Hapa konkretë për realizim me sukses të objektivave të parashikuara në planin afatshkurtër dhe afatmesëm

• Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA ndaj Shqipërisë. Sipas ministrit Peleshi, bashkëpunimi i shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është përkthyer në një kontribut të vyer në përpjekjet e vendit tonë për të qenë eksportues të sigurisë, jo vetëm në rajon, por si një partner i besueshëm i SHBA-ve dhe NATO

  • 4 tetor 1944 – U formua në Bicaj të Lumës Brigada e XXIV-të S. e UNÇlSH
  • 4 tetor 1937 – Ka rënë në Spanjë Heroi i Popullit Asim Vokshi, komandanti i batalionit të III i Brigadës Internacionaliste “Garibaldi”
  • 7 tetor 1942 – Ra heroikisht duke lufuar në rrethim me fashistët, komandanti i njësiteve guerile të Tiranës, Heroi i Popullit Vojo Kushi, bashkë me shokët e tij Xhorxhi Martini dhe Sadik Stavaleci, në shtëpinë e qytetares Ije Farka.
  • 9 tetor 1943 – U formua në Pezë Brigada e III-të S. e UNÇlSH
  • 10 tetor 1943 – U formua Batalioni i Pezës.
  • 10 tetor 1943 – U formua Batalioni “Antonio Gramshi” i përbërë prej 170 vullnetarësh proletarë italianë. Nga ky batalion ranë dëshmorë 15 partizanë, kurse 24 të tjerë u plagosën.
  • 10 tetor 1944 – U formua Divizioni i III-të S. i U.N.Çl.SH., i përbërë nga Brigada 12-të, 14-të dhe e 19-të S.
  • 11 tetor 1925 – Lindi në Tiranë Heroi i Popullit Myslim Keta.
  • 11 tetor 1944 – U çlirua qyteti i Sarandës prej Brigadës 12-të e 14-të S.
  • 13 tetor 1944 – Brigada III dhe V Sulmuese të U.N.Çl.SH. kaluan kuÞ rin për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit fashistë.
    15 tetor 1944 – U çlirua qyteti i Vlorës prej partizanëve të Brigadës 12-të Sumuese
  • 16 tetor 1944 – U formua në Lozhan të Korçës Brigada e IX-të Sulmuese e U.N.Çl.SH., prej batalioneve “Fuat Babani”, “Reshit Çollaku”, “Skënder Çaçi”, “Tomorri” dhe “Hakmarrja”.
  • 17 tetor 1944 – U çlirua qyteti i Kuçovës prej Brigadës VIII dhe XVI Sulmuese.
  • 18 tetor 1943 – U qëllua me top pallati ku ishte mbledhur Asambleja Kuislinge, që do të legalizonte pushtimin e ri të Shqipërisë nga nazistët gjermanë, e cila shënon edhe ditën e armës së Artilerisë së Ushtrisë Shqiptare.
  • 20 tetor 1942 – U formua çeta e Kolonjës.
  • 20 tetor 1944 – U bë mbledhja e II-të e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar
  • 24 tetor 1944 – U çlirua qyteti i Korçës.
  • 28 tetor 1940 – Italia fashiste sulmoi Greqinë.
  • 28 tetor 1941 – Demonstratë e madhe antifashite në Tiranë.

Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes zhvilluan në Tiranë, konsultimet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke hedhur kështu bazat e një bashkëpunimi intensiv afatmesëm dhe afatgjatë.
Në takimin mes dy delegacioneve u diskutua mbi situatën aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe u trajtuan me hollësi një sërë projektesh në fushën e modernizimit dhe logjistikës.
Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi konfirmoi gjatë fjalës së tij përkushtimin e vendit tonë në ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë. Ai garantoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë garant i vlerave demokratike dhe perëndimore, si parime bazë të diplomacisë së Tiranës.
Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA ndaj Shqipërisë. Sipas ministrit Peleshi, bashkëpunimi i shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është përkthyer në një kontribut të vyer në përpjekjet e vendit tonë për të qenë eksportues të sigurisë, jo vetëm në rajon, por si një partner i besueshëm i SHBA-ve dhe NATO.
Delegacioni amerikan kryesohej nga z. Spencer Boyer, zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO. Takimi u asistua nga ekspertë të fushës së të dy palëve. Delegacionet ranë dakord se integrimi në strukturat euroatlantike i të gjithë Ballkanit Perëndimor si dhe prezenca ndërkombëtare në rajon, konsiderohen të domosdoshme dhe faktor stabiliteti.
Ky takim zgjeroi linjat e bashkëpunimit me qëllim transformimin e kapaciteteve institucionale të sigurisë dhe ato ushtarake, duke mbështetur dhe zbatuar se bashku projekte konkrete si: mbështetja e FARSH për rritjen e kapaciteteve të Grup – Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, Mbrojtjen Kibernetike, Edukimin Profesional Ushtarak, Trajnimin dhe Ushtrimet dhe Modernizimin e Forcave Ajrore.
Në përfundim kryetarët e delegacioneve nënshkruan dokumentin bazë, në të cilin përshkruhen hapat konkretë për realizim me sukses të objektivave të parashikuara në planin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shtetet e Bashkuara u angazhuan të ofrojnë një mbështetje edhe më të gjerë për përmirësimin e kapaciteteve në përballje me sfidat reale për Forca të Armatosura sa më efikase, në përmbushje të misionit dhe detyrave të tyre.
Zhvillimi i bisedimeve të këtij formati përkon me 30 – vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë kuadër për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.