Modeli i një nëne të përkushtuar, që do të kujtohet gjithmonë me respekt

• Ajo njihej nga të gjithë banorët e lagjes e të fshatit, ku banonte, si modeli më shembullor dhe i kompletuar i një gruaje që mishëronte dhe rrezatonte virtyte të larta njerëzore, një qytetare e denjë, një grua fisnike, një bashkëshorte e përkushtuar, një nënë shembullore dhe e palodhur

Një jetë plot sakrifica por dhe shumë gëzime….

Duhet të marrim pak kohë që të flasin për jetën dhe veprimtarinë e atyre njerëzve, që me modestinë e tyre, janë shembulli më i mirë për familjen dhe shoqërinë, duke dhënë modele frymëzuese e mbreslënëse. Ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme te çdokush. Këta shembuj pozitiv, të shoqërojnë përgjatë gjithë trajektores së jetës, duke ndjerë, jo vetëm admirim, por edhe vlerësim e respekt të thellë për ta. Një ndër ata, është edhe Bedrie Metuku. Ajo njihej nga të gjithë banorët e lagjes e të fshatit, ku banonte, si modeli më shembullor dhe i kompletuar i një gruaje që mishëronte dhe rrezatonte virtyte të larta njerëzore, një qytetare e denjë, një grua fisnike, një bashkëshorte e përkushtuar, një nënë shembullore dhe e palodhur. Asgjë nuk na përgatit në jetë, për humbjen e njeriut të zemrës, siç është nëna, pasi kemi besuar, se ajo do të jetojë gjithmonë. Asgjë dhe askush nuk e merr dhe nuk e fashit kujtimin e nënës, asgjë dhe askush nuk e mbulon hijen e saj. Bedrie Metuku, është ndarë nga jeta, por ajo ka lënë pas dashurinë, dashuria le kujtimet, e kujtimet për të, nuk do të shuhen kurrë. Padyshim që është shumë e vështirë të shkruash disa rrjeshta përkujtimore për njeriun e zemrës, siç është nëna, ku mungesa e saj fizike është zbrazëti dhe e pazevendësueshme për fëmijët dhe të afërmit e saj. Ata gjëra, që ajo u ka mësuar dhe këshilluar fëmijëve të saj, padyshim që janë edhe trashëgimia dhe pasuria më e madhe, që ajo iu ka lënë atyre. Vlerat e një njeriu ndër më të dashurit, siç është nëna, do vërehet gjithmonë nga mungesa e saj, ndër vite. Bedria do të mbetet mes njerëzve të tyre të zemrës. Kujtimet e saj do t’i ruajnë si gjënë më të shtrenjtë dhe më të vlefshme në jetën e tyre, me dhimbje në zemër do e kujtojnë të gjithë fëmijët dhe të afërmit e saj. Ata do të jetojnë me kujtimet e tyre, që ajo u ka lënë. Ndarja nga jeta e Bedries kurrë nuk e shuan mallin dhe dashurinë që ata kanë për të. Vdekja e saj, do të mbetet plagë në zemrat e tyre. Atyre do tju mungojë buzëqeshja dhe fjalët e saj, sinqeriteti, ngrohtësia dhe urtësia e saj.

Nënë dhe bashkëshorte e një familjeje me histori të hershme, patriotike

Në botën e saj shpirtërore si dhe të bashkëshortit të saj, Shabanit, në çdo kohë shfaqej bujaria dhe mikpritja e kësaj shtëpie. Bedria, ishte nëna dhe bashkëshortja e një familjeje me histori të hershme, patriotike e atdhetare, si dhe një ndër aktivistet e mira të grave. Bashkëshorti i saj, Shabani, ka dhënë një kontribut të veçantë kodo ku ai ka punuar, deri sa doli në pension, ku për kontributin e tij është vlerësuar me tituj e medalje. Janë disa njerëz, të cilët gjithë jetën e tyre punojnë e kontribuojnë me përkushtim, e në heshtje, ndahen nga kjo jetë, por, të përcjellë me dinjitet e të vlerësuar. Një figurë e tillë, ka qenë edhe Bedrie Metuku, e cila do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që e kanë njohur, si model dinjitoz, prindëror e shoqëror. Ajo ka lindur në vitin 1943, në fshatin Shëlli të rrethit të Matit, por, mes lotëve, dhimbjes së madhe dhe pikëllimit të thellë, nëna Bedrie, në 3 Tetor 2022, është ndarë nga jeta, duke e përcjellë për në banesën e fundit. Ajo është martuar me Shaban Metukun, nga fshati Shqefën i rrethit të Matit, të cilët kaluan plotë 60 vite bashkë, ku pati një jetë me sakrifica por dhe gëzime. Ajo ishte jo vetëm një nënë e mirë por dhe një bashkëshorte e denjë. Bedria mungon fizikisht, për shkak të ndarjes nga jeta, por ajo nuk do të mungojë kurrë në kujtesën e fëmijëve dhe të afërmve të saj, të cilët do ta nderojnë dhe do ta kujtojnë për sakrificat dhe atdhedashurinë që ajo ka treguar në çdo kohë. Nënë Bedria, edhe pse nuk jeton më, ajo mbetet figura më e spikatur e familjes dhe e të afërmve të saj. Ajo është lindur e rritur në një familje fisnike, me tradita të njohura patriotike e atdhedashurie, dhe me emër në krahinën e Matit. Bedria u formua si njeriu që respektoi veten, familjen, të afërmit dhe komunitetin. Familja Metuku, nga Shqefni i Matit, ka një histori që ka lën gjurmë e ka përcjellë vlera njerëzore e liridashëse, brez pas brezi, për patriotizëm, kulturë, burrëri, trimëri, mikpritje, korrektësi dhe kontributin për paqe, mes njerëzve. Këto cilësi, ajo i trashëgoi dhe i manifestoi, jo vetëm tek vetja, por i përcolli edhe tek fëmijët dhe të afërmit e saj. Puna dhe kontributi i saj vazhdoj, duke mos u ndalur, deri sa ajo doli në pension. Simboli i ndershmërisë dhe përkushtimit, për Bedrie Metukun, kanë qenë bashkëudhëtare të jetës së saj. Ajo ka punuar në ish-Kooperativën bujqësore të shqefnit të Matit, duke përmbushur me dinjitet çdo detyrë që i është ngarkuar, Pas viteve ’90-të, si shumë familje të tjera shqiptare, Bedria ka banuar familjarisht në Qytetin e Tiranës. Ajo, së bashku me bashkëshortin e saj të nderuar, Shaban Metuku, lindën dhe rritën, 10 fëmijë, nga këta: 2 djem dhe 8 vajza, të gjithë të shkolluar e të edukuar, në bazë të profileve dhe preferencave të tyre.

Bedrie Metuku është dekoruar me urdhëra e medalje të ndryshme

Për kontributin e saj, si në punë ashtu dhe në detyrat shoqërore, ajo është dekoruar me urdhëra e medalje të ndryshme, të cilat i ka lënë si ‘’notë’’ vlerësimi e nderimi, dedikuar fëmijëve të saj. Kontributi i saj në punë, ishte shumë i vyer. Kudo ku ka punuar gëzonte respekt, ndjente gjithnjë dashurinë e madhe për familjen dhe të afërmit e saj. Që nga ajo kohë e deri në fund të jetës së saj, Bedria ishte një qytetare e nderuar dhe e respektuar nga të gjithë ata që e njohën. Ajo, si një nënë heroinë e vërtetë që ishte, nuk ankohej asnjëherë, ajo ishte natyrë paqësore dhe nuk donte t’u ankohej të tjerëve. imazhin kuptimplot të njeriut të mirë, e ruajti deri në fund të jetës së saj. Mosha e saj, 79-vjeçare nuk e ndryshoj aspak arsyetimin e kthjellët. Ajo u sëmurë dhe zuri shtrat, jo për t’u dergjur, por si për të bërë takimin e fundit me të gjithë ata që i donte dhe e donin. Ceremonia e varrimit e Bedries iu bë me të gjitha nderet që i takonte dhe e meritonte. Bedria nuk jeton më fizikisht, por ajo, la të gjallë punën, veprën dhe kontributin e saj, la plot kujtime të pashlyeshme, la bashkëshortin e saj, Shabanin me dy djemt: Luani dhe Hasani, la dhe 8 vajzat e saj: Drita, Shpresa, Asja, Dava, Rozeta, Florida, Suela dhe Leonida, la shumë nipër e mbesa, që aq shumë i donte dhe e donin, la dhe të afërm, që do ta kujtojnë gjithmonë me nderim e respekt të veçantë. Nëna Bedrie do të jetojë përjetësisht në kujtesën e të afërmve të zemrës së saj. Ajo do të mbetet një Nënë e përkushtuar dhe shembullore, krenaria e fëmijëve dhe e të afërmëve të saj, duke i bërë pasardhësit e saj, të jenë krenar. Ajo ishte një nënë me vlera të pa krahasueshme, që gjithë jetën e saj, shërbeu me përkushtim e devotshmëri, e rrethuar me tituj e dekorata, por mbi të gjitha, nga respekti dhe mirënjohja e njerëzve. Bedrie Metuku është përcjellë për në banesën e fundit, në tokën, ku pemët dhe lulëkuqet, për këtë nënë të veçantë, do të jenë gjithmonë të freskëta. U prehtë në paqe dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i NËNËS BEDRIE!

Ferit Shqefni