PARASHENJAT E KTHESAVE NË KOMPLEKSIN E NYJES POLITIKE

  • Demostratat e vitit 1968 ishin historike sepse prekën thelbin e jetës politike, ekonomike dhe kulturore të të gjithë kombit shqipar të cilët këtkonin më shumë liri dhe barazi.

-Vitet 1966-1968 paralajmruan ndryshime në legjitimitetin e aspiratave të shqiptarëve në Kosovë fal udhëheqësëve kosovar mbi të gjitha Fadil Hoxha, Xhavid Nimani, Veli Deva theksonin se shkaqet kryesore të dallimeve drastike në raportet e serbëve me shqiptarët ishin marrëdhëniet e këqija shoqërore, shhkeljet e drejtave dhe lirive të shqiptarëve dhe stagnimi ekonomik e Kosovës.

  • J. Broz Tito :“Shqiptarët pa dyshim janë grupi më i madhë etnik, por kjo nuk mund të garantojë të drejtën e tyre kushtetuese për shkëputje”.
    -Fadil Hoxha: “Vetëm udhëheqësia e Prishtinës mund t’i arrijë qëllimet kombëtare të shqiptare.në Kosovë”

-Pas Luftës së Dytën Botërore shqiptarët e Kosovës nuk gëzonin të drejtat e tyre si komb.
-Rezuluta e Konferencës së Bujanit në të cilën u shpreh e drejta e shqiptarëve për vetëvendosje dhe për bashkim me Shqipërinë, u pengua dhe u zhvelërsua nga jugosllavët.
-Me largimin e Aleksandar Rankoviqit nga postet më të larta shtetërore të Jugosllavisë në vitin 1966, dhuna brutale u ndërpre. Ndikimi i kuadrove të dala nga LANÇ u ndje fuqishëm dhe filloi një fazë e re e zhvillimit dhe ndërtimit të Kosovës.

Nga Bashkim Hisari

Në përfundim të Luftës së Dytë Botëore, shqiptarët e Kosovës që u përfshinë në kuadër të Federatës Jugosllave nuk i gëzonin të drejtat e tyre si komb më vete dhe nuk u bënë pjesë e barabartë me popujt e tjerë. Kjo, megjithëse para 80 viteve, në Bujan, u organizua një Konferencë e gjerë e Frontit antifashist të Kosovës, që afirmonte të drejtën për vetëvendosje dhe dëshirën e kahershme e të vazhdueshme të popullit shqiptar për t’u bashkuar me Shqipërinë. Rezoluta që u miratua nga Konferenca e Bujanit, fatkeqësisht u rrëzua në mënyrë jolegjitime nga një konferencë tjetër, e mbajtur në Prizren pas luftës. Megjithatë, fryma e vetëvendosjes nuk u shua, ajo vazhdoi në lëvizjet kombëtare ilegale e legale, në demonstratat e vitit 1968, 1981 dhe në luftën çlirimtare të UÇK-së.

Vitet 1966-1968 ishin shumë të bujshme dhe paralajmëronin këthesë për ndryshime në legjitimitetin e aspiratave të shqiptarëve në Kosovë. Pas Plenumit në Brioni më 1 korrik 1966, ideologu i Serbisë së Madhe Aleksandar Rankoviq që njihej për brutalitetin e pa parë ndaj shqiptarëve, u shkarkua nga postet udhëheqëse në Federatën Jugosllave. Gjërat filluan të ndryshojnë në të mirë të shqiptarëve. Kudo në Kosovë vlonte aktiviteti që të objektivizohen deformimet e Shërbimit Sekret Jugosllav. Aktivitetetet ishin zgjeruar edhe në nivel të kërkesës së popullit që Kosova të lidhet drejtpërdrejt me Federatën dhe të avancohet në Republikë.
Në këtë periudhë u shënua 90 vjetori i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, 60 vjetori i Kongresit të Manastirit, 500 vjetori i vdekjës së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Pas konsultës gjuhësore të Prishtinës u hoq dorë nga gegnishtja, u përvetësua shqipja dhe drejtshkrimi i njësuar letrar. Nëpër shkolla u shtua numri i kuadrit shqiptar, u punësuan më shumë se 3.500 mësuaes të kvalifikuar. Përveç Prishtinës e Prizrenit edhe qyetiti i Gjakovës u bë me shkollë të Lartë Pedagogjike. U themelua Enti i Historisë si institucion shkencor dhe profesional me Seksionin e Lëvizjes Punëtore, të LNÇ-së dhe të Ndërtimit Socialist.Për herë të parë filloi emitimi i programi televiziv në gjuhën shqipe. Gazeta “Rilindja” dhe revistat “Jeta e Re”, “Zëri i Rinisë” si dhe programet e Radio Prishtinës i kushtonin rëndësi të veçantë temave ku flitej për çështjet aktuale shoqëroro-politike, ekonomike, historike, arsimore e kulturore të shqiptarëve. U lejua të përdoret flamuri kombëtar me të cilin afro 55 mijë partizanët shqiptar luftuan kundër fashizmit. U hapën objekte të reje, rrugë, u ndërtuan disa uzina dhe fabrika, filloi një fazë e re e zhvillimit dhe ndërtimit të Kosovës.
Në kohën kur shqiptarët e Kosovës kishin ngecje në çdo lëmi dhe kur tensionet për shkak të deformimeve të UDB-së kishin arrit shkallën më të lartë, në pranver të vitit 1966 udhëheqësia e Kosovës kërkonte takim me Titon për të. diskutuar për çështjet kyçe të zhvillimit të Kosovës, Pas disa tentimeve të pasukseshmemë, më 15 qershorj 1966 kërkesën e përsëritën edhe me një shkresë drejtuar Titos përmes sekretarit të tij Bogdan Crnobrnja Nëntë ditë pas kësaj shkrese udhëheqësit e Kosovës, shqiptar dhe serbë, pas më shumë se një dekadë pritjeje, Titoja ata i pranoi në rezidencën e tij verore në Brioni më 24 qershor 1966, në kohën kur ai po përgatitej fshehurazi për të larguar A. Rankoviqin. Nga ky takim nuk u ruajt asnjë regjistrim audio ose stenografi. Arsyeja e mundshme mund të jetë shpërndarja e informacionit për metodën dramatike të përgjimeve të organizuar nga A. Rankoviq. Mirëpo, në opinion dihet se pas këtij takimi u hodhën hapat e parë që më vonë u shoqëruan me ndryshime të dukshme në marrëdhëniet shoqëroro politike në Kosovë.
Në mbledhjen e KQ të LKJ-së, më 16 qershor 1966, Tito për herë të parë kritikoi A. Rankoviçin. Në atë mbledhje Xhavid Nimani dhe Veli Deva ishin zyrtarët e parë shqiptarë nga Kosova që u njoftuan lidhur me përgatitjet për largimin e A. Rankoviqit. Një ditë më vonë, në mbledhjen e Komitetit ekzekutiv të KQ ku morrën pjesë edhe Xhavid Nimani dhe Veli Deva, u kërkua që përgjegjësia për deformimet e UDB-s mos të adresohet vetëm udhëheqësisë lokale të policisë sekrete. Në dokumente arhivore të disponueshme shihet se me emocione janë theksuar raste të shumta të diskriminimit ndaj shqiptarëve të Kosovës nga ana e Shërbimit Shtetror jugosllav. Në gjysmën e parë të korrikut 1966, udhëheqësit kosovar me këmbëngulje kërkonin eliminimin e ndikimit të shërbimit sekret në vendimmarrjen politike, dhe zbatimin e ndryshimeve me çdo kusht. Kjo u shpreh veçanërisht në mbledhjen e sekretariatit të LK të Kosovës, ku ishin prezent edhe udhëheqësit më të lartë të atëhershëm në LK të Serbisë. Në atë mbledhje u kërkua që të plotësohej faktikisht autonomia e vendosur e Kosovës, si dhe të zgjerohej formalisht. U dëgjuan edhe zëra për rishikimin e procesit të Prizrenit (gjykimi në Prizren kundër nëntë personave të dyshuar për spiunazh dhe veprimtari armiqësore, i ndodhur në vitin 1956). Me këtë rast në strukturat më të lartë partiake u shpreh edhe mendimi se ky proces ishte një parapërgatitje për ndjekje penale ndaj Fadil Hoxhës she Xhavid Nimanit dhe largimin e tyre nga jeta politike. Sekretariati i KK i LK të Kosovës me këtë rast konfirmoi shkarkimin e Miça Mishkoviqit dhe emërimin e Xhevdet Hamzës në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ndërsa Mehmet Shoshi u emërua shef i Shërbimit Sekret . Konkluzionet e Plenumit të Brionit filluan t’i reflektohen pozitivisht në Kosovë Për këto ndryshme të rëndësishmeshoqëroro politike e ekonomike ndikim thelbësor kishin kuadrot të dala nga LANÇ dhe intelektualët që gëzonin mbështjen e shumicës së popullsisë në Kosovë si Fadil Hoxha, Xhavid Nimani, Veli Deva, Ymer Pula, Kolë Shiroka, Ilijaz Kurteshi, Ramadan Vraniqi, Rezak Shala dhe politikanët shqiptar të brezit të ri si Mahmut Bakalli, Fehmi Agani, Gazmend Zajmi etj. Ata ishin personalitete që mbanin peshën kryesore në jetën shoqërore politike në
Megjithëate, shqiptarët vazhdonin të ishin prapë më të diskriminuarit në Jugosllavi. Kjo bëri që një grup studentësh dhe intelektualësh, të organizojnë demonstrata gjithëpopullore me të cilat kërkonin më shumë liri, barazi, të drejta nacionale.
Demonstratat e para që sollën një frymë u mbajtë më 6 tetor 1968 në Prizren, për të vazhduar në tetor, nëntor e dhjetor në qytete tjera të Kosovës, madje edhe në vise tjera të ish Jugosllavisë ku jetonin shqiptarët. Ndaj demonstruesve, policia jugosllave u soll shumë keq, me vrazhdësi e dhunë duke vendosur tanket para institucioneve kryesore.
Nëse vështrojmë dokumentacionin arkivor të disponueshëm për qëndrimet e udhëheqësve shqiptar të Kosovës të asaj kohe, vështirë mund të vërejmë dallime në pikëpamjet e tyre për çështjen kombëtare dhe për kërkesat e demostruesëve shqiptar.
Më 30 nëntor 1968, në mbledhjen e parë të udhëheqësis kosovare pas demonstratave për situatën e krijuar në Kosovë, diskutimi u zhvillua në mënyrë sipërfaqësor. Nuk pati debat që lidhet me temën. Më vonë, në diskutimet e tyre, Xhavid Nimani, Mahmut Bakalli dhe Ilijaz Kurteshi, shprehën frikën se ato mund të jenë vetëm një shenjë për trazira të mëtejshme edhe më të mëdha dhe se tensionet mund të përhapen në shkolla, fabrika dhe në fshatra.
Në momente kritike kur ekzistonte frika se trazirat do të përsëriteshin sidomos para festave të nëntorit (28 nëntori Dita e flamurit dhe Pavarsisë së Shqipërisë dhe 29 Nëntori Dita e Rapublikës Jugosllave –Konferenca e AVNOJ-it në Jajce),në Prishtinë u organizua një seancë e jashtëzakonshme e Sekretariatit të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Fadil Hoxha, bëri një prezantim gjithëpërfshirës, të konceptuar qartë dhe me guxim, me ndershmëri në vazhdimësi mbronte dhe përhapi politikën në interesë të shqiptarëve. Në mënyrë eksplicite e mohoi se protestat kishin të bënin me diskutimet aktuale lidhur me ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, “një vlerësim i tillë jo vetëm që do të diskualifikonte aspiratat e justifikuara për t’i siguruar Kosovës një pozicion të përshtatshëm brenda Federatës, por do të vinte në pikëpyetje edhe politikën e përkrahur që filloi të zbatohet pas Plenumit në Brioni. Njëherit kritikoi ashpër pasivitetin e udhëheqësve kosovarë me origjinë serbe, duke u bërë thirrje që në situatën e tensionuar të mbrojnë aktivisht politikën e re të krijuar ndaj shqiptarëve dhe Kosovës. Ai, gjithashtu dërgonte mesazhe se vetëm udhëheqja e Prishtinës mund t’i arrijë qëllimet kombëtare të shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë, kërcënoi se do të sillet pa kompromis ndaj kundërshtarëve politikë. )
Në takimin në përbërje të ngushtë të udhëheqësisë partiake të Kosovës më 30 dhjetor 1968, mes udhëheqësve shqiptarë dhe serbë, pati dallime dhe dolën vlersime të kundërta për situatën në Kosovë. Fadil Hoxha u shpreh : -”…në demostrata nuk morrën pjesë qindra demostrues por me mija”. ) Mirëpo, lidhur me mospajtime, Pavle Joviqeviq, njëri prej udhëheqësve serb të Kosovës ia adresoi një letër J. Broz Titos ku shprehu lëvdata për angazhimin e disa udhëheqësve kosovarë, por fare nuk përmend Fadil Hoxhën, njëanshëm dhe me zemër të brengosur përshkroi situatën e krijuar në Kosovë. ) Pavle Joviqeviq kishte bër edhe një listë me shifër sekret me emrat e pjesëmarrësve (veteranëve, intelektualëve dhe studentëve) në demonstrata. Listën me nënshkrimin e tij në vend të kreut partiak kosovar dhe me vulën e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës ua kishte dërguar organeve Jugosllave.
Për demostratat që vazhdonin me tensione të larta, u organizuan shumë takime në nivelet më të larta shtetërore e partiake. Qenësore e kërkesave në demostrata dhe në të gjitha diskutime dhe debatet ku merrnin pjesë udhëheqësit shqiptarë, ishte sigurimi i barazisë, lirisë dhe të drejtat për shqiptarët dhe Kosovën.
Me angazhimin e kuadrove shqiptarë nisën diskutimet për ndryshimin e Kushtetutës në Federatën Jugosllave, që parashtronin avancimin i statusit të Kosovës. Pas shumë takimeve dhe analizave, më 2 dhjetor, Komiteti Qendror i LKJ-së u bëri thirrje institucioneve kompetente që të miratojnë shpejt ndryshimet kushtetuese. Rreth kësaj u diskutua më 12 dhjetor në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj në Kuvendin Federativ ku u miratuan disa amendamente në Kushtetutën federative. Ndër amandamentet më të rëndësishme ishin se krahinat autonome ( Kosova dhe Vojvodina), i përkisnin sa Serbisë, po aq edhe strukturës federative. Krahinat autonome u përcaktuan si ”bashkësi politiko-shoqërore”, pra njësoj si edhe republikat dhe i kishin të gjitha obligimet e një republike, pos obligimeve që kishin të bënin me Republikën e Serbisë. Kështu, nga kjo periudhë, Kosova u bë entitet legjitim i nivelit federativ, duke pasur të gjitha obligimet, ose shumicën prej tyre, të njejta me Republikat e Jugosllavisë. Ndër kërkesat e prashtruara në demostrata dhe diskutimet e udhëheqësve ishin edhe ato që kishin të bënin që Kosova të ishte njësi federale, pra republikë, si ligj themelor i krahinës të ishte kushtetuta, përdorimi i simboleve kombëtare në Kosovë të ishte jo vetëm i lirë, por edhe zyrtar, emri i krahinës të ndryshonte nga Kosovë-Metohi në Kosovë dhe se në Kushtetutën federative në gjuhën serbokroate, populli shqiptar i Kosovës të mos quhej në mënyrë ofenduese ”shiptari” por ”albanaci” ose shqiptar etj. Të gjitha këto çuan në përmirësimin e dukshëm të statusit të shqiptarëve në Jugosllavi. “Për herë të parë Kushtetuta garantoi edhe pandryshueshmërinë e kufijve të krahinave autonome pa pëlqimin e parlamenteve të krahinave (Kosovës dhe Vojvodinës) dhe shpalli barazinë e plotë të kombësive me popujtë tjerë që jetonin në Jugosllavi.” )
Pas kësaj, marrëdhëniet në Kosovë filluan të stabilizohen. Pasuan takimet më intensive të funksionarëve kryesorë nga Prishtina me ata të Serbisë dhe Jugosllavisë.
Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të LKJ, më 28 janar 1969, Tito organizon një takim me udhëheqësit partiak të gjashtë republikave jugosllave. Udhëheqësit nga Kosova dhe Vojvodine ishin pjesë e delegacionit të Serbisë, nuk ishin përfaqësuar në mënyrë të ndarë nga Serbia. Me këtë rast, udhëheqësit shqiptar theksuan dallimet drastike që egzistonin në raportet e serbëve me shqiptarët për Kosovën. Fadil Hoxha konstatoi se marrëdhëniet e këqija shoqërore ishin një nga shkaqet kryesore të trazirave. Ai tha se “ në rrethana të tilla, vërshimi i emocioneve të mëdha në radhët e shqiptarëve të Kosovës është shfaqur edhe për shkak të diskutimeve të gjata, jo të përshtatshme dhe konfuze për ndryshimet kushtetuese që turbullonin perspektivën e shqipëtarëve me këto ndryshime. Ai në mënyrë indirekte, por çartazi, kritikoi udhëheqësinë e Serbisë, që rezistonin hapur miratimin e amandamenteve për ndryshimin e Kushtetutës”. ) Si ngjarje që ndikoi pozitivisht në qetësimin e tensioneve etnike në Kosovë, Fadil Hoxha theksoi zgjerimin përmbajtësor të kontakteve me Republikën e Shqipërisë duke thënë: “ shqiptarët e Kosovës përbëjnë një të tretën e të gjithë popullsisë shqiptare dhe se barrierat ndërmjet pjesëve të ndara të një kombi logjikisht paraqet burim për probleme, pakënaqësi dhe zhgënjime”. ) Me këtë rast kreu i organizatës partiake të Kosovës, Veli Deva, kishte deklaruar se tensionet në mes shqiptarëve dhe serbëve janë shkaktuar edhe nga “stagnimi afatgjatë në ekonominë e Kosovës”. )
Në të njejtën kohë edhe disa përfaqësues të regjimit autoritar nga Beogradi kishin zbutur qëndrimet dhe deklaronin se trazirat paraqesin një përgjigje negative për kohën e sundimit të Rankoviqit, kur në Kosovë shkeleshin të drejtat elementare të shqiptarëve. Sipas tyre, në përshkallëzimin e tensioneve kishin kontribuar edhe armiqtë e jashtëm të Jugosllavisë. Në ato vite të turbullta, qëndrimet e udhëheqësve jugosllavë dhe serbë ndaj Kosovës kushtëzoheshin nga një dozë e madhe pragmatizmi politik dhe analizash racionale për situatën. Herë pas here tregonin besim ndaj disa udhëheqësve nga Kosova, sidomos ndaj Fadil Hoxhës i cili posedonte ndjenja të forta kombëtare dhe gëzonte respektin e popullatës shqiptare. (Pjesmarrësit në demostratat e nëntorit, në shenjë përkrahjeje brahoritnin edhe emrin e Fadil Hoxhës).
Bazën për këtë raport të ndryshuar ndaj shqiptarëve dhe Kosovës më së miri e kishte formuluar politikanja serbe me ndikimi Latinka Peroviq të cilën Titoja e largoi nga pozita e lartë politike sepse vizionet e saja i konsideronte shumë liberale. Në fjalimin e saj në mbledhjen e përbashkët të kryesisë së Serbisë dhe Kosovës më 6 mars 1969, Latinka Peroviq deklaron: -“Pozita e zyrtarëve shqiptarë është shumë e komplikuar. Në mjedisin delikat dhe të prapambetur patriarkal të Kosovës, qëndrimet e udhëheqësve shqiptarë, nuk mund të jenë anacionale. Përkundrazi, për të fituar dhe ruajtur mjedisin e tyre etnik, dhe për të fituar dhe mbrojtur respektin, ata duhet që aktivisht të angazhohen për qëllimet kombëtare”. )
Tito nuk i kushtonte shumë rëndësi tensioneve etnike në Kosovë. Konsideronte se ato ishin një çështje kalimtare, një relikt që rrjedhë nga zhvillimi i federatës që tashmë kishte përfunduar në pjesët e tjera të federates jugosllave. Megjithatë, ai kërkonte që ndaj ekceseve shoviniste të veprohet me rigorozitet. Theksonte: -“Shqiptarët pa dyshim janë grupi më i madhë etnik, por kjo nuk mund të garanton të drejtën e tyre kushtetuese për shkëputje”. )
Gjashtë vjet më vonë, pra pas këtyre demonstratave, më 1974, Kosovës i’u dha autonomia, me të cilën asaj i njihej statusi i Krahinës Autonome. Kosova fitoi të drejtën e përfaqësimit në të gjitha organet e administratës dhe të pushtetit ekzekutiv dhe kishte të drejtën e vetos në Federatën e atëhershme jugosllave, sikurse gjashtë njësitë e tjera federale.
Ishte ky rrugëtim jo i leht historik i Kosovës, i cili spikatej me vetëmohimin e njerëzve të saj për t`iu hapur rrugë viteve të realizimit të ëndërrës për jetë në liri që u jetësua me luftën e UÇK-s dhe interevenimi i NATO-s.