Gjenerali legjendar, Hero i tri epokave ka vetëm ditëlindje
Nga Halil Rama
Gjenerali i tri epokave, Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, lindi, u rrit dhe mbeti patriot. Lufta Antifashiste, mbrojtja e vendit gjatë periudhës së luftës së ftohtë, “lufta e bërrylave”, ftohtësia e qelive të burgut ku kaloi rreth 17 vjet, Lufta e Kosovës më 1999, krijimtaria publicistike dhe aktiviteti intensiv në mbështetje të proceseve demokratike e të shtetit ligjor, e forcuan karakterin e tij.
Jeta e këtij gjenerali që është memoria historike e kombit nis në Novosej të Kukësit, kur më 17 prill 1919 lindi një djalë që u quajt Rrahman Latif Parllaku. Me ato që bëri gjatë jetës, me zgjuarsinë dhe guximin e tij, duket sikur trashëgoi cilësitë e Ali Matës, një paraardhës shumë i pashëm nga ai fis, të cilin turqit e kërkonin me llagapin “Parllak”, që në turqisht do të thotë “i ndritshëm”.
Pas shkollës fillore që e kreu në Shishtavec, Rrahman Parllaku detyrohet ta lerë fshatin dhe të fillojë punë me babanë dhe vëllanë në profesionin e pastiçierit në Cakran të Mallakastrës, e më pas në Selenicë të Vlorës, ku u njoh me mjerimin dhe shtypjen e egër që u bëhej punëtorëve të minierës së bitumit.
Pushtimi i vendit nga Italia fashiste dhe shpirti patriotik i vlonjatëve që e kishin ende të freskët Epopenë e lavdishme të 1920-ës, si dhe plagët e gjakosura të Kosovës martire të shkëputur nga trupi i Shqipërisë mëmë, kalitën tek djaloshi lumjan ndjenjën e revoltës dhe dëshirën për liri.
Ëmbëltorja “Selim Parllaku”, ose ëmbëltorja “Kosova”, u bë qendër e organizimit të rezistencës antifashiste në Vlorë dhe “Krajli”, siç e kishte pseudonimin Rrahmani, punonte në lokal, pa dyshuar askush se merrej me veprimtari guerile.
Që nga marsi 1942 e deri në dhjetor 1943 “Krajli” ishte një nga udhëheqësit e njësiteve guerile të qytetit të Vlorës. Më pas ai doli në mal, sepse kontributi i tij kërkohej në ballë të betejave për çlirim, ku u ngarkua me detyra të rëndësishme, të cilat i kreu me sukses.
Nis kështu rrugëtimi i gjatë i tij nëpër male e pyje, nga njëra zonë në tjetrën, nga Shqipëria e Jugut në Shqipërinë e Mesme e atë të Veriut, madje deri tutje për çlirimin e trojeve të vëllezërve kosovarë. Nga njëra betejë në tjetrën, në luftë e përpjekje të vazhdueshme përballë një armiku të egër, por edhe kushteve tepër të vështira të terrenit e të motit të ashpër, ai u kalit si një luftëtar e drejtues i zoti.
“Luftë civile me pushtuesin brenda nuk mund të ketë”
Gjenerali që luftoi fashizmin dhe sfidoi komunizmin, Hero i Popullit dhe një prej figurave më qendrore dhe emblematike të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, nw librine tij testament MEMORIA HISTORIKE E KOMBIT”, poshtë tezat antishqiptare të një të ashtuquajture “Luftë Civile”. Duke evidentuar vlerat e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar, luftë e lavdishme kjo që e radhiti Shqipërinë përkrah forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore, Anglisë SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik, gjeneral Parllaku shkruan se kurrsesi nuk mund të ketë “Luftë Civile” në një vend të pushtuar nga të huajt, siç ishin fashistët italianë dhe nazistët gjermanë. Gjenerali ka shkruan nw kwtw loibwr kiujtimet e tij ashtu si i ka jetuar. Portreti i tij pwrçon një pjesë të historisë kombëtare dhe ndjejmë emocione. Prandaj e vlerësojmë shumë gjykimin e tij, nëse duhet quajtur lufta si një faqe lavdie e historisë së popullit tonë, apo një luftë civile. “Luftë civile me pushtuesin brenda nuk mund të ketë….Ne luftuam kundër pushtuesve nazifashistë duke u bërë pjesë e bllokut antifashist të popujve të botës”,-shkruan gjenerali shekullor.
Pas çlirimit të vendit nga pushtuesit e huaj, në sajë të punës së palodhur dhe aftësive të tij, Gjeneral Parllaku arriti të bëhet një nga drejtuesit e lartë të ushtrisë sonë.
Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë ai u ndesh me skenarët pro jugosllavë për bashkimin e shtetit dhe të ushtrisë shqiptare me Jugosllavinë dhe luftoi për shkatërrimin e tyre.
Me të njëjtën vendosmëri ai luftoi edhe pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, kur ushtarakët dhe udhëheqja sovjetike u përpoqën t’ja rrëmbenin Shqipërisë nëndetëset nga Baza e Pashalimanit… Por Pashalimani dhe Gjiri i Vlorës ishin kafshata që nuk kapërdiheshin aq lehtë, sepse mbroheshin nga djem nënash të drejtuar me mençuri e guxim nga ushtarakë të zotë, mes të cilëve ishte edhe Gjeneral Parllaku.
Fitimtari i tri kohëve
Gjenerali Rrahman Parllaku sa qe gjallw, me mendje tw freskwt e memorie pwr tú patur zili u dwshmoi shqiptarwve histori të tre kohëve, të partizanit e luftëtarit antifashist, heroit e komandantit ushtarak dhe atë të persekutimit komunist.
Pas 30 vjetësh shërbimi të përkushtuar si ushtarak, ky gjeneral i famshëm i Luftës nacional- çlirimtare dhe i ushtrisë shqiptare, do të shpërblehej nga regjimi i E. Hoxhës me 25 vjet burg, si pjesëtar i të ashtuquajturit “Grupi Puçist i Ushtrisë”, së bashku me Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Çakon, që u dënuan me pushkatim. Por Gjenerali nuk u ligështua nga balta e pisët, me të cilën deshën ta damkosnin si tradhëtar. Si arriti të mbijetojë në ato kushte ku kaloi 17 vjet të jetës së tij.
Dhe pas daljes nga burgu më 1991, nuk u pajtua me amnistinë e Ramiz Alisë, por ndoqi procedurat gjyqësore për të fituar pafajësinë. Në rekursin e bërë nga Parllaku, Gjykata e Kasacionit vendosi, më 20 korrik të vitit 1994, prishjen e vendimit të 5 nëntorit të vitit 1975 të Gjykatës Ushtarake, që e cilësoi atë fajtor dhe pushimin e akuzave të mësipërme.
Gjeneral Parllaku, që nga vitit 1998 e deri sa ndwrroi jetw mw 15 shtator 2019 e drejtoi me përkushtim organizatën e Bashkuar të Veteranëve të LANÇ-it, duke e bërë atë deri anëtare të denjë të Federatave Botërore e Europiane të Veteranëve.
Ai ia doli mbi të gjitha furtunat e jetës, doli fitimtar nga lufta antifashiste, doli gjallë nga burgu komunist, doli fitimtar në luftën për pavarësinë e Kosovës dhe sot është gjenerali më i vjetër, por me mendje të re që mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë dhe të ushtrisë shqiptare në NATO.
“Simbol i qytetit të Tiranës”
Gjashtw vjet mw parw, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Bashkia e Tiranës ka nderuar gjeneral Rrahman Parllakun me titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”, një nga figurat emblematike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste.
Gjenerali Rrahman Parllaku qe ndwr tw paktwt drejtues tw LANÇ e tw Ushtrisw Shqiptare qw jetoi njw shekull duke dwshmuar histori të tri kohëve, të partizanit e luftëtarit antifashist, heroit e komandantit ushtarak dhe atë të persekutimit komunist. Ai ishte dhe mbeti simboli i njerëzve që pavarësisht sakrificave, ka dhuruar vetëm dashuri dhe mirësi.
Bashkëluftëtarët, bashkwkohwsi dhe pasardhwsit e tij ndjehen krenarë, për gjithëçka Ai ka bërë në shërbim të atdheut e kombit. Prandaj edhe vlerësimet dhe nderimet ndaj veprës së gjeneralit janë plotësisht të merituara.
Me Gjeneral Parllakun ndihen krenarë të gjithë miqtë e shokët e tij. Ndihen krenarë familjarët e tij, që e kishin përmendore të gjallë të traditës dhe të virtytit të tyre familjar të trashëguar ndër shekuj.
Emri dhe veprimtaria e Gjeneral Parllakut është bërë e njohur nëpërmjet angazhimeve të ndryshme ku ai ka qenw i pranishëm vazhdimisht.
Gjithashtu, publiku ka mirëpritur edhe librat e ndryshëm të shkruar nga Gjenerali, siç është ai me titull: “Mirënjohje familjeve vlonjate që më mbajtën si birin e tyre”, “Kosova, ëndrra e jetës sime”, dhe libri me shtatë kapituj në 466 faqe “Një shekull në memorie”, tw cilit po i
Me një kujtesë të jashtëzakonshme, me një mendjemprehtësi të madhe, gjeneral Parllaku ka bërë analiza brilante të situatave të vështira e delikate që ka kaluar vendi dhe ushtria jonë. E veçanta e gjithë “ligjëratave” të tij në shtypin e kohës dhe në veprimtari promovuese të librave kushtuar Luftës Nacionalçlirimtare e heronjve të saj, ka qënë gjykimi i tij tepër i saktë, konçiz, realist, pa mllefe, pa paragjykime… Ai e ka vlerësuar gjithnjë lart Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, arritjet dhe përpjekjet e popullit jo vetëm në rindërtimin e Shqipërisë së pasluftës, por edhe ato në fushën e arsimimit, shërbimit shëndetësor, zhvillimit në tërësi të vendit, përfshirë edhe arritjet në mbrojtjen e fuqizimin e ushtrisë…si dhe këto vite të demokracisë e pluralizmit.
Përveçse me dekoratën e lartë “Nderi i kombit”, gjeneral Parllaku është nderuar me Medalje, Mirënjohje e titullin “Qytetar Nderi”, nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z.Aldrin Dalipi, nga Këshilli i Qarkut Kukës, ndërkohë është pritur me madhështi e nderuar si fitimtari i tri kohëve nga bashkëluftëtar e bashkëkombas në Gjakovë e Prizren, por edhe më Malin e Zi, Kroaci e Beograd….
Kjo për faktin se Gjeneral Rrahman Parllaku ia doli mbi të gjitha furtunat e jetës. Doli fi timtar nga Lufta Antifashiste, doli gjallë nga burgu komunist, doli fitimtar në luftën për pavarësinë e Kosovës dhe sot është gjenerali më i vjetër, por me mendje të re që mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë dhe të ushtrisë shqiptare në NATO. Nga jeta e këtij Matuzalemi na ulet këmbëkryq historia. Nga lufta dhe përkushtimi i tij atdhetar na vjen një model për t’u ndjekur… Nga veprimtaria e gjeneral Parllakut si veteran në këtë çerek shekulli të demokracisë mund të mësojmë se kurrë nuk është vonë për njeriun që të bëhet mbështetës aktiv i proceseve demokratizuese të shoqërisë.
Jeta dhe vepra e tij e veshi atë me pavdekësi….