Nga Neki Çako

Dëshmori Cane Shaqo Bega
Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj që të valiviten rrugëve e shesheve tona të lirisë. Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E atij populli që synon ta fitojë lirinë shekuj me radhë dhe që kërkon, e din ta ndërtojë lirinë. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit. Ata jetuan për ne. I kemi në krye gjithkund e gjithherë. Me një diell në gji, me një rreze në ballë. Lundrojnë mbi detin e gjakut të flijuar për liri. Në paqe e në luftë, në fushë e në mal. Ata janë atje, këtu…! Një varr, një gurë, një lapidar, një përmendore. Lapidarë të lirisë ishin vetë ata, që u bënë flakadanë të përjetësuar. Diell me rreze të lira, me dritë pranëlirie. Liria bashkohet me Atdheun. Gëzim e hare në çdo anë. Dritësim diellor, rrezegjak!
Dëshmorët janë vetë krenaria jonë kombëtare! Ata janë këtu bashkë me ne. Ata janë vetë liria jonë!
E’h sa e gjatë na duket rruga për të ardhur tek ju! Le të ndalemi pak tek akti sublim i dëshmorit Cane Bega. Rruga nga Nivica në drejtim të Luadhit e pastaj në atë rrëpirë, shteg të ngushtë dhishë, drejtë pyllit, në ato bokërima stërralli, për në zarrel drejtë fshatit Vërmik. Ecim gjunjë këputur deri tek shtëpia e Rakip Bletës aty, ku ju dha ndihma e parë dëshmorit Cane Bega. Ndërhyrja ishte e menjëhershëme por, që fatkeqësisht nuk mundi të mbi jetonte. Prita në pabesi, të ha! A’h plumb i pa besë! Edhe pse plumbi i parë kapi në zemerek të pisqollës që mbante Canja me vete, dhe për momentin ja devijoi drejtimin, dhe mundi ta shpojë vetëm në ijë, ai me shkathtësinë e tij mundi ta nxjerë atë nga kllëfi, por pa mundur të shtjerë pasi një plunmb i dytë e kishte mbërthyer në nofull për ta rrëzuar atë lis në tokë, se ju e dini që lisi nuk këputet me një të rënë. Misioni ishte i madh Vlore-Gjirokastër. Letra duhej çuar!.Nuk di ç’farë u bë me letrën por ajo su gjënd kurrë! Canja e kishte dhënë fjalën, o e dorzoj në destinacion o jap jetën! Fatkeqësisht mbriti atë që nuk dëshironte! Grupi I ballistëve kur e pa të shtrirë në tokë u thye drejt Ramicës, aty do të binin në përpjekje me çetat e Hysni Kapos ku dhe do të gjenin fundin e tyre. Kuja do të përhapej shpejt. Gjëma ishte e madhe. Populli do ta përcillte në ligjërime.
Në Bletaj përmbi Vërmik/Cane Bega ra në pritë! Cane Shaqo Bega lindi në Nivicë të Kurveleshit në një familje të thjeshtë u rrit me edukatë dhe frymë patriotike. Të parët e tij, baba Shaqo dhe gjyshi i tij Alem Bega kishin marrë pjesë me armë në dorë në luftimet kundër pushtuesve osmanllinj në vitet 1880 – 1908. Gjithashtu në vitin 1912 në shpalljen e panvarsisë deri në vitet 1914 kundër çetave andarte, voroepirote. Pak vite të klasave fillore i kreu në vëndlindje në Nivicë. Ishin një familje e madhe dhe varfëria kishte pllakosur kudo, ndaj u detyrua të punonte aty në fshat për të siguruar bukën e gojës. Rropatej duke punuar ato pak toka dhe tu shërbente bagëtive si të vetmet burime ushqimi. Në vitin 1935 do të kryente shërbimin e detyruar ushtarak dhe këtë për një periudhe kohore prej dy vjetësh. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak ai do të punonte në Tiranë në ndërmarjen e ndërtimit së bashku me disa bashkëffshatarë të tij Niviciotë. Pushtimi më, 7 prill 1939 nga okupatorët fashistë italianë, Canen do ta gjente në Tiranë. Në keto ditë të rënda të pushtimit, Cania bashkë me dy shokët e tij bashkëfshatarë, Xhule Memishahu dhe Bejo Bresho mundën të siguronin nga një armë dhe u rreshtuan të gatshëm, për të luftuar kundër forcave fashiste italiane. Armët nuk ishin në gjëndje pune, ishin të sabotuara, të ndodhur në këto rrethana ata krah forcave për çlirim, mundën sëish tja rrembenin armët armikut! Në këto ditë brënda në Tiranë u perfshi aktivisht kundër agresionit fashist i cili tashmë kishte pushtuar vëndin tonë. Të dëshpëruar dhe të hidhëruar jashtë mase, që të tre u kthyen drejt vëndlindjes së tyre në Nivicë. Te mbushur me urrejtje ata u trgonin bashkëmoshatarëve të tyre se duhet të bashkoheshin në luftë për çlirim! Të siguronin armë dhe të bashkoheshin për një qëllim, çlirimin e vëndit nga okupatori dhe zgjedha e shtypjes. Gjëndja e rëndë e luftës, përfshiu edhe fshatin Nivicë të Kurveleshit. Në vitet 1940-1941 do të shtrihej fronti i luftës Italo – Greke. Duke parë rrethanat e luftës Cania që nga viti 1942 shtëpinë e tij e ktheu në një bazë e strehë të sigurtë për lëvizjen e luftës nacional – çlirimtare nga ku shihej edhe mundësia për fitoren e lirisë. Në muajt e parë të vitit 1942 njësitë
dhe çetat e para partizane gjetën strehë dhe bazë të sigurtë në shtëpinë e Cane Bega, ku nuk ngeli pa u perfshirë as vëllai i tij Hysniu familja si dhe cdo familje tjetër Niviciote e më gjerë. Hysniu ishte një luftëtar i zoti dhe drejtus operacional, ishte i shkolluar. Ai ishte komisar kompanie në brigadën e gjashtë sulmuse. Cania nga ana e tij siguronte armatime veshmbathje dhe ushqime të cilat mblidheshin në bazë, në shtëpinë e tij dhe pastaj shpërndaheshin në njësitet partizane në teritor, në zonën e parë operative Vlorë- Tepelenë- Gjirokastër. Në gusht të vitit 1943 ishte rreshtuar partizan në çetën e “Avni Rustemit.” Mori pjesë në luftimet e Libohovës si edhe në rrethimin e Grehotit ku ndodheshin forcat italiane në shtator te vitit 1943. Mbas kapitullimit të italisë fashiste duke qënë se ishte vetë i dytë vëlla në luftë në batalionin “Asim Zeneli”, Cania kërkon leje për tu kthyer pranë familjes për ti ardhur sadopak në ndihmë, pasi gjëndja ekonomioke ishte tepër e vështirë. Pas disa kohë qëndrimi në fshat, ai merr një detyrë të rëndësishme në rolin e korjerit dhe dërgohet në Vlorë. Ai shoqërohej edhe nga Aqif Kapo Bega. Misioni ishte Vlorë – Gjirokastër . Para ngarkimit të misionit, Cania do të angazhohej edhe në luftën e Drashovicës ku edhe ketu aftësitë e tij ishin për tu vlerësuar. Rruga ishte e gjatë dhe plot të papritura. Duhej vigjilencë. Cania kurrë nuk e kishte menduar se aty do t’i ndodhte edhe tragjedia e jetës së tij. Një plumb i pa besë ja ndërpreu ëndërrat në tetorin e vitit 1943. Shtëpia e tij ngeli bazë e rëndësishme e luftës, në Nivicë të Kurveleshit, Tepelenë. Cane Shaqo Bega me vendim nr. 74 dt. 1 gusht 1985 është shpallur dëshmor i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, një vendim i merituar, por i vonuar nga pengesa të stisura e dashakeqe. Për këtë aktivitet, trimëri e besnikëri ndaj luftës e atdheut është dekoruar me urdhëra dhe medalje të Presidiumit të Kuvëndit Popullor. Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe, që vdekjes i jep kuptim, përjetësisë rrënjë! I përjetshëm kujtimi dhe vepra juaj Cane Shaqo Bega!