HISTORIKU

PLATFORMA, PROGRAMI, STATUTI

DEKLARATA E MBLEDHJES PËR SHPALLJEN E FORMIMIT TË ORGANIZATËS SË BASHKUAR TË VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR (OBVL)

Mbledhja dhe Proklamata e datës 15 shkurt 1994 shënon fillimin e punës së OBVL-së. Mbi bazën e proklamatës së datës 15 shkurt 1994 ishte bërë kërkesa në Ministrinë e Drejtësisë për njohjen ligjore të OBVL.

Ministria e Drejtësisë me Urdhërin Nr 7/1 të datës 18 korrik1994 njeh ligjërisht Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, OBVL.

Me datën 27 korrik 1994 u mbajt mbledhja e Grupit Nismëtar për bashkimin e veteranëve të LANÇL në një organizatë të vetme, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të grupeve nismëtare në rrethe. Po me datën 27.07.1994 u bë shpallja e krijimit të OBVL-së nëpërmjet kësaj deklarate:

1.Ne si nismëtarë i vumë vehtes për detyrë misionin e bashkimit të veteranëve në një organizatë të vetme dhe arritëm njohjen e OBVL-së nga Ministria e Drejtësisë si subjekt juridik, megjithë vështirësitë e panumërta të krijuara nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇL, i cili ishte kthyer në një vegël politike të PPSH. Kështu u krijuan kushtet e barazisë ligjore për të vazhduar përpjekjet tona për të pasqyruar Luftën Antifashiste të popullit tonë ashtu siç kishte ndodhur, pa shtrembërimet politike dashakeqëse të politikanëve e pushtetarëve.

2.Ne i përmbahemi tërësisht platformës sonë të paraqitur në grupet nismëtare, platformë që ua kemi paraqitur partive politike parlamentare dhe që shprehet në programin dhe nëstatutin e OBVL-së.

3.Njohja juridike e OBVL-së, tregon se OBVL është vazhduese e idealeve dhe mesazheve të Konferencës së Pezës, për bashkim dhe pajtim kombëtar, mesazhe që janë aktuale edhe sot. OBVL kërkon dhe lufton për njohjen edhe më shumë se deri më tani, të të drejtave të veteranëve të LANC, ashtu si edhe në vendet e tjera të Europës.

 4.Ne duam bashkim dhe angazhohemi totalisht për arritjen e tij mbi parimet e drejta të mirëkuptimit dhe tolerancës ashtu si na takon dhe si i nevojitet Shqipërisë. Jemi të bindur se të bashkuar do të mbrojmë më mirë traditat luftarake dhe vlerat patriotike të LANC, që brezave t’u transmetojmë mesazhin se interesat e atdheut qëndrojnë mbi ato të partive politike, se ato janë të shenjta dhe mbrohen më mirë kur jemi të bashkuar.

5.OBVL është një organizatë patriotike pluraliste dhe e pavarur nga asnjë parti politike. Ne nuk pranojmë që të jemi krahu apo shtylla e ndonjë partie politike, por do të punojmë 20 VJET OBVL 11 që të jemi shtyllë dhe krah i shtetit dhe i kombit shqiptar.

6.OBVL dënon vendosmërisht të gjitha ato forca politike që kanë bashkëpunuar me okupatorët nazifashistë dhe që kanë bërë krime kundër popullit, që kanë punuar kundër lirisë dhe pavarësisë së atdheut. Ndaj tyre do të mbahet qëndrimi që meritojnë, qëndrimi që i vlen historisë dhe patriotizmit kombëtar.

7.Duke mbrojtur idealet e larta patriotike, përparimtare dhe demokratike si dhe arritjet e mëdha të LANÇ, ne dënojmë veprimtarinë përçarëse dhe diktatoriale të Enver Hoxhës dhe të klikës së tij që tradhëtuan idealet e LANÇ dhe dëmtuan rëndë shtetin dhe kombin tonë.

8.Organizata jonë mbështet fuqimisht proceset demokratike në vendin tonë dhe njeh, respekton dhe bashkëpunon me organizmat shtetërore. Jemi kundër dhe dënojmë të gjithë ato që kërkojnë destabilitet dhe pengojnë proceset demokratike në vend. Jemi të bindur se duke mbështetur proceset demokratike mbrojmë idealet e LANÇ dhe çojmë në vend amanetin e dëshmorëve të rënë për liri dhe pavarësi, mbrojmë interesat dhe të drejtat e veteranëve.

9.OBVL do të angazhohet me tërë mundësitë e saj për statusin e Veteranit të LANÇ, të Invalidit të LANÇ dhe të familjevve të dëshmorëve të LANÇ, të të drejtave të tyre ekonomike, sociale etj. Ajo do të mbrojë objektet, lapidarët dhe kujtimet e LANÇ.

10.OBVL do të përpiqet në bashkimin përfundimtar në një organizatë të vetme duke synuar luftën ndaj përçarjes dhe festimeve të ndara të përvjetorëve dhe festave të çlirimit të atdheut. U bëjmë thirrje të gjithë forcave politike dhe shoqatave atdhetare që të na mbështesin në këtë nismë madhore që do të na çojë në bashkimin mbarëkombëtar. Lavdi dëshmorëve të Atdheut ! Rroftë Shqipëria ! Tiranë, 27.07.1994 Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar (OBVL) është një organizatë shoqërore atdhetare. Ajo u formua që të vlerësojë realisht historinë e luftës së lavdishme Nacional Çlirimtare, që të shmangë shtrembërimet e periudhës së regjimit totalitar, mohimet dhe politizimet e bëra si rezultat i regjimit diktatorial të E.Hoxhës, por edhe me qëllim të caktuar nga individë që kërkonin lavdi dhe pushtet të pamerituar. Në kurthin e tyre ranë me dëshirë dhe me servilizëm historianë të ndryshëm që e shtrembëruan historinë e LANÇ.

AKTIVITETI I OBVL NDER VITE

Gjatë tri dekadave që nga themelimi, mbi 15 mijë veteranë dhe pasardhës milituan dhe militojnë në OBVL, duke dhënë kontributin e tyre në të mirë të demokracisë shqiptare dhe të së ardhmes së brezave.

Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ, që ishte drejtuar nga Shefqet Peçi deri në vitin 1991 ka qenë levë e PPSH, por edhe më pas nën drejtimin e Pirro Dodbibës, Adnan Qatipit Rustem Peçit, etj vazhdon të mbetet një organizatë e politizuar veçanërisht në shërbim të forcave të së majtës shqiptare. Prandaj për të penguar këtë qasje negative, këtë tendencë të dëmshme si për demokracinë ashtu edhe për historinë e popullit shqiptar me nismën e një grupi pre 64 personalitetesh, gjeneralësh dhe luftëtarësh, figura politike të respektuara, por fatkeqësiht të dënuar nga regjimi komunist u formua Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar (OBVL).

Në këtë grup bënin pjesë fi gura politike të respektuara që kishin qenë drejtues të reparteve partizane e ministra, siç ishin: Kiço Ngjela, Manol Konomi, Fadil Paçami, Maqo Çomo, Sadik Bekteshi (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), Muhamet Prodani (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), gjeneral-majorët: Nexhip Vinçani dhe Ernest Jakova; luftëtaret e shquara, drejtuese në luftë e aktiviste të OBVL: Selfi xhe Broja(Ciu), Zenepe Golemi (Ashiku), Liri Belishova,Vera Ngjela (Pojani, Mine Doraci e të tjera, por fatkeqësisht të dënuara nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.

Kuvendi i parë themelues i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (OBVL) në krye të saj zgjodhi personalitetin e shquar Dr. Ymer Dishnicën. OBVL i bëri thirrje Komitetit Kombëtar të Veranëve të Luftës Nacional Çlirimtare për bashkim, por me kushtin e zgjedhjeve të reja në bazë dhe në qendër të veteranëve, të ndryshimit të statutit dhe programit, të rishikimit të historisë së LANÇ, të dënimit të krimeve të komunizmit. Këto kërkesa u refuzuan nga Komiteti Kombëtar i Veranëve të Luftës Nacional Çlirimtare.

Menjëherë pas zgjedhjes, Kryesia e OBVL ju vu punës për përgatitjen e projektligjeve e që do të vinin në vendin e merituar fi gurën e respektuar të veteranit të LANÇ dhe propozimin e miratimine tyre në parlament, duke e vënë kështu veprimtarinë e saj mbi baza ligjore në interës të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve. Më këto ligje u ligjërua figura e respektuar e veteranit të LANÇ.

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ u shtri rrufeshëm në gjithë Shqipërinë. U krijuan dhe u konsoliduan degët e saj në rrethet si vijon: Në Tiranë me kryetar z.Muhamar Spahiu, Korçë, me kryetar Z.Haxhi Runi, Elbasan me kryetar z.Sami Vinçani, Durrës, me kryetar z.Idriz Hoxha, Shkodër me kryetar z.Muharrem Bushati, Lushnjë me kryetar.z.Iliaz Ahmeti, Krujë me kryetar z.Fadil Veseli; Lezhë me kryetar z.Loro Gjeçi, Tropojë me kryetar z.Hamit Neziri; Fier me kryetar z.Nazif Ago, Mat me kryetar z.Ismail Muharremi, si dhe në të gjitha rrethet e vendit. Vlen të përmendet kontributi i veteranëve Fluturak Vinçani (Korçë), Genc Ballanca e Shpendi Topollaj (Durrës), Osman Xhindoli (Shijak), Jorgji Terca e Mazllum parllaku (Tiranë), Xhemal Meçi (Pukë), Agim Dylgjeri e Maksim Vinçani (Elbasan), Ali Demush i(Shkodër) etj.

Që nga krijimi i saj në korrik 1994, OBVL ka mbajtur tetë kuvende kombëtare. Gazeta Veterani, organ i OBVL pasqyroi dhe pasqyron vazhdimisht veprimtarinë e kësaj organizate dhe ka ndihmuar në realizimin e objektivave dhe detyrave të saj.

Përveç përvjetorëve të shokëve të rënë në luftë, të pushkatuarit nga diktatura, të vdekurit në burgje e internime, si dhe të figurave patriotike me kontribute të veçanta në luftrat për liri kombetare, përkujtimoreve të shokëve që kanë vdekur gjatë kësaj periudhe, veprimtarive të tjera në bashkëpunim me pushtetin vendor në përjetësim të LANÇ, OBVL u bë promotore në mbrojtje të luftës së UÇK dhe të luftës së Kosovës, të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Mal të Zi,të komunitetit çam etj.

Në përkujtim të këtyre ngjarjeve e figurave, OBVL në qendër e rrethe ka bashkëpunuar me organët e pushtetit, organizatat e shoqatat që zhvillojnë veprimtari shoqërore e patriotike. OBVL ishte nismëtare në bashkimin e 64 organizatave e shoqatave joqeveritare që u angazhuan totalisht në mbështetje e ndihmë të luftës çlirimtare (UÇK) në Kosovë. Organizata jonë e ka mbështetur edhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni e Luginën e Preshëvës për të fituar liritë nacionale e të drejtat njërëzore. Ajo ka mbështetur dhe mbështet komunitetin çam në përpjekjet për të fituar të drejtat e mohuara.

Që në ditët e para të çlirimit të Kosovës OBVL ka vendosur lidhje e bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Veteranëve të LANÇ të Kosovës; bashkë kanë përkujtuar shumë ngjarje të luftrave për liri e pavarësi e në veçanti ato të LANÇ. Janë krijuar dhe ekzistojnë lidhje të ngushta mes dy kryesive të shoqatave tona. Po ashtu dhe me drejtues të Shoqatave të Veteranëve të UÇK e të Maqedonisë Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar është anëtare e Federatës Europiane e Botërore të veteranëve. Me pjesëmarrjen dhe aktivitetet e këtyre federatave, jo vetëm në Europë, por edhe në Maljazi, në Johanesburg, Marok etj OBVL ka bërë të njohur kontributin e popullit shqiptar në Luftën e II Botërore dhe të luftrave për liri të popullit tonë në Kosovë, Maqedoni e deri dhe kontributin që japim sot në mbrojtje të paqes në kuadrin e NATO-s.

NJOFTIM I AGJENSISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE (ATSH) PËR KRIJIMIN E OBVL

Tiranë, 27 korrik 1994, ATSH, A.Patozi/ Grupi nismëtar për bashkimin e veteranëve të
Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, përfaqësues të grupeve nismëtare të rretheve dhe
të asaj mase veteranësh që përkrahin nismën e bashkimit, shpallën sot në Tiranë krijimin e
Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar, (OBVL), e cila ishte
miratuar një javë më parë nga Ministria e Drejtësisë.
Kryetari i Grupit Nismëtar Muhamer Spahiu lexoi deklaratën ku thuhej se OBVL është
patriotike, pluraliste dhe e pavarur nga asnjë parti politike, se mbron idealet e larta dhe
arritjet e mëdha të LANÇ si dhe dënon veprimtarinë përçarëse dhe diktatoriale të Enver
Hoxhës.

Krijimi sot i organizatës, theksoi Z. Spahiu do ta lehtësojë mjaft punën e nisur nga grupi
nismëtar prej gati një viti, i cili duke mos qenë subjekt juridik ka hasur shumë pengesa,
sidomos nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve, në realizimin e misionit për bashkimin e të
gjithë pjesëmarrësve të LANÇ.
Deklarata përfundonte pas një thirrje drejtuar të gjithë veteranëve të luftës dhe kryesive
të shoqatave egzistuese, që me një kuptim më të drejtë politik, patriotik e shoqëror të bashkohen të gjithë në një organizatë të vetme dhe një tjetër drejtuar të gjitha forcave patriotike
dhe politike shqiptare që të ndihmojnë në realizimin e kësaj nisme si një nga shëmbujt e parë
për bashkimin kombëtar.
Në mbledhje e mori fjalën edhe ministri i mbrojtjes Safet Zhulali, i cili solli përshëndetjet
dhe përgëzimet e Presidentit Berisha për aktin patriotik të bashkimit të veteranëve të LANÇ
në një organizatë të vetme. Ata që luftuan kundër pushtuesit, tha më poshtë Z. Zhulali,
e meritojnë të gjithë nderin e veteranit, pasi të gjithë kishin idealin e lartë të lirisë dhe të
demokracisë.

PLATFORMA MBI BASHKIMIN E VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE
NACIONAL ÇLIRIMTARE NË NJË ORGANIZATË TË VETME

Gjatë luftës së dytë botërore veteranët, ish luftëtarët e LANÇ të popullit shqiptar të
frymëzuar nga patriotizmi dhe idealet atdhetare të rilindasve tanë të mëdhenj e të viganëve të pavarësisë ju kundërvunë pushtimit nazifashist të Shqipërisë me tërë potencialin e
tyre. Ishin ata që luftuan me armë në dorë kundër pushtuesve, që drejtuan rezistencën, ku
shumë prej të cilëve dhanë edhe jetën ose u burgosën e u internuan për hir të pavarësisë së
atdheut e të një demokracie të vërtetë.
Me luftën e tyre Nacionalçlirimtare, së bashku me popullin ata shkruan një nga epopetë
më të lavdishme të historisë duke u rreshtuar kështu përkrah koalicionit të madh antifashist botëror. Veteranët e LANÇ duan të ringjallin ato vyrtyte të shqiptarëve, të treguara gjatë
shekujve, për t’i vënë përsëri në shërbim të Nënës Shqipëri, në udhën e re të vështirëtë
lirisë e të demokracisë, pajtimit dhe të bashkimit kombëtar, të vëllazërimit e të përparimit
europian, të cilat u shprehën në idetë themelore të Konferencës së Pezës, bashkim pa dallim
feje, krahine e ideje, me parrullën: bashkim, bashkim, bashkim në luftën kundër pushtuesit.
Komunizmi si sistem dështoi dhe u shemb. Në Shqipëri diktatura komuniste i shërbeu
Enver Hoxhës dhe klikës së tij, që e kthyen Shqipërinë në një burg të izoluar nga bota, e
shkatërruan vendin ekonomikisht dhe nëpërmjet luftës së klasave i vranë njerëzit fi zikisht
dhe moralisht. Me këto veprime Enver Hoxha zhgënjeu në rradhë të parë ne,veteranët, ish
luftëtarët e LANÇ dhe të gjithë popullin. Diktatura u shëmb për të mos u kthyer më.
Aktualisht po jetojmë në një periudhë të vështirë, ku rreziku i shtrirjes së konfl iktit në
jug të Ballkanit është real. Kjo situatë kërkon nga ne veteranët, të mbështesim zhvillimet
demokratike dhe forcimin e shtetit ligjor. Mbështetja e çështjes mbarëkombëtare është detyrë shumë e rëndësshme aktuale.
Komiteti Kombëtar i Veteranëve i krijuar me vendim të Byrosë Politike të KQPPSH në
vitin 1957 ka qenë një nga levat e PPSH dhe e diktaturës së Enver Hoxhës. Ky Komitet jo
vetëm nuk e mbrojti atë masë të madhe ish luftëtarësh që diktatura komuniste i dënoi, por u
tregua konformist me këto dënime. Ai nuk i ka realizuar detyrat dhe obligimet e tij ndaj veteranëve, nuk u siguroi as status ligjor, as shpërblime ekonomike sipas kontributit të dhënë
ashtu si homologët tanë në vendet e zhvilluara të Europës, as dinjitetin e duhur. Ai edhe sot
vazhdon të jetë në të njëjtën linjë me të kaluarën e viteve para 90. Si i tillë ai nuk përfaqëson
më interesat dhe ndryshimet e reja demokratike.
Nisur nga dëshira e mirë për të forcuar unitetin e veteranëve dhe për t’i shërbyer më mirë
zhvillimeve demokratike dhe çështjes mbarëkombëtare një grup nismëtar të veteranëve u
propozon të gjithë veteranëve të bashkohen në një organizatë të vetme, në OBVL, mbi bazën
e kësaj platforme:

  1. Organizata e veteranëve është bashkim vullnetar i ish luftëtarëve të LANÇ. Në të marrin
    pjesë të gjithë luftëtarët dhe invalidët e rezistencësantifashiste nacionalçlirimtare, të cilët
    luftuan në formacionet luftarake dhe në terren duke dhënë kontributin e tyre për çlirimin
    e atdheut pavarësisht nga bindjet e tyre politike e përkatësitë partiake
  2. Organizata e veteranëve të LANÇ është një organizatë patriotike pluraliste dhe e pavarur nga asnjë parti politike.
  3. Organizata e veteranëve të LANÇ ka për qëllim ruajtjen, propogandimin dhe pasurimin traditave patriotike dhe luftarake të popullit tonë ndër shekuj dhe veçanërisht ato të
  4. LANÇ të popullit shqiptar. Ajo do të punojë për të rritur dhe forcuar dashurinë për atdheun dhe për realizimin e aspiratës së madhe të bashkimit kombëtar. Do të kontribuojë për historigrafi në e popullit shqiptar për pasqyrimin me vërtetësi dhe pa politizime të LANÇ.
  5. OBVL do të ndihmojë për ruajtjen e pastër të idealeve të luftës NÇl. Ajo dënon veprimtarinë tradhëtare të krerëve të Ballit Kombëtar e të Legalitetit në kohën e luftës që bashkëpunuan me armikun si dhe persekutimet e Enver Hoxhës dhe të bashkëpunëtorëve të tij ndaj mijëra ish luftëtarëve të LANÇ dhe familjeve të tyre. Ajo është kundër përçarjes dhe e dënon atë si veprimtari antikombëtare.
  6. OBVL në veprimtarinë e saj do të bashkëpunojë me të gjitha shoqatat dhe organizata patriotike. OBVL kujdeset dhe nderon të rënët dëshmorë të kombit në luftërat për liri, pavarësi dh demokraci të popullit shqiptar për përjetësimin e veprës së tyre. Kujdeset dhe ndërhyn pranë organeve përkatëse për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e varrezave, lapidarëve dhe objekteve historike të luftës.
  7. Bashkëpunon me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me organet e pushtetit vendor për përkujtimin e ngjarjeve historike të LANÇ, jubileve dhe fi gurave të saj.
  8. OBVL do të punojë me përparësi për të mbajtur të pastër fi gurën e veteranit të LANÇ.
  9. Do të verë në vend nderin dhe prestigjin e mohuar të ish luftëtarëve të LANÇ të dënuar nga diktatura komuniste dhe do të luftojë për rivendosjen e të gjitha të drejtave të tyre të mohuara.
  10. 10.E ushtron veprimtarinë e saj mbi bazën e programit dhe të statutit të miratuar nga Këshilli Drejtues i OBVL-së.

PROGRAMI I ORGANIZATËS SË BASHKUAR TË VETERANËVE TË LUFTËS
ANTIFASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR

•Organizata e Bashkuar e veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar do të emërtohet shkurt
OBVL
•OBVL është një organizatë patriotike pluraliste demokratike dhe e pavarur nga asnjë parti politike.
•OBVL punon për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të mëposhtme:
1.Bashkimin vullnetar të ish luftëtarëve të LANÇ. Në të marrin pjesë të gjithë luftëtarët dhe
invalidët e rezistencësantifashiste nacionalçlirimtare, të cilët luftuan në formacionet
luftarake dhe në terren duke dhënë kontributin e tyre për çlirimin e atdheut pavarësisht nga bindjet e tyre politike e përkatësitë partiake, duke respektuar mendimin alternativ.
2.Mbrojtjen dhe lartësimin e fi gurës së veteranit të LANÇ.
3.OBVL do të ndihmojë për ruajtjen e pastër të idealeve të luftës NÇl. Ajo është kundër përçarjes dhe e dënon atë si veprimtari antikombëtare.
4.Organizata e veteranëve të LANÇ ka për qëllim ruajtjen, propogandimin dhe pasurimin
e traditave patriotike dhe luftarake të popullit tonë ndër shekuj dhe veçanërisht ato të
LANÇ të popullit shqiptar.
5.Ajo do të punojë për të rritur dhe forcuar dashurinë për atdheun dhe për realizimin e aspiratës së madhe të bashkimit kombëtar, duke mbështetur dhe përkrahur përpjekjet për
pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës
6.Do të kontribuojë për historigrafi në e popullit shqiptar, për pasqyrimin me vërtetësi dhe
pa politizime të LANÇ.
7.OBVL në veprimtarinë e saj do të bashkëpunojë me të gjitha shoqatat dhe organizatat
patriotike si dhe me shoqatat homologe ndërkombëtare.
8.OBVL kujdeset dhe nderon të rënët dëshmorë të kombit në luftërat për liri, pavarësi dhe

demokraci të popullit shqiptar, për përjetësimin e veprës së tyre.
9.Kujdeset dhe ndërhyn pranë organeve përkatëse për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e varrezave, lapidarëve dhe objekteve historike të luftës.
10.OBVL dënon persekutimet e Enver Hoxhës dhe të bashkëpunëtorëve të tij ndaj mijëra
ish luftëtarëve të LANÇ dhe familjeve të tyre. Do të verë në vend nderin dhe prestigjin
e mohuar të ish luftëtarëve të LANÇ të dënuar nga diktatura komuniste dhe do të
luftojë për rivendosjen e të gjitha të drejtave të tyre të mohuara.
11.Bashkëpunon me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me organet e pushtetit vendor për dhënien
e statusit të veteranit, invalidit dhe dëshmorit të LANÇ, për përkujtimin e ngjarjeve
historike të LANÇ, jubileve dhe fi gurave të saj.
12.Kujdeset për plotësimin dhe përmirësimin e nevojave ekonomike të veteranëve dhe të
familjeve të tyre, sidomos në raste sëmundjesh dhe ngjarjesh të jashtëzakonshme.

Ky program është miratuar në Kuvendin e I Kombëtar dhe është përmirësuar në Kuvendin e III dhe të V