Genc Ballanca*
Më 21 shtator do të mbushte 100 vjet nga lindja e tij, por fatkeqësisht, Fluturak Asabella (Vinçani), veterani i LANÇ, anëtar i kryesisë së OBVL, Kryetar i Degës së Organizatë së Bashkuar të Veteranëve të Luftrave për liri e pavarësi të popullit shqiptar, për Qarkun e Korçës, nuk arriti të jetonte gjer një shekull, sepse vdekja e ndau nga ne kat♪7r muaj më pare, më 2 Qershor 2024.
Fluturak Avdyl Asabella lindi dhe u rrit në fshatin Vinçan të Rrëzës së Korçës.
Ishte vetëm 16 vjeç kur Shqipëria pushtohej nga fashizmi italian, megjithatë e shohim pjesëmarrës në demonstrimet e patriotëve korçarë më 5-6 prill 1939 duke kërkuar armë për rezistencë ndaj pushtuesit. Plot zjarr dhe energji rinore, i rritur dhe edukuar në mjedisin e një familieje dhe të një fshati me tradita atdhedashëse ai u vu në shërbim të qëndresës antifashiste qysh në fillimet e saj.
Në vitet 1942-43, atë do ta gjejmë të plotësisht të përkushtuar ndaj veprimtarisë antifashiste duke punuar pa u lodhur për përhapjen e frymës për nevojën e rezistencës dhe zgjerimit të rradhëve të njësiteve të armatosura të Rrëzës së Korçës.
Në tetor ’43 merr pjesë në formacionet e armatosura të UNÇl. Operacioni armik i Dimrit e gjeti në Br.IVs, ku si gjithë të tjerët iu desh të përballojë vështirësi të jashtëzakonëshme të luftimeve, rraskapitjes, të të ftohtit, urisë e pagjumësisë.
Në një betejë me focat naziste në Arzë të Devollit plagoset rrëndë. Mjekohet në Slimnicë të Greqisë në spialin partizan të EAM-it, për t’u rikthyer mbas 3 muajsh në formacionet luftarake, tashmë në rradhët e Br. XVs si zv.komisar kompanie deri në çlirim.
Fluturaku i përballoi me nder të gjitha detyrat dhe vështirësitë e luftës për 3 vjet. Megjithëse i vdes i ati dhe Fluturaku ishte i vetmi mashkull madhor i families, ai nuk e braktisi luftën deri në fund, ku mori gradën n/toger dhe u nderua me një numër medaljesh e dekoratash. Fluturaku fliste me krenari për pjesëmarrjen në atë luftë, por nuk u pajtua kurrësesi me pasojat shkatrruese të Diktaturës të mbas çlirimit.
Si shumë të tjerë edhe Fluturaku ëndërronte një Shqipëri të pas luftës me mirëqënje, liri, demokraci, paqe dhe harmoni. Fluturaku ishte nga të parët që kuptoi shkeljen e idealeve për të cilat u luftua dhe si guximtar dhe i ndershëm që ishte reagoi duke u shprehur haptazi në një mbledhje të oficerave në Delvinë në verë të vitit 1946. Ai ishte i ndërgjegjshëm për pasojat që mund të kishte, por kurrë nuk mund besonte se puna do të shkonte deri aty sa ta arrestonin dhe ta dënonin si armik i popullit. Me dënimin e Koci Xoxes në 1949 u lirua, por me gjithë përpjekjet e tija të vazhdueshme, si dhe shumë të tjerë, Fluturakun nuk e reabilituan kurrë. Mbi 40 vjet do ta ndihej i “fyer” e i “poshtëruar” nga kalvari torturonjës prej persekutimit nga Sigurimi famëkq, por ai asnjëherë nuk e lëkundi krenarinë dhe dinjitetin. Edhe pse i lodhur nga mosha dhe tallazet e jetës, ai nuk rreshti së qëni një qytetar aktiv, duke duke kontribuar si Kryetar i OBVL-Korçë, në evidentimin dhe promovimin e vlerave patriotike e morale te popullit shqiptar. Veteranët e OBVL dhe pasardhësit e tyre e vlerësojnë lart Fluturakun dhe ndihen të nderuar që e patën midis tyre.
Unë e kisha shok dhe bashkëluftëtar, shok armësh në formacionet luftarake në Brigadën e IV S.., bashkëpunëtor që në formimin e OBVL dhe në vazhdim, në veprimtaritë e saj… Fluturak Asabella (Vinçani) ishte njeri i idealeve të pastra, i idealeve fisnike të drejtësisë dhe barazisë që ëndërronte të realizoheshin mbas mbarimit të Luftës. Por sa ëndërimtar, aq dhe trim. Qoftë në ballë të luftës, qoftë më vonë në përplasjen me diktaturën, e cila ja “shpërbleu” me mënyrën më mizore. Nuk do ta harroj asnjëherë urtësinë, zemërgjerësinë, mendimin e pjekur e të ekuilibruar të mikut tim Fluturakut, i cili u largua nga ne më 2 Qershor 2024, ne moshën 100-vjeçare.
* Veteran i LANÇ, ish-Kryetar i OBVL Qarku Durrës