiste të Gollobordës në janar të vitit 1940 dhe kthimi në Çetë partizane nga komandanti Ahmet Cami në maj të vitit 1943 – nga historiani, dr. Kadri Dauti;
• Dukuri luftarake për Çetën partizane të Gollobordës – nga Prof. asoc. dr. Bernard Zotaj’;
• 80-vjetori: Lufta për mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë në vitin 1943- nga Dr .Asllan Zemani.
• Lufta e çetave partizane të Batalionit të Dibrës dhe të Çetës partizane të Gollobordës për çlirimin e viseve shqiptare përtej kufirit dhe të qytetit të Dibrës së Madhe në vitet 1943-1944 kundër forcave pushtuese nazifashiste – Nga Prof.dr.Nebi Dervishi (publikuar në sesion, pa praninë e tij, për arsye familjare).

Kryesia e OBVL falenderon të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria e Kosova qe na nderuan me pranine e tyre.
Në emër të Kryesisë së SHAK “Labëria”, “Nderi i Kombit” Dega Tiranë, Kryetari Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI i dërgoj këtë përshëndetje Sesionit Shkencor me temë: me temë: “Çeta antifashiste dhe partizane e Gollobordës me komandant Ahmet Fetah Camin”:

Të nderuar organizatorë të ceremonisë së së shqiptarit të pamposhtur Ahmet Cami
Të nderuar familjarë, miq e të ftuar.
Ndehemi thellësisht të nderuar, t’ju drejtohemi këtij audience të përzgjedhur sot në këtë ditë përkujtmore të shqiptarit të pamposhtur, komandantit dhe luftëtarit, dëshmorit të lirisë, heroit të kombit Ahmet Cami dhe çetës partizane antifashiste të Gollobordës, që komandant Ahmeti Krijoi.
Është krenari mbarë labe, por dhe gjithë shqiptare kur nderohen bijtë e kombit shqiptar, që jetën e bënë fli për Atdheun. Është krenari kombëtare të kujtosh gjithashtu përvjetorin e krijimit të çetës partizane antifashiste të Gollobordës, që u shqua për trimëri, besë e nder për antifashizëm të flaktë dhe patriotizëm.
Është pjesë e rëndësishme e gjithë formacioneve antifashiste shqiptare, që rrugën e vet e mbuloi me lavdi duke nderuar dhe ngritur më lartë famën e nëntë maleve të Dibrës sonë.
Shqipëria është kaq e vogël se të tillë na dëshën pushtuesit, por mbijetesa e kombit tonë qëndron tek gjaku dhe sakrifica e mbi të gjithe tek e ardhmja që gargantuan bijtë e Dibrës dhe gjithë Shqipërisë në luftën e lavdishme të formacioneve nacionalclirimtare.
Prandaj për të nderuar dëshmorët dhe heronjtë të fshatit Viçisht, por dhe të krejt Qarkut të Dibrës, të familjeve me tradita atdhetare sikurse ishte komandanti dhe intelektuali i shquar Ahmet Fetah Cami, i cili tashmë ka hyrë në analet e historisë shqiptare si pjesëtar aktiv i dy luftërave botërore dhe veçanërisht si themelues dhe komandant i Çetës të Gollobordës, që u bë flamur lirie që në ditët e para të krijimit. Ahmet Cami priti me indinjatë pushtimin fashist Italian të 7 prillit prandaj që ditën e parë të pushtimit u fut në zyrë dhe përgatiti një deklaratë që lidhet me betimin përpara flamurit për ti shërbyer shtetit shqiptar dhe jo të huajve, prandaj dha dorëheqjen si oficer dhe ju përkushtua nderit, dhe besës shqiptare si një dibran i mençur.
Në janar 1940 organizon dhe ngre çetën atdhetare antifashiste të Gollobordës, ku si komandant zgjidhet Ahmet Cami e zv/komandant Ukë Dan Cami. Ai ishte ndër përfaqësusit më të zëshëm të 9 Maleve të Dibrës që kanë funksionuar edhe gjatë viteve të para të LANÇ-it deri në maj të vitit 1943, kur u asgjësuan si armiq disa nga krerët, që bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë. Tradita historike të Nëntë Maleve të Dibrës i dha zë dhe forcë gjithë Atdhetarisë për tu përleshur me fashizmin dhe për të triumfuar mbi të. Nderi i dibranit dhe gjithë shqiptarisë ishte lufta pa kompromis, luftë që Ahmet Cami dhe shokët e tij e justifikuan dhe derdhën gjak sikurse kishin derdhur edhe në luftrat e mëparshme. Prandaj dhe nderohen e respektohen në breza për tre breza dëshmorësh.
Nga formacioni i çetës u kalua në krijimin e batalionit partizan me 23 korrik 1943 në fshatin Gjoricë e Epërme dhe organizator ishte Ahmet Cami.
Ahmet Cami dha për Luftën Antifashiste, për lirinë e pavarësinë e Atdheut gjithçka kishte, shkriu të gjithë pasurinë e tij, duke dhënë dhe jetën. Akti i heroizmit të Ahmetit dhe të shokëve të tij, e frymëzuan çetën e Gollobordës, për ta vazhduar më me guxim e heroizëm luftën për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazistë. Lavdi në përjetësi dëshmorit Ahmet Cami dhe çetës heroike të Gollobordës! Lavdi dëshmorëve të Dibrës dhe gjithë Shqipërisë!

*Përshëndetje e Kryesisë së SHAK “Labëria”, “Nderi i Kombit” Dega Tiranë në kuadrin e aktivitetit për nder të luftëtarit dhe prijësit në dy luftra Ahmet Cami, patrioti i shquar e atdhetar i rrallë si dhe çetës partizane antifashiste të Gollobordës