Nga Pol Milo

Në qytetin bregdetar të Durrësit, kur fryn flladi i detit gjithmonë takoj një profesor fisnik dhe humanist, i cili jeton dhe e njeh qytetin përtej shumë periudhave dhe ngjarjeve mes njerëzve me të cilët ka jetuar dhe punuar. Bëhet fjalë për shkrimtarin, analistin, historianin dhe profesorin e nderuar Daut Hoxha. Është një vlerësim i madh qytetar kur intelektualë si profesor Daut Hoxha, që ka qenë pjesë e historisë së qytetit, i tregon vetë vlerat e njerëzve me të cilët ka bashkëjetuar dhe bashkëpunuar, në zhvillimin dhe analizën e jetës sociale.
Një pjesë e madhe e këtyre historive janë përfshirë edhe në veprat e autorit, përfshirë këtu ditarin e tij, ku ngjarjet dhe datat janë specikuar në mënyrë arkivore. Jo më kot ditari i tij mund të cilësohet si ditari i një qyteti.
Ngjarjet në të janë të lidhura ngushtë jo vetëm me jetën sociale në qytet, por kryesisht me marrëdhëniet njerëzore, me takimet, ngjarjet, episodet dhe analizat e shënuara aty, me shkrim dore dhe stilolaps, datë pas date, ditë pas dite, ngjarje pas ngjarje. Në këtë mënyrë, takimi me profesor Dautin është si të takohesh me historinë, është takimi me ngjarjet e qytetit, kur kthehesh pas në kohë dhe analizon realitetin social dhe qytetar nga një këndvështrim krejtësisht ndryshe dhe origjinal.
Nëpërmjet pikëpamjeve të tij, aftësisë analitike dhe botës intelektuale që ka marrë pjesë, ai sjell jo vetëm një tablo historike, por një analizë të mirëfilltë psiko-sociale. Ai bën një ndërthurje analitike mes dy apo tri kohërave të qytetit, nga një këndvështrim krahasimor, duke sjellë shembuj të jetuar. Analiza psiko-sociale gjendet dhe në krijimtarinë e gjërë letrare, e pasqyruar në përmbledhjen e veprave të tij. Në përmbledhjen e vepra me katër vëllime, kuptohet thellësia e analizës së tij si një psikolog i mirëfilltë social.
Duke qenë se ai ka rritur dhe arsimuar breza të tërë me nxënës të shkëlqyer të shkollave, komunikimi i tij ka qenë sa i dashur dhe i respektuar e dashamirës aq edhe i rreptë, korrekt dhe kërkues të një sjelljeje të drejtë qytetare.
Krijimtaria e autorit sipas botimeve ndahet në poezi me vëllimet “Dhimbja e zemrës dhe shpirti”, “Pulëbardha”, tregime me vëllimet “Venedikta dhe Jetë midis dy dashurive”, “Një natë me stuhi”, “Jetë në shi”, romane me “mGruaja me të zeza”, “Vdekja e bretkosave”, “Ishte kohë lufte”, studimin “Socialdemokracia-ideali që frymëzoi reformimin”, dhe ditarin “Na e vranë ëndrrën”. Në romanin “Gruaja me të zeza” ai analizon temën e emancipimit të femrës shqiptare, nëpërmjet një konflikti të butë dhe të adhurueshëm. Ai argumenton procesin historiko-social përmes ardhjes së asaj që ai e quan koha e riorganizimit ndryshe të femrës shqiptare, ku shpërthimi i femrës erdhi si pasojë e shkollimit të tyre. Në shkollimin e femrës shqiptare ai veçon tre gupime kryesore, shkollimi nëpërmet gjimnazit, shkollimi në shkollat profesionale dhe shkollimi universitar, brenda dhe jashtë. Këto veçori të emancipimit studimor sollën dhe reflekrimin në emancipimin social. Ndërmjet profesionistëve, mësuesëve e petagogëve, ai kujton ata të cilët pasi kishin studiuar jashtë vendit ishin kthyer të jepnin mësim në Durrës. Në këto grupime përmenden ata që kanë studiuar në Gras të Austrisë, në Krakov të Polonisë, në Moskë apo Itali, Çeki, etj, ku profesionalizmi ishte shumë i madh me përgjegjshmëri të lartë. Kështu që formimi social i individit vjen i plotë, ku ai bëhet i aftë të përfaqësojë rendin e tij politik dhe politikën qytetare në vëzhgim.
Profesori durrsak Kadri Tarelli, në esene e tij “Sa sumë miq e shokë ke, O Shpendi Topollaj!” evidenton në mënyrë ekselente miqësine e Shpendit me profesor Daut Hoxhën nëpërmjet përfshrjes së tij në Librin me Aforizma. Profesor Meçan Hoxha thotë në esenë e tij studimore se Dauti është autor, në një farë mënyre edhe personazh, së bashku me qytetarët e Durrësit dhe të vendit. Besoj se është i vetmi në botën shqiptare, që ka mbajtur një ditar të tillë. Çdo faqe e këtij libri, është një fotografi që fikson kohën. Aty rrjedh jeta e Durrësit dhe e durrsakëve, fillimisht me moshë të re, por që i pjek dhe i plak koha, duke e bërë përfaqësues të një teme filozofike, që mund ta quajmë pa frikë Dautizmi filozofik, një përqasje e një analize krejtësisht ndryshe.
Fatmir Minguli e quan: “Ditar monumental”, ku çdo durrsak gjen veten, në mos emrin e tij, gjen farefisin apo të njohurit”. Me Dautin duhet vepruar ndryshe, ai duhet ndihmuar që të flasë sa më shumë duke botuar libra të tjerë, duke i kujtuar se asnjëherë nuk është vonë. Në librat e Dautit spikat gjithmonë një djalë i ri që gëzon jetën, lufton kundër pengesave. Ky djalë është ai lëngu lidhës midis qytetit të dashur dhe jetës së njerëzve që lëvizin brenda qytetit. Po t’i shohësh me kujdes poezitë delikate, të mbushet mendja plotësisht. Ky i ri na tregon për kampet e punës në vitet 1952-1953, na flet për një dashuri të lënë përgjysmë, për fakultetin e Tiranës, për udhëtimin me trenin e paharruar Durrës-Tiranë, për kontakte të larme me njerëz, për lulet e qytetit, detin… Është ky djalë që gjithandej është i gatshëm për çdo punë, do gëzim, do përmirësim, por… i dalin përpara të pashkollët me pushtet që nuk donin të përmirësonin qoftë edhe diçka, jo vetëm për ata që vuanin në burgje për probleme idesh ndryshe, por edhe për gjithë njerëzit që ishin të lirë në jetë, por të burgosur për idetë përparimtare.
Në librat e tij, Daut Hoxha na kujton se shpresa dhe rezistenca janë thelbësore për mbijetesën tonë si njerëz.
Pavarësisht nga errësira që na rrethon, ai na tregon se ka gjithmonë një dritë, një shpresë për një të ardhme më të mirë. Ky është mesazhi i tij për ne: të mos dorëzohemi kurrë, të luftojmë gjithmonë për atë që besojmë dhe të ruajmë gjithmonë ëndrrat tona, pavarësisht nga vështirësitë që mund të na dalin përpara.
– Ky qytet – thotë profesor Dauti – është një qytet psikologjik dhe social, me histori pafund. Një nga aktet më dashamirëse të qytetit të durrsakëve është që ai, i ka shtrirë dorën vazhdimisht të ardhurve, me mikpritjen e tij që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Historia dhe kultura durrsake ka ditur të mbizotërojë në forma të ndryshme edhe në momentet më absurde, siç është edhe bashkëjetesa e stileve të ndërtesave mes stilit italian dhe stilit turkoshok, stil i kulturës qytetare turke. Këtu ka veçanti të një arkitekture marramendëse. Në vijim të kulturës italiane duhen përmendur të paktën katër kinematë në qytet, kinema Esperia në pronat e familjes Zaja, kinema Gloria në pronat e familjes Zaharjan, kinema Duka D’Ostia në afërsi të gjimnazit Gjergj Kastrioti, dhe kinama Ushtari brenda në godinës së bashkisë, ku ushtria italiane transmetonte filma për rininë qytetare të kohës. Nga operatorët e parë kinematografik ishte edhe Sulejman Gallai, që më vonë u bë kryetar i fermës së parë bujqësore Sukth si shoqëri konçensionare të cilën e administronte vetë Konti Ciano, gjatë viteve ‘30, ndërsa për problemet kulturore të qytetit duhen përmendur familje të famshme durrsake si familja Ziu, familja Leka etj. Pronari i parë i spitaleve durrsake, ka qenë lushnjar nga Shorohova e Myzeqesë që ka nxjerrë figura të shquara si Bab Dudë Karbunara!
Ai përshkruan me detaje të jashtëzakonshme vuajtjet e njerëzve të thjeshtë, ata që përballeshin me sfida të pambarimta, por që gjithmonë gjenin forcën për të ecur përpara. Në çdo faqe, ndien dhimbjen e tyre, por edhe vendosmërinë dhe guximin për të mos u dorëzuar kurrë. Këto tregime nuk janë vetëm një pasqyrim i realitetit të kohës, por edhe e forcës së pabesueshme të shpirtit njerëzor.
Daut Hoxha është një zë i fuqishëm dhe i domosdoshëm në letërsinë shqiptare. Ai na sjell histori që na bëjnë të reflektojmë dhe të ndiejmë, histori që na kujtojnë se jeta është e bukur dhe e vështirë, por që gjithmonë vlen të jetohet me kurajë dhe pasion.
Në një botë ku shpesh ndjehemi të humbur dhe të pashpresë, shkrimet e tij na kujtojnë se ne kemi fuqinë për të ndryshuar fatin tonë, për të luftuar për atë që besojmë dhe për të mbajtur gjallë ëndrrat tona. Ai nuk shkruan thjesht për të argëtuar, por për të ndriçuar shpirtrat tanë, për të na kujtuar se edhe në momentet më të errëta, ne mund të gjejmë forcën për të vazhduar përpara.
Në çdo faqe të librave të tij, ndien zemrën e tij që rreh për drejtësi, për dashuri dhe për shpresë. Shkrimet e tij janë një testament për forcën dhe rezistencën e shpirtit njerëzor, dhe një thirrje për të mos harruar kurrë se kush jemi dhe për çfarë luftojmë. Përmes veprës së tij, Daut Hoxha na kujton se të gjithë ne kemi një histori për të treguar, një ëndërr për të ndjekur dhe një dritë për të ndjekur, pavarësisht nga sa e errët mund të duket rruga jonë. Ai është një zë që ngre lart të përulurit, që i jep kurajë të dobëtëve dhe që i kujton të gjithëve se jeta, me të gjitha sfidat dhe bukuritë e saj, vlen të jetohet plotësisht dhe me gjithë zemër.