Fragment poeme nga Mevlud BUCI

Sa shekuj pas do të vijnë,

E dielli do të ngrohë dhenë;

Lindin ato krenarinë

E kujtojnë Skëndetbenë.

Skënderbe o Skënderbe,

Ti hyjnor e legjendar;

Për këtë popull e për këtë dhe

Mbete dritë në altar…

Mbete dritë në altar,

Diell i zjarrtë i lirisë,

Shpirt e krah i ke thesar,

Prijs i rrallë i Arbërisë…

Prijs i rrallë i Arbërisë,

Bash vigan të njeh ty bota,

Na dhae dritën e pavdekësisë

Legjendar rrit nëpër shqota..

Legjendat ty të nje bota,

Dragua lindut vetëtimës,

Shpëtimtar të pati Europa,

Kastriot prej Gardhit e Sinës.

Kastriot prej Gardhit e Sinës.

S’të mposhti garda e Anadollit,

Skënderbe, bir i Jutbinës

Fol moj fushë e Torviollit.

Fol moj fushë e Torviollit.

Fol dhe ti Luginë e Vajkalit,

Ndaj pushtuesve prej Anadollit

Skëndebeu n’majë të kalit…

Mposhte errësirën, dridhe shkrepa

Lule e Arbërisë, kohës e dheut

Dalin flakë me afshe të nxeht

          Fol moj shpata  Skënderbut…