Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj*
Në historinë 112 vjeçare të Shtetit shqiptar, pa dyshim që ka një vend nderi presidenti, ministri i Mbrojtjes, drejtori dhe ushtaraku i lartë, veteran, dr. Alfred Moisiu. Ai është një nga Þ gurat më të shquara të ushtrisë dhe të shkencës ushtarake shqiptare në fund shek. XX dhe Þ llim shek. XXI. Ai erdhi në ushtrinë shqiptare nga një familje intelektuale ushtarake. Babai, major Spiro Moisiu ishte një ushtarak madhor i ushtrisë shqiptare, të nisur karrierën e tij ushtarake në vitet e mbretërisë, në komandant batalioni, për të vijuar më tej në vitet e stuhishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në këtë mjedis familjar ai ka pasur kushte për të marrë një edukatë të shëndoshë familjare dhe ushtarke, që e ka ndihmuar gjatë gjithë jetës për të patur rezultate të lartë si nxënës, student ushtarak dhe në të gjithë jetën e tij aktive në Forcat e Armatosura dhe në jetën civile. Shkollën Þ llore e nisi në qytetin e Fierit, ku i ati shërbente për të vijuar të mesme në Shkodër, ku u dallua për rezultate shumë të mira, për të përfunduar në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë në vitin 1945, ku mori njohuri të plota në të gjitha lëndët dhe u përgatit me formim të gjithanshëm. Gjatë luftës, në situatat e turbullta dhe të ndërlikuara politike të vendit, në saj të ndjenjave patriotike dhe të ideve përparimtare, familja e tij u orientua shpejt dhe mori pjesë aktivisht në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Major Spiro Moisiu zgjidhet komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare më 10 korrik 1943, në Kongresin e Përmetit u gardua gjeneralmajor dhe pas Çlirimit të vendit kreu detyrën e kryetarit të Shtatmadhorisë të UNÇSH. Ndërsa Alfred Moisiu u përfshi në luftë i organizuar në rininë studentore Antifashiste dhe në mjaft aksione të zhvilluara prej saj. Me çlirimin e vendit studimet e larta Alfred Moisiu i kreu në shkollat dhe akademitë ushtarake të BS. Siç ka shkruar në kujtimet e tij, “kërkova të regjistrohem për ushtarak, por im atë ishte kundër”, me arsyetimin se do të ishte mirë të studioja në ndonjë degë civile, për arësye se jeta ushtarake ishte e vështirë dhe nuk dëshironte të vazhdoja rrugën e tij. Mirëpo edukata ushtarake dhe prindi kishte bërë punën e vet, gjatë rritjes ai ishte edukuar dhe familjarizuar me profesionet e prindit dhe kishte marrë virtytet më të mira. Në një farë mënyre ishte edukuar me rregullin, disiplinën, uniformën ushtarake, ishte dashuruar pas karrierës ushtarake, por dhe kishte ëndërra për të studiuar në shkollat ushtarake të BS. Kështu, u nis për studime në Akademinë e Xhenios në BS. Filloi studimet me njohjen e rregulloreve pasi ato ishin shumë të rëndësishme për ushtrinë, sepse rregullorja rregullon gjithë marrëdhëniet ndërmjet eprorëve dhe vartësve, si dhe jetën e brendshme të reparteve ushtarake. Aty mësoi se
përmbajtja e tyre mund të ndryshojnë në bazë të traditave të çdo ushtrie, por pa një rregullore, asnjë ushtri nuk mund të jetojë dhe ushtrojë veprimtarinë e saj në mënyrë të rregullt. Në
mësimin e parë ju desh për të mësuar, shpjeguar dhe kuptuar përcaktimi dhe ndryshimin midis “gjitharmëshit” dhe “llojit të armës”. Këto ishin terma të mirëÞ llta ushtarake dhe duhej kuptuar brendësia e problemit të tyre. Një mësim të vyer mori nga studimet ushtarake, në ruajtjen e dokumenteve
të rëndësishme, sepse ato kanë rëndësi për vendimet e drejta të marra dhe të zbatuara me mjeshtëri në kohën e duhur. Pra, krahas teorisë në Akademi mësoi shumë nga shembujt që jepeshin për luftën, për të rritur përfytyrimin real mbi veprimet luftarake në fushën
e betejës. Falë zotërimit të shpejtë të gjuhës ruse, studimet i përfundoi me rezultate shumë të mira, shkëlqyeshëm Shkollën Ushtarake të Xhenios në Bolshevo dhe në Leningrad në vitin 1948. OÞ ceri i ri Alfred Moisiu u emërua komandant toge dhe pedagog në Shkollën e Bashkuar të OÞ cerave. Në
vitet 1948-1951 kreu detyrën e komandantit të togës dhe dhënies mësim dhe zhvillim të stërvitjes në lëndën e xhenios. Ndonëse oÞ cer i ri, puna e tij vlerësohej, si nga kolegët, komanda, ashtu dhe nga kursantët ushtarak. Kërkesa për të qenë prezent gjatë gjithë kohës pranë togës në mënyrë që kursantët të ishin vazhdimisht nën kontroll, natyrisht që ishte një ngarkesë e përditshme shumë e madhe për kuadrin, ndërsa kërkesa për një rritje cilësie të stërvitjes, kërkonte kohë për t’u përgatitur çdo ditë. Pedagogu i ri i shtron komandës propozim për ndarje lënde midis oÞ cerëve-pedagog, për dy togat xheniere, që kishin të njëjtin program. Komanda e vlerësoi drejt propozimin dhe u bë ndarja, ku Alfred Moisiu zhvilloi lëndët: ura ushtarake, fortiÞ kata, rrugë ushtarake, lëndë plasese dhe shkatërrime fushore, taktike speciale dhe lëndë të tjera që kishin të bënin me përgatitjen xheniere, ndërsa kolegu jepte lëndët: punime nëntokësore, pengesa me mina, furnizim me ujë etj. Tekstet mësimorë në vitin 1948 ishin të pakta. OÞ cerët e rinj u detyruan të përkthenin rregulloret kryesore në gjuhën shqipe. Ishte një punë e vështirë, dhe u kërkua ndihmën nga drejtuesit kryesore të Drejtorisë së Xhenios (në atë kohë Komanda e Xhenios), të cilët e përkrahën mendimin. Ngarkesa e përkthimit u nda dhe bëhej në kohën e lirë dhe pa asnjë shpërblim. Vështirësia qëndronte jo vetëm tek problemi i literaturës, por një
çështje jo e vogël ishte dhe terminologjia. Nga ushtria shqiptare nuk kishin
trashëguar rregullore, por dhe përkthimet nga italishtja dhe terminologjia e saj ishte pothuajse e njëjtë. Kërkuam dhe isistuam, thekson në kujtime presidenti, që gjatë përkthimit të bënim përpjekje për të përcaktuar terminologjinë në gjuhën shqipe, që nuk ishte dhe e thjeshtë për ta bërë, por me punë ia dolën. Alfred Moisiu vijoi studimet e larta në Akademinë e Xhenios në Moskë në vitet 1952-1958, ku u diplomua përsëri me medalje të artë. Me kthimin nga studimet e larta ushtarake emërohet në drejtorinë e Xhenios në Ministrinë e Mbrojtjes. Në këto vite operacionet (stërvitjet) luftarake për repartet xheniere përgatiteshin në drejtori, si hartimi i planeve operative luftarake, detyrat e sigurimit xhenier të njësive gjitharmshe të ushtrisë, përpilimi i programeve të zhvillimit të armës së xhenios, hartim i pjesës xheniere të planeve të stërvitjeve, pjesëmarrja në stërvitjet e ndryshme që drejtonte Drejtoria dhe Ministria e Mbrojtjes, nga stërvitjet e shtabeve, komando-shtabi me pjesëmarrje të pjesshme të trupave dhe me mjete ndërlidhjeje në terren, në stërvitje me trupa etj. Ishte një punë tepër intensive për
oÞ cerët në drejtori pasi për çdo stërvitje bëhej hartimi i planeve për punimet fortiÞ kuese për repartet xheniere të RKP (Rezervë e Komandës së Përgjithshme), hartimi i planit të punimeve operative për njësitë e ushtrisë, ndjekja e tyre, koordinimi i punës meInstitutin e Projektimit të Ushtrisë dhehartimi i detyrave të projektimit për të, sipas nevojave të reparteve xheniere dhe të njësive të ushtrisë. Në të gjithë këtë veprimtari teorike dhe praktike reß ektohej dhe përvoja e talenti i Alfred Moisiut. Krahas kësaj pune intensive, kërkohej dhe përgatitja e literaturës së nevojshme për punimet fortiÞ – kuese, shtabet e reparteve xheniere dhe të shtabeve xheniere të njësive gjitharmëshe. Në vijim vinte dhe studimi i taktikës, i teknikës xheniere të ushtrive të huaja, i të dhënave të zbulimit për ushtritë e huaja, në mënyrë të veçantë për vendet fqinje, por dhe të dhëna për NATO-n dhe Ushtrinë Sovjetike. Ishte një kohë kur Ushtria Shqiptare kryente shumë stërvitje, nga të gjitha llojet dhe në stërvitje të ndryshme të mëdha që bënte ushtria shqiptare, gjithmonë do të ishin dhe përfaqësues të Komandës së Traktatit të Varshavës. Nisur nga zotërimi i mirë i gjuhës ruse, Alfred Moisiu shpesh i shoqëronte nga Þ llimi deri në përfundim të stërvitjes. Në punë siç ka shkruar në kujtimet e tij, është udhëhequr nga lajtmotivi se “Po nuk respektuam veten, nuk ka për të na respektuar njeri”. Nga praktikat dhe stërvitjet e shtabit që zhvilloheshin në mënyrë të dëndur në repartet e ushtrisë, ndaj eprorëve dhe vartësve gjithmonë ka shfaqur cilësitë e një ushtarak korrekt dhe në respekt të punës dhe të rregulloreve ushtarake. Në të gjitha stërvitjet përpunoheshin elementët e nevojshëm, të cilat duhet të njiheshin dhe të përvetësoheshin nga oÞ cerët dhe komandantë e njësive, përparësi ju ka kushtuar elementëve të edukatës ushtarake. Kështu gjatë viteve në drejtorinë xheniere ushtaraku i lartë Alfred Moisiu ka dhënë një kontribut të vlerësuar dhe të çmuar në hartimin e planeve, të drejtimit dhe të organizimit të punës shkencore për repartet xheniere. Në korrik të vitit 1962 merr gradën ushtarake major. Nga fundi i vitit 1966, në Ministrinë e Mbrojtjes u zbatua vendimi për qarkullimin e kuadrit. Në qarkullim u përfshi dhe Alfred Moisiu duke u caktuar komandant i Brigadës të Urave të Rënda në Kavajë. Në këtë njësi të re të Ushtrisë u udhëhoq nga parimi se komandanti nuk mendon, ai vendos! Këtë mësim e kishte marrë nga akademitë ushtarake, ku mendimet i jep shtabi dhe jo komandanti. Kështu ushtaraku, aq me tepër komandanti i brigadës i duhej të ishte shumë i prerë dhe shumë i qartë në shprehjet e tij. Këtë ja kishte mësuar shkolla, por dhe fjalori ushtarak i cili nuk pranon ujëra të tepërta, pasi në situata luftarake minutat janë shumë të çmueshme dhe koha duhet përdorur në mënyrë racionale. Por ushtria gjithmonë dhe në paqe është në luftë, pasi detyrat duheshin kryer si në luftë. Krijimi i kësaj njësie ushtarake ishte një ngjarje e shënuar për ushtrinë, por dhe një hap shumë i madh përpara për riorganizimin, reformimin dhe zhvillimin e njësisë. Komandant Alfredi me kulturën e tij të gjërë dhe aftësitë ushtarake e organizative dha një kontribut të dukshëm për ngritjen dhe organizimin e brigadës. Për këtë njësi, për gjithçka, që nga Þ llimi, komandanti kontribuoi mëndërisht dhe Þ zikisht, nga kompletimi i saj deri në përgatitjen dhe sjelljen në formën e duhur të gatishmërisë luftarake, me një teknikë të panjohur, deri atëherë në ushtrinë shqiptare. Me formimin e lartë, pasi kishte përfunduar dhe Kursin e Lartë të Shtabit të Përgjithshëm pranë Akademisë Ushtarake, me përvojën e gjithanshme të Þ tuar në studime dhe në punë si komandant brigade, me intuitën e thellë për parashikime largpamese, Alfred Moisiu tashmë drejtor i Drejtorisë së Xhenios në MM dha një ndihmesë të veçantë në zgjidhjen e mjaft problemeve që qëndronin para kësaj drejtorie. Një nga problemet e rëndësishme të Þ llimit, për të cilin Alfred Moisiu si drejtor ishte: përpara se të Þ llonin punimet fortiÞ kuese kërkoi studimin topograÞ k dhe gjeologjik të terrenit ku do bëheshin punime fortiÞ kuese. Më tej shtroi nevojën e organizimit dhe të përgatitjes në masë të zjarrmëtarëve ushtarët aktiv, nëpërmjet kurseve të veçanta që zhvlloheshin nga xhenierët në ushtri. Ndërsa me oÞ cerët e këmbësorisë dhe të artilerisë që drejtonin punimet, u organizuan kurse të veçanta për perfeksionimin e tyre. Por në të njëjtën kohë, në programet e shkollave ushtarake për oÞ cerët e rinj u futën disiplina të lëndëve xheniere. Njëkohësisht ndryshoi dhe plankalendarin vjetor të periudhës së kryerjes të punimeve fortiÞ kuese në ushtri. Ishte një kohë kur që nga sheÞ i Shtabit të Përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes kërkohej llogari për ndërtimin e tuneleve dhe të punimeve të tjera fortiÞ kuese, sesa për çështjet e stërvitjes. Kjo situatë ndryshoi me programe në saj të përpjekjeve të drejtor Alfred Moisiut. Një problem tjetër i rëndësishëm i kësaj periudhe ishte dhe fortiÞ kimit, pjesa profesionale, për të cilën kishte përgjegjësi të veçantë. Në studim të fortiÞ kimit hasi në kontradiktën midis një fortiÞ kim solid, në një kohë kur mbrojtja ishte e manovrueshme. Kështu që sugjeroi të shikoheshin shpenzimet e mëdha për fortiÞ kimin e vendit në brezat e mbrojtjes së fortiÞ kuar, të cilat lëshoheshin me lehtësi. Në Drejtorinë e FortiÞ kimit u punua për të ndërtuar një sistem fortiÞ kimi me një qëndrueshmëri maksimale. U studiuan përvojat e njohur botërore të fortiÞ kimit, shkolla të ndryshme të fortiÞ kimit, secila me veçori të tyre, dhe u kalua në përvojën shqiptare. Në këtë kohë drejtoria përbëhej tërësisht nga oÞ cerë të rinj, me një nivel të mirë kulture të përgjithshme dhe ushtarake, të etur për të mësuar dhe të prirë nga një shpirt gare për të dalë me rezultate më të mira se drejtoritë e tjera. Problem i rëndësishëm në detyrën e zëvendësministrit në nëntor 1980 ishin uzinat ushtarake ku u dërgua i komanduar në Mjekës të Elbasanit si drejtues i punimeve në ndërtimin e Uzinës së Barutit, që kishte mbetur prapa në raport me graÞ kun e miratuar. Përvoja që dha ushtaraku i lartë ishte bashkëpunim, pasi mosbashkëpunimi kishte krijuar shqetësime dhe tendenca të theksuara për t’i lënë përgjegjësinë njeri-tjetrit. Problemet rrodhën ndryshe dhe zëvendësministri u transferua në një njësi të Burrelit. Me që kishte qenë kuadër me përgjegjësi të lartë në ushtri, dhe rrjedhimisht ishte në dijeni të mjaft sekreteve të ushtrisë, u paralajmërua se, nëse dekonspiron do mbante përgjegjësi penale. E emruan në detyrën e sheÞ t të xhenios të Brigadës në Burrel. Ushtaraku me përvojë, pavarësisht se shkoi në njësi me ulje në detyrën ushtarake, qëndroi dinjitoz, kështu që komanda dhe personeli oÞ cer ruajtën respekt dhe dashamirësi. Koha e kërkoi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes për një periudhë të shkurtër, pasi nuk ishte pjesëtar i asnjë force politike. E pranoi detyrën sepse ushtaraku vlerësoi situatën dhe u vu në roje të Atdheut. Më tej u gjend në detyrën e këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes. Kundërshtoi heqjen me ngut dhe për të zhdukur çdo shënjë të së kaluarës, vendim për ndryshimin e emblemës së ushtarakëve, për të hequr yllin nga kapela. Përsëri në detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes u kujdes dhe propozoi disa dhe të luftës ta donin dhe ta nderonin, pse jo dhe ta kishin idhullin e tyre. QËNDRIMI NË KONFERENCËN E PEZËS Ai lëvizte shumë në mbarë vendin, por gjithnjë ishte udhëheqës dhe drejtues në Tiranë, ngaqë e kuptonte drejt rolin e qytetit në luftën për çlirimin e vendit. Për vlerat dhe rolin e qytetit në këtë drejtim, në veçanti të qytetarit, do të gjenden shkrime dhe dokumenta të kohës me Þ rmën “Deti”, si në organet e kohës së luftës, “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, Kushtrimi i Lirisë” dhe në të gjitha dokumentat, traktet, qarkoret dhe në veçanti në rezolucionet e aktivave të ndryshëm. Konferenca e Pezës, 16 Shtator 1942, do ta aÞ rmonte Nako Spirun si politikan modern dhe me bindje perëndimore. Ai jo vetëm që kontribuoi në organizimin e saj duke u bërë mbështetësi kryesor i Ymer Dishnicës dhe Mustafa Gjinishit, por do të ishte dhe nismëtar për zgjedhjen në organet drejtuese të saj të personaliteteve me alternativë ndryshe. Ai votoi për përfaqësim balancues dhe të ekuilibruar. Për Kryetar të Kuvendit të Konferencës u zgjodh politikani patriot, burrë shteti dhe i çështjes kombëtare Ndoc Çoba. Kryetar i Këshillit Drejtues u zgjodh kolonel Kamber Qafmolla dhe sekretar i Këshillit publicisti dhe organizatori Mustafa Gjinishi. Gjatë punimeve të Konferencës dhe më vonë ai punoi me avokat Skënder Muçon dhe shkrimtaren dhe publicisten Musine Kokalari për krijimin e një Alternative të Qendës së Majtë. Ide që mori zhvillim në ngjitje Þ ll pas kapitullimit të Italisë Fashiste (8 Shtator 1943). Me pushtimin nazist të vendit ai së bashku me shumë personalitete të tjerë të Luftës ishin të ftuar aty për këtë ngjarje historike madhore për kohën. Siç shkruan publicistja Musine Kokalari në ditarin e saj “…Umblodhëm në një shtëpi në rrugën e Elbasanit, rreth 60 vetë … Aty avokat Skënder Muço parashtroi pas shumë debatesh dhe pikëpamjesh Partinë Social Demokrate të Shqipërisë. Kjo ka ngjarë në javën e parë të muajit Tetor të vitit 1943…”. Për njohjen dhe afishimin e kësaj Alternative të re Social Demokrate u botua organi “Zëri i Lirisë” (u botuan vetëm 6 numra). Kjo Alternativë e aÞ shoi veten në luftën për çlirim, por në veçanti në vitet e para të pas çlirimit siç është aksioni politik zgjedhor, ai për zgjedhjen e Asamblesë Kushtetuese, 2 Dhjetor 1945. Në këtë plan u realizuan një sërë veprimtarish me grupet e ndryshme politike nacionaliste që vepronin mjerisht në gjysëm ilegalitet ngaqë në këtë kohë gradualisht po instalohej sistemi diktatorial. Avokat Skënder Muço u vra tradhëtisht bashkë me shokë të tjerë të kësaj alternative më 15 Gusht 1944 nga bashkëpunëtorët nazistë si prefekti i Vlorës Vizhdan Risilia, ndërsa publicistja Musine Kokalari vdiq e harruar dhe e persekutuar pas burgimit disa vjeçar në internim në qytetin e Rrëshenit, kurse prof. Gjergj Kokoshi u pushkatua nga diktatura dhe diktatori, ngaqë me aktin e tij qytetar “dorëheqje nga posti i Ministrit të Arësimit” i tha popullit dhe politikës shqiptare që diktatura tashmë është vendosur. Kjo situatë zgjedhore për Asamblenë çoi në satër dhjetra intelektualë, politikanë bile dhe të zgjedhur siç ishin në Konferencën e Pezës Mustafa Gjinishi, Dr. Ymer Dishnica, Sejfulla Malëshova, të cilët i varrosi nën trysninë dhe presionin politik deri në vdekjen e tyre. MOMENTE TË RËNDËSISHME TË LANÇ KU SPIKAT AFTËSIA DHE QARTËSIA PREJ UDHËHEQËSI Dy nga momentet e rëndësishme të Luftës Antifashiste ku spikat aftësia dhe qartësia prej udhëheqësi si dhe kuptimi demokratik i situatës janë 1- Operacioni i Dimrit i vitit 1943 – 1944 dhe 2- Veprimtaria e Delegacionit të Frontit Antifashist në Konferencën e Mukjes, Gusht 1943. Në valën e këtij operacioni Nako Spiru (Deti) qëndroi gjithë kohën në Tiranë, ruajti dhe mobilizoi organizatën dhe mbi këtë bazë besimin e popullit për Þ tore. Gjatë këtij operacioni të egër nazist mbijetoi organizata e Tiranës dhe e Korçës. Në këtë situatë ai jo vetëm që ruajti strukturat e organizatës por, me ndihmën e qytetarëve patriotë të Tiranës, bëri të mundur të kurojë dhe riaftësojë partizanë të Brigadës II dhe III që u goditën rëndë nga nazizmi. Ata u mjekuan dhe u bënë efektivë për luftë. Në arkivat qëndrore dhe lokale do të gjenden dhjetra letra me porosi dhe udhëzime të kohës që duhen klasiÞ – kuar dhe të bëhen pjesë e dëshmisë së Luftës Antifashiste. Akademia e Shkencave e Shqipërisë duhet ta ketë parasysh këtë në përgatitjen e librit të Historisë së Shqipërisë. Humanizmi dhe bindjet e tij prej demokrati dhe “jo idealisti” rrjedhin nga baza dhe origjina e tij shoqërore dhe shkalla e formimit të tij me bindje perëndimore. Ai, falë vlerave enciklopedike, diti të vlerësojë dhe të bëjë të tijën, së bashku me mendimtarë të tjerë, siç kam thënë më sipër, si dhe të përqafojë e të inicojë alternativat e kohës siç është ajo Social Demokrate. Ai ishte një politikan human dhe i mendimit ndryshe dhe mbështetej në përcaktimin e aleancave koniunkturale duke pasur parasysh që ato t’i shërbenin strategjisë. Kjo gjë u pa me largpamësinë në mbrojtjen dhe pranimin e veprimtarisë së delegacionit të Frontit në mbledhjen e Mukjes. Ai qëndroi përkrah dy njerëzve të mëdhenj, Dr. Ymer Dishnicës dhe Mustafa Gjinishit. Interpretimi voluntarist nga Enver Hoxha i kësaj veprimtarie që donte t’i dënonte me ashpërsi këta dy persona gjeti kundërshti absolute nga Nako Spiru dhe i tregoi diktatorit se ky qëndrim përfaqëson rrezikshmëri për zhvillimin e mëtejshëm të Luftës Antifashiste. Me çlirimin e vendit s’qe e thënë që këta njerëz, mendimtarë demokratë t’i gëzohen punës titanike të tyre. Zhvendosja drejt Lindjes do të shikohet si Þ nish kohe me zgjedhjet e 2 Dhjetorit ’45 për Asamblenë Kushtetuese ku grupi i demokratëve reformatorë me Prof. Sejfulla Malëshovën kërkonin një fushatë zgjedhore demokratike dhe pluraliste. Kjo kërkesë ra ndesh me grupin e “mballomaxhinjve” dhe Þ ll pas tyre ata do të shkonin drejt asgjësimit. KOHA KUR GRUPET E NDRYSHME POLITIKE FORMOJNË “FORUMIN DEMOKRAT” Eshtë koha kur grupet e ndryshme politike formojnë “Forumin Demokrat” dhe nën përkujdesjen direkte të Sejfulla Malëshovës përgatitin “Promemorjen” për një fushatë demokratike drejtuar Misioneve Aleate me detyrë shtyrjen e kohës së zgjedhjeve dhe rishikimin e ligjit zgjedhor. Këto dy gjëra nuk u pranuan nga qeveria shqiptare. Në hartimin e kësaj promemorjeje u angazhuan social-demokratët Musine Kokalari dhe Gjergj Kokoshi. Nako Spiru në këto vite të para zhvillon një punë organizative e ligjore për ngritjen e shtetit demokratik. Këtu ai gjen mbështetje nga legjislatorë dhe ekonomistë të kalibrit perëndimor si Riza Dani, Shefqet Beja, Manol Konomi dhe të tjerë. Nako Spiru me cilësinë e detyrave që kishte mbi supe bëri përpjekje maksimale që Shqipëria të mos rrëshqiste drejt Lindjes dhe aq më pak të bëhej pjesë e Jugosllavisë Titiste. Ky qëndrim dhe devotshmëri e çoi drejt vdekjes nga trysnia e diktatorit dhe veglave të tij Koçi Xoxe e Pandi Kristo, njëri teneqexhi e tjetri marangoz. Ai gjeti rrugën më të ndershme dhe aktin sublim për të thënë: Popull kujdes, diktatura u vendos. Historia dallohet nga paralelet e saj por në diktatura të tipit Enverian ka një ngjyrë, vrasje, terror dhe përçudnim.