Rruga e lavdishme e Brigadave të 20-të, 22-të dhe 23 Sulmuese

Shtatëdhjetëenëntë vjet më parë, më 9 shtator të viti 1944 në fshatin malor Protopapë të Korçës u formua Brigada XX Sulmuese Partizane. Në përbërjen e kësaj njësie u rreshtuan djem e vajza partizane të ardhur nga radhët e brigadave: “Tomorri”, “Hakmarrje”, “Fuat Babani”, “Reshit Çollaku” dhe “Çermenika”. Në ditën e inaugurimit kjo njësi numëronte rreth 700 luftëtarë, mandej arriti deri 1500 që zunë llogoret e luftës. Ndërmjet tyre rreth 90 vajza me aktivitet lufte në terren, në greva e demonstrata, prej tyre mjaft gjimnaziste nga Korça.
Komandanti i kësaj brigade ishte caktuar Riza Kodheli. Një atdhetar që pati drejtuar dy çeta e dy batalione partizane, së fundi vinte nga batalioni Tomorri. Komisari i kësaj njësie u caktua Misto Treska, atdhetar e militant, pjesëmarrës në demonstrata në Korçë dhe drejtues njësie partizane. Pas largimit të tij në detyra me rëndësi, u ngarkua me këtë detyrë Llambi Premti, ish-kuadër e komisar batalioni, me aftësi e trimëri në luftë. zv/komandant e zv/komisar të brigadës, përkatësisht u emëruan shokët: Isuf Keçi e Nuri Resnja edhe këta kishin drejtuar njësi partizane. Në drejtimin e batalioneve u caktuan kuadro drejtues të ardhur nga njësite të tjera: Komandantë u emëruan: Teki Luarasi, Ferit Sinica, Skëndër Backa e Loni Dimoshi, ndërsa në detyrën e komisarit u ngarkuan: Shuaip Panariti, Hasan Selenica, Mitat Poleska e Foni Thano. Zotësi e trimëri treguan dhe në luftime me forcat gjermane që u ndesh Brigada XX S.
Brigadës së XX iu caktua fronti i luftimeve: rruga automobilistike Korçë-Pogradec-Librazhd. Terren i gjerë e i vështirë, me lugina, kthesa e përrenj të thyer, disi terren i njohur nga forcat tona.
Më datat 15-16 shtator në rrugën Canganj- Zëmblak – Bilisht, forcat partizane me breshëri armësh, ndaluan në vend forcat gjermane dhe i detyruan te ndryshonin drejtimin; Zvezde- Manastir. Goditja e dytë u bë tek ura e Maliqit, në afërsi të Korçës, e cila u hodh në erë. Okupatori u bllokua filluan përleshjet me armë, forcat tona detyruan armikun te kthehet mbrapsht, ndoqën rrugën e të parëve. Goditja e tretë u bë në afërsi të kthesave në Çërravë edhe këtu luftimet u bënë të ashpra dhe me humbje. Gjermanët morën rrugën Podgorie -Manastir. Këto luftime e detyruan armikun të gjeje rrugëdalje, nuk guxuan të ndjekin më këtë rrugë.
Nga data 20 Tetor 1944, në kthesat e Qafë Thanës mbërriti nga Struga një autokolonë e gjatë. Llogaret nga ku ishin vendosur partizanët i pritën me zjarr e breshëri armësh nga nuk e prisnin. Armiku u çorodit dhe pësoi dëme të menjëhershme. Një pjesë e tyre duke marrë parasysh edhe dëmet mundi të çajë e kalojë, pjesa tjetër u kthye mbrapsht për në Strugë. Pas disa ditësh të përforcuar me artileri, tanke e mjete apo edhe forca njerëzore u ndesh lufta nga të dy krahët dhe për 7-8 orë luftë pa pushim. Katastrofë e vërtetë. Armiku u bllokua, la mbi 300 të vrarë e shumë të plagosur. Mjetet e tyre vetëm të iknin e të shpëtonin, kalonin mbi kufomat e të vrarëve të tyre. Në këtë përpjekje edhe forcat tona patën më se 25 të vrarë e mjaft të plagosur. Këtu u vra dhe Heroina e Popullit Qibra Sokoli.
Më 9 nëntor në Xhyrë-Qukës te Ura e Bushtricës, mbeturinat e fundit të armikut u gjendën para zjarrit të dendur e të papritur. Forcat e Brigadës XX në pozicionet e tyre luftuan trimërisht duke i shkaktuar më se 100 të vrarë e të plagosur armikut. Edhe nga forcat tona pati dëme, sidomos të plagosur.
Më 10 nëntor Brigada XX S realizoi detyrën që i ishte ngarkuar. Me fitoren e korrur pati marrë urdhër për të qenë në gatishmëri në ndihmë të luftimeve që zhvilloheshin në Tiranë. Ajo mori pjesë në festën e Çlirimit të Librazhdit dhe festën e Çlirimit të Elbasanit.

Brigada e 22-të Sulmuese dhe luftimet nga Peza në Vishegrad

Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSh, me 18 Shtator 1944, në Pezën heroike të komandantit legjendar Myslim Peza, u krijua Brigada 22 Sulmuese partizane e ushtrisë shqiptare. Aty te sheshi i gjelbëruar para shtëpisë së komandantit të Çetës së parë antifashiste në Shqipëri e Europë, Babë Myslimi, ishin të rreshtuar në formacion të rregullt, të ndarë në batalione e kompani, 1127 partizanë. Në këtë ceremoni morën pjesë komandanti trim Myslim Peza, përfaqësuesja e Komitetit Qendror të PK Naxhije Duma, përfaqësuesi i ShP të UNÇSh, Kristo Themelko, i cili edhe përshëndeti me këtë rast. Për drejtimin e Brigadës 22 Sulmuese, u caktuan: Komandant i Brigadës, komunisti Sali Verdha. Zëvendëskomandant i Brigadës Shaban Rexha. Komisar i Brigadës, komunisti Tonin Jakova. Zëvendëskomandant i Brigadës, Sadik Bocaj. Komandant i batalionit të parë, Muharrem Kokomani (i cili pas disa ditësh caktohet komandant i Brigadës 23 Sulmuese partizane). Komisar i batalionit të parë komunisti Shim Kolli. Komandant i batalionit të dytë, Sotir Spiro. Komisar i batalionit të dytë, Xhevdet Petrela. Komandant i batalionit të tretë, Ymer Hoxha. Komisar i batalionit të tretë, komunisti Hysen Ballhysa. Komandant i batalionit të katërt u caktua komunisti Nimet Ymeri, i cili në nëntor 1944 caktohet komisar i brigadës 22 Sulmuese, deri në 15 dhjetor 1945. Sadik Bocaj u caktua drejtues i organizatës së partisë të Brigadës 22 S, e cila kishte 75 anëtarë të PK. Iliaz Reka u caktua drejtues i Rinisë të Brigadës 22 Sulmuese. Për rreth 20 ditë Brigada e 22 Sulmuese zhvilloi luftime në zonën e Tiranës, Kavajës, Peqinit, Durrësit, Shijakut për eleminimin e elementëve kriminalë të Ballit Kombëtar, për forcimin e pushtetit të ri të këshillave nacional-Çlirimtare dhe dorëzimin e pushtetit, komandave të vendit. Me datën 6 e 7 tetor 1944, Brigada e 22 Sulmuese ishte pozicionuar në fshatin Gropje të Tiranës nga ku mori urdhërin luftarak për marshim për në veri të Shqipërisë, duke kaluar në zonën e malësisë së Krujës, me luftime të ashpra çliron Shpalin, kryeqendrën e bajraktarëve të Mirditës, shpartalloi forcat e reaksionit të Gjon Markagjonit, dhe të Kol Bibë Mirakës. Luftime të ashpra u zhvilluan në Fan, Gëziq, Gjegjan, Kryezi, ku ra heroikisht pionieri 14 vjeçar Met Hasa, partizani Rexhep Kodra (Fortuzi), si dhe u plagosën partizanët Fatime Pullazi, Sherbet Karuli, Shkurt Pajona, Etem Kalaja, Zydi Mustafa, Haxhi Grori, Asllan Istrefi, Stavri Goreja. Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë muajit nëntor 1944, në zonën e Mirditës e të Pukës, dhe më 21 nëntor Puka çlirohet. Pas kësaj, Brigada e 22 S, niset drejt Shkodrës, ku ishin përqëndruar edhe brigadat e 6-të dhe e 7-të. Me luftime të ashpra në datat 26-27-28 nëntor dhe në mëngjezin e datës 29 Nëntor 1944 Shkodra dhe e gjithë Shqipëria ishte e çliruar plotësisht nga pushtuesi nazistë gjermanë. Në orën 10.00 paraditen e 29 Nëntorit në Shkodrën e çliruar ngrihet flamuri i lirisë, ku zëvendëskomisari i batalionit Irfan Çelkupa mban një fjalim emocionues para popullit shkodran e partizanëve. Pas 3-4 ditësh pushimi në Shkodër, Brigada e 22 Sulmuese, niset me urdhër të komandës e ShP, për të kaluar kufijtë shtetërorë në ndihmë të popujve të Malit të Zi dhe Bosnjes. Me luftime të ashpra forcat partizane kalojnë kufirin shtetëror, dhe në Deçiq bien heroikisht partizanët trima dëshmorë të atdheut Xhemal Zanaliu, Demir Milaqi, Rahman Myrta, mitralieri trim Qazim Alimehmeti, dhe më 6 dhjetor 1944 u çlirua qyteti i Tuzit. Në këto luftime ranë në fushën e betejës shumë partizanë dhe gjermanët pësuan humbje të rënda. Pas çlirimit të Podgoricës brigada e 22 S, niset për luftime drejt Bosnjes jugore në mes të një dimri të egër, me dëborë, dhe acar. Nga 31 dhjetori ’44 deri më 5 janar 1945 arrijnë në afërsi të Suhagorës; çlirojnë Goleshin dhe Plavien, dhe pas pak ditësh çlirojnë Vishegradin. Ranë heroikisht 12 partizanë, Zyber Jancari, Naum Shamia, Ramazan Ismil Gjuzi, Ramazan Dervish Habili, Thoma Koli Filipi, Haxhi Selim Maloku, Ibrahim Myrteza Brahja, Ferhat Haxhi Berberi, Riza Pëllumb Leshteni, Sulejman Rexhep Rexha, Nebi Ramazan Hoxha, Rustem Ibrahim Dervishi. Me çlirimin e Vishegradit, Brigada e 22 S, kthehet për në Kosovë dhe më 12 mars ’45 arrijnë në Mitrovicë. Me 3 mars përqëndrohet në qytetin e Vuçiternit. Më 4 prill ’45 bëhet ceremonia e varrimit e Rexhep Zunës, komandant i brigadës 22 S, i cili vdiq në spitalin e Mitrovicës dhe Neshat Hysi caktohet komandant i brigadës. Për aq sa ishte në Kosovë brigada ndihmoi në stabilizimin e situatës atje. Në ditët e para të qershorit 1945 brigada kaloi në tokat shqiptare të Maqedonisë në ndihmë të këtyre krahinave dhe për pastrimin e bandave kriminale të Adem Ali Basharit, Gjon Markagjonit e Pashuk Bibës. Më 7 dhjetor ’45 mbërrin në Elbasan e përqëndrohet në kazermat e Krastës. Këtu përfundoi misioni i saj heroik. Nga efektivi prej 1400 partizanësh, dhanë jetën 107 partizanë. Brigada përshkroi një rrugë prej 3500 kilometrash. Kujtojmë mes të tjerash në këtë rast ish komisarin e saj të paharruarin Nimet Ymeri, i cili na ka lënë pas, si një testament të vyer librin e tij “Nga Peza në Vishegrad”.

Lavdi 21 dëshmorëve të Brigada XXIII Sulmuese

79 vjet më parë, më 21 shtator 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshem të UNÇSH, në Zall-Mener, u krijua Brigada e 23 Sulmuese Partizane. Kjo brigadë u formua nga batalionet partizane “Dajtit”, “Krujë -Ishëm “ dhe “Mat” te cilët kishin në efektiv të tyre partizanë me pervojë, të kalitur në aksione luftarake kundra nazifashizmit italo – gjerman si dhe tradhtareve te vendit, qe kishin kaluar prova të renda, sakrificash ne lufte, sidomos gjate Operacionit të Dimrit 1943 dhe të Qershorit 1944. Drejtuesit e Shtabit të Brigades ishin: Komandante- Hamit Keçi, Haxhi Seseri, Muharrem Kokomani; Komisarë politikë- Xhavit Qesja, Mërkur Çela; zv/komandant Haki Fejzo, zv/komisar Sejdin Avdia.
Sapo u formua brigada me drejtuesit e saj, u ngarkua me detyren luftarake qe te merrnin pjese ne lufte per Çlirimin e Tiranës, Krujës, Vorës, Fushë- Krujës, Prezes, Milotit, Pukës, Mirditës, Matit, Lezhës e deri ne Shkodër. Ngarkoheshin të goditnin përqëndrimet armike te vendosura ne ato zona dhe do te shkaterronte forcat merceneare, si ato zogisto – balliste, te cilet ishin pro e bashkëpunonin me pushtuesit nazifashistë te perqendruara ne kalatë e Krujes, Prezes e Ishmit.
Luftrat e Brigadës së 23-te sulmuese ishin shumë të suksesshme mbasi pati mbeshtetjen e fortë nga këshillat ANÇ, familjet që i kishin kthyer shtepite baze lufte dhe mbare populli i ketyre zonave. Luftrat u bene nga nje zone ne tjetren dhe arriten deri ne Shkoder.
Në mëngjesin e 29 nentorit 1944 forcat e kesaj brigade pas një lufte të ashpër per clirimin e Shkodres, duke iu bashkuar forcave të brigadav 6-te , 7, 22 dhe 24-t dhe grupeve partizane të atij qyteti – te gjithe bashkë, pasi shporrën pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre nga Shodra, u grumbullun perpara Prefektures ku u mbajt ceremonia festive dhe u dha lajmi qe Shkodra u clirua. Clirimi i Shkodres shenonte edhe clirimin e gjithe Shqiperise nga pushtuesit nazifashiste. Kjo qe nje ngjarje me rendesi te madhe historike dhe u perhap ne te gjithe vendin.
Në Krujë, te kthesa e rrugës qe shkon per ne Qafshtame, per te perjetesuar formimin e Brigades 23 S , luftën e saj heroike kundër armiqe si dhe dëshmorët e saj, eshte ngritur lapidari ku jane skalitur emrat e të gjithë dëshmoreve të saj si me poshtë:

  1. Abaz Veseli
    2.Adem Gjeli
    3.Ali Metra
    4.Avdi Kazani
  2. Riza Beka
  3. Bakushe Visha
  4. Besim Beja
  5. Gani Guxhiqi
    9.Islam Shehi
  6. Luigj Kurti
  7. Njazi Meka
  8. Llesh Spaçi
    13.Mustafa Dervishi
    14.Mustafa Mezini
  9. Ibrahim Liçi
    16.Ramazan Zambaku
    17.Rexhep Shira
  10. Shaban Lika
  11. Turabi Dura
    20.Vath Bushi
    21.Vesel Brama

Në këtë 79 vjetor, duke perkujtuar rrugën e lavdishme luftarake te Brigades 23-te Sulmuese, u shprehim mirenjohje të gjithe atyre partizanëve që bënin pjesë në këtë brigadë dhe të gjithë familjeve të tyre dhe shtëpive baze te LANC, si dhe Keshillave Antifashiste. Perkulemi me respekt të thellë përpara 21 dëshmorëve të kësaj brigade dhe familjeve të tyre.