• BRIGADA XVIII SULMUESE E UNÇSH u formua në Sllatinë të Peshkopisë më 18.8.1944, nga batalionet partizane të Dibrës, Çermenikes e Martaneshit, si dhe me vullnetarë të rinj nga krahinat e Dibrës, që u organizuan në katër batalione. Më 22.8.1944 forcat e saj, së bashku me forcat e Br. V S zhvilluan me sukses luftimin e parë mësymës kundër forcave gjermane e reaksionare të përqendraara në malin e Korabit. Nga ky sulm armiku pati shumë humbje dhe dështoi operacioni «Filksenjagd»), që synonte të pushtonte Peshkopinë.

Para 80 vitesh, më 18.8.1944, në Sllatinë të Dibrës u formua Brigada e XVIII S nga batalionet partizane të Dibrës, Çermenikës e Martaneshit, si dhe me vullnetarë të rinj nga krahinat e Dibrës, që u organizuan në katër batalione.
Komandat i Brigadës XVIII S. qe Esat Ndreu dhe zëvendëskomandant Zoi Themeli, komisar Miço Kallamata dhe zëvendëskomisar Sotir Vullkani.
Më pas, komandant brigade kanë qenë edhe Zoi Themeli e Petrit Dume, ndërsa zëvendëskomandant kanë qenë edhe Petrit Dume e Xhevdet Petrela. Komisar qe edhe Ilmi Çausholli dhe zëvendëskomisar qenë edhe Temo Sejko e Milo Qirko; përgjegjës rinie Dhori Shkodrani, sektori i Agjitpropit: Qazim Prishtina (përgjegjës) Muntaz Kodra, Servet Tershana; intendent: Mahmut Ndreu, Bardhyl Papajani, Kin Dushi, oficer i mbrojtjes Mustafa Novi, oficer informativ Sakip Luku, oficer në sektorin informativ Zenulla Uka (përgjegjës i seksionit) .
Brigada që në fillim, sipas detyrave që kishte marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇ, nën drejtimin e komandës sonë veproi së bashku me Brigadat e I, IV, e të V Sulmuese për asgjësimin e sulmeve që ndërmerrnin forcat gjermane e bashkëpunëtorët e tyre, si ajo e mësymjes së tyre nga Hilmia, por u shpartalluan dhe më 23 Gusht 1944 u çlirua Peshkopia dhe gjithë Dibra dhe kjo ditë u shpall dita e çlirimit të Dibrës.
Pas 30 Gushtit Brigada veproi në luftimet kundra gjermanëve e bashkëpunëtorëve të tyre në Lumë, Kukës e Prizren…
Kukësi u çlirua më 18 Nëntor 1944 dhe së bashku me forcat e Brigadës V-të Sulmuese u çlirua Prizreni më 17 Nëntor 1944. Pas kësaj Brigadës iu caktua detyra për asgjësimin e mbeturinave të mercenarëve dhe bashkëpunëtorëve me okupatorët nazifashistë në zonën Mirditë-Pukë.
Për të gjitha këto luftime e aksione të Brigadës është botuar Historiku i Brigadës së 18-të Sulmuese (të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare), 18 Gusht -25 Prill 1945, në vitin 2008.
Sipas kujtime të Hajri Hoxhës, -ish partizan dhe kuadër i kësaj brigade (ish-komisar i kompanisë së shtabit të Brigadës): “Pothuajse çdo natë Batalionet e Brigadës zinin pusi në istikamet e improvizuara rreth rrugës Prizren – Kukës, poshtë fshatit Bardhoc e të tjerë deri në afërsi të Kukësit që prisnim autokolonën gjermane të tërhiqeshin nga Prizren-Kukës-Pukë-Shkodër. Po ashtu kishte javë që në ditë të caktuara për afro dy muaj batalionet me radhë ndërmerrnin aksione kundra forcave gjermane në qytetin e Kukësit. Këto jepnin rezultate në dëmtimet që u bënim si në njerëz e materiale autokolonave gjermane apo atyre të vendosura në qytet. Dhe ne të gjithë partizanët në këtë rast ruajmë pritjen që si para apo pas aksionit të fshatrave të Kukësit që nga Bicaj e Morina ndanin bukën e tyre me ne e çfarë kishin në shtëpi si groshën, dhallë e sidomos turshitë dimërore, sepse po të mos ishte kjo nga do t’i merrnim ne bukën etj. mos kishim magazinat me miell apo të tjerat? Jo, “magazinë” ishte zemra bujare e fshatarësisë si kudo në gjithë popullin shqiptar e sidomos të fshatarësisë edhe në të Dibrës-Krumës-Kukësit-Pukës e Prizrenit”.
Me çlirimin e Kukësit dhe Prizrenit u bënë ndryshime në udhëheqjen e Shtabit të Brigadës. Esat Ndreu u caktua me forcat e ndjekjes në Shkodër dhe Komandant erdhi Petrit Dume, ndërsa Komisar Hilmi Çausholli, sepse Miçua u caktua Komisar në një brigadë shqiptare në Maqedoni. Në këto ditë çlirimi të Kukësit Hajri Hoxha kujtonte ardhjen në Brigadën e XVII të 112 shokëve e shoqeve që kishin shpëtuar nga kampi nazist gjerman i Prishtinës, ku disa prej tyre u rreshtuan në këtë Brigadë, si i paharruari Kin Dushi që arriti të emërohet edhe Komandant Batalioni. Ai ka shkruar dhe botuar në libër vuajtjet dhe pushkatimet e 105 të rinjve shqiptarë në këtë kamp më 23 Tetor 1944. Po ashtu Kini ka vlerësuar trimërinë e gjithë shokëve që ishin pushkatuar e në mes tyre përmend heroizmin e ish – partizanëve të Batalionit të Dibrës Spiro Velko, Musa Agolli e të rinjve të tjerë dibranë si: Bilal Konxholli, Tasim Shehu, Hamza Shehu.
Pas çlirimit të Atdheut më 29 Nëntor 1944 Brigada e XVIII S, sipas Urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ, veproi deri në Mars 1945 për asgjësimin e disa bandave mercenare të mbetura në zonat e Krumës, Mirditës dhe Pukës. Partizanët e saj kanë qëndruar për disa kohë në Fushë-Arrëz. Pas kësaj në udhëtimet Lumë, Dibër, Gollobordë, Librazhd, Gramsh, Përmet, po sipas Urdhrit të Shtabit të Ushtrisë NÇ mbërritën në Gjirokastër ku më 23 Prill 1945, efektivi i saj u bashkua dhe u rreshtua në një Brigadë me brigadën e 20-të Sulmuese. Gjatë periudhës 2-mujore efektivi i brigadës i shkaktoi dëme të konsiderueshme armikut.