Të nderuar pasardhës të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare!
Si më i vjetri i kësaj organizate, dua t’ju falenderoj përzemërsisht për kontributin tuaj, duke u bërë promotorë të organizimit dhe konsolidimit të saj.
Para 20 vitesh, kur me gjeneral Parllakun i propozuam Halil Ramës të merrte drejtimin e gazetës “Veterani”, patëm bindje në aftësitë e tija profesionale si gazetar dhe shkrimtar, dhe nuk u zhgënjyem.
Jo vetëm në gazestën tonë “Veterani”, por edhe në shtypin qëndror, madje edhe me gjashtë libra, kushtuar gjeneral Parllakut e historikut të OBVL, Halil Rama ja doli ta promovojë dhe t’ja ngrejë prestigjin kësaj organizate të krijuar para 30 vitesh nga burra shteti, siç ishin Dr.Ymer Dishnica, gjeneral Rrahman Parllaku, Edip Ohri, Tahir Voshtina, Liri Belishova, Muhamer Spahiu, Hamit Neziri, Shaban reçi, Hamit Keçi e dhjetra të tjerë.
Sot jam më i gëzuar se kurrë për faktin se te pasardhësit shoh të përmbushur misionin e organizatës tonë: mbajtjen gjallë të frymës patriotike, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës së lavdishme Nacionalçlirimtare dhe mbështetjen e proceseve demokratike.
Si përfundim, nuk më mbetet gjë tjetër, veçse t’ju uroj suksese të mëtejshme.
Faleminderit