“Shtëpia e Verdhë” botim i prestigjiozes “ONUFRI” nuk është thjesht një roman, por një ftesë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe për të kërkuar të vërtetën përmes një lenteje artistike

•       Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, por dhe makinacionet e mëtejshme për ta bërë pis fitoren e UÇK-së, prej vitesh e trazonin ndërgjegjen e autorit Bashkim Hoxha, por edhe atë të gazetarit profesionist. Nëpërmjet këtij romani, ai përcjell tek lexuesi mesazhin se “Shtëpia e Verdhë” është një problem bashkëkohor sot, ai i fake neWs (lajmeve të rreme) dhe ai i deformimit të realiteteve dhe i përdorimit  të propagandës si mjet lufte

Romani “Shtëpia e verdhë”, botimi më i fundit i prozatorit dhe dramaturgut të mirënjohur Bashkim Hoxhëa, mbrëmjen e së mërkurës të 14 gushtiot 2024 u prezantua mes një rrethi miqsh, shkrimtarësh, personalitetesh të artit dhe kulturës, por edhe shumë qytetarëve durrsakë dhe turistëve.

Në një fshat të thellë të Matit, Shtëpia e Verdhë mbetet një mister që kuriozon gjithkënd dhe pas dy dekadash. E përfolur si skenë e historive të errëta dhe të pabesueshme, ajo rikthehet në vëmendje përmes romanit më të ri, të shkrimtarit dhe dramaturgut të suksesshëm Bashkim Hoxha.

Lexues dhe dashamirës të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën buzë detit për të diskutuar mbi këtë vepër që shënon një tjetër arritje në karrierën e këtij autori. Ajo sjell në vëmendje një tematikë që ka dashur të hedhë baltë mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj me akuzat për trafik organesh dhe varre masive, të përmendura në raportin e Dick Martit.

“Shtëpia e Verdhë” botim i prestigjiozes “ONUFRI” nuk është thjesht një roman, por një ftesë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe për të kërkuar të vërtetën përmes një lenteje artistike.

Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, por dhe makinacionet e mëtejshme për ta bërë pis fitoren e UÇK-së, prej vitesh e trazonin ndërgjegjen e autorit Bashkim Hoxha, por edhe atë të gazetarit profesionist. Nëpërmjet këtij romani, ai përcjell tek lexuesi mesazhin se “Shtëpia e Verdhë” është një problem bashkëkohor sot, ai i fake neës (lajmeve të rreme) dhe ai i deformimit të realiteteve dhe i përdorimit  të propagandës si mjet lufte.

“Nga historia e ‘Shtëpia e verdhë’, unë kam marrë vetëm të vërtetën e akuzave të rreme që janë bërë. Kjo është pjesa e realitetit në roman, ndërsa personazhet I kam trilluar, janë personazhe letrare që mbartin mesazhe të gjithanshme, -thotë shkrimtari B.Hoxha.

Ndoshta për vet temën që trajton romani, që lidhet me çështjen aq shumë të përfolur ndërkombëtarshit të gjoja trafikimit të organeve nga UÇK-ja por ndoshta edhe për një ringjallje të ndjesisë së mirë për librin, në festën e promovimit u bashkuan shumë njerëz. Jo vetëm si lexues e spektatorë, por si organizatorë të kësaj feste duke i dhënë asaj një përmasë të madhe. Bashkia e qytetit kishte vënë në dispozicion teknikën dhe infrastrukturën e duhur për këtë eveniment. Shoqata “Durrësi Autokton”, përvec pranisë së intelektualëve të shquar të qytetit, e ka konsideruar sheshin Marinari edhe si një takim kulturor me durrsakët e emigruar që, si zakonisht, në gusht vijnë pranë familjeve plot mall. Ish themelues të UÇK-së, që me përjetimet dhe botimet e tyre e kanë ndihmuar mjaft autorin për këtë libër për të qënë pranë të vërtetës së ngjarjes, u bënë thirrje në rrjetet sociale të gjithë atyre kosovarëve që ndodheshin në Durrës që në datën e caktuar të bëheshin pjesë e kësaj ngjarjeje, jo vetëm letrare

Mbrëmja letrare u shoqërua dhe me ekspozimin e mjaft fotove dëshmi, të pasojave të luftës në Kosovë, si dhe punimet në pikturë e skulpturë të tre artistëve nga Mitrovica.

Arti dhe historia u ndërthurën në këtë mbrëmje vere për të ofruar një perspektivë të re dhe shuar zërat mbi skenarin e errët të shtëpisë që ende tërheq vëmendjen.

Kryetari i shoqates “Durrësi Autokton” ing. Abdulla Deliallisi nderoi me titullin “Mirënjohja e Qytetit të Durrësit” z. Bujar Hudhri, botuesin e Shtëpia Botuese Onufri me motivacionin: për kontributet e ONUFRI në botimin dhe promovimin e letërsisë shqipe.

Aktiviteti u shoqërua me ekspozita fotografike dhe pikture nga artistët fotografi Gëzim Domi dhe piktorët nga Mitrovica Tafil Peci Boletini, Gani Sadiku, Shyqri Çeliku. Tablloja e shëtitores u plotësua me krijimet e të rinjve të qendrës Durrësi Aktiv, Interpretimet e studios së baletit Arian Plaku dhe të artisteve te mrekullueshem Olta Juba , Violeta Beshiri, Alesio Hysenaj i dhanë ngjyra feste manifestimit letrar, festë qe u realizua më së miri me përkujdesje nga Bashkia Durres.