Nga MEVLUD BUCI

Me 26 korrik 2024, në një ceremoni solene , në një veprimtari prekëse, u shënua 30 vjetori i OBVLP(Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ dhe Pasradhësve) dhe promovimi i librit “30 VJET OBVL-HISTORI SUKSESI” i bashkëaurorëve Halil rama dhe Sakip Cami, historia e i kësaj organizate që vlerëson veteranët e Luftës së Dytë Botërore, dënon krimet e komunizmit, mbështeti Luftën e Kosovës dhe Çështjen Mbarëkombëtare. Duhet thënë se kjo Organizatë e fuqishme e veteranëve, e përfaqëson zërin e saj nëpërmjet gazetës “Veterani”, drejtuar me kompetencë profesionale nga Halil Rama, “Mjeshtër i Madh” ,por edhe nëpërmjet shtrirjes së saj të Degëve në gjithë Republikën , duke u bërë një përçuese e denjë e vlerave kombëtare të lirisë, të traditave dhe atdhedashurisë. Në fjalët përshëndetëse të mjaft pjesëmarrëseve, si: gjeneralmajor Manushaqe Shehu, Hali Rama, Isuf Imeraj, Shpend Topollaj, Sakip Cami, Mark Palnikaj, Bashkim Hisari etj, u vu në dukje roli i kësaj organizate si transmetuese e vlerave luftarake të lirisë, si organizatë e frymëzuar vetëm me ideale kombëtare të vlerave të lirisë dhe të patriotizmit. Vazhdimisht kjo vlerë është përcjellë nëpërmjet gazetës “Veterani”, drejtuar me profesionalizëm nga Halil Rama” Mjeshtër i Madh “ dhe nga libri “30 VJET OBVL-HISTORI SUKSESI”” ku përcillen shkrime nga figura të shquara, si: gjeneral Rrahman Parllaku – Nderi i Kombit, Liri Belishova, Hava Bekteshi, Skënder Malindi etj, si dhe deklatata e prononcime në favor të çështjes kombëtare.
Mirënjohje pafund për ju organizatë e dashur dhe e nderuar e OBVLP, si dhe të nderuarit kryeredaktor të gazetës “Veterani”, Hali Rama, akademik dhe “Mjeshtër i Madh”.
OBVL përfaqëson një vlerë të rëndësishme të traditave të lirisë dhe demokracisë.