HERONJTË

May 24, 2025

Nga QAZIM SHEHU

Mendja nuk i krijon heronjtë

Ata janë  dhe u bënë të tillë

Për ne pa pasur nevojë

Siç nuk ka një lis në pyll…

Heronjtë njerëz ishin si ne

Po një çast prej nesh u shkëputën

Për të krijuar një këngë të re

Me çiftelinë dhe lahutën…

Kënga për ta rron me ne

Ata  jetojnë veç në lavdi e nder

Por shpesh habiten pse s`e vëmë re

Kur kaq lart i ngremë për habi…

Mungresën e guximit kur justifikojmë

Ata që donim ta bënim ne,

Dhe me këtë trill vazhdojmë e rrojmë

Kur idealet hedhim përdhe..

Një trup, një shpiŕt

Nga Arben Alliu

Një trup një shpirt, 

Bashkë të behemi ne;

Për Shqipërinë e dashur,

Për këtë mëmëdhe.

Për shqipen e shumvëuajtur,

Të përçarë e sakatosur,

Aq shumë e lodhur;

Shpesh here gjakosur.

Le ti lëmë hatërmbetjet,

Ti hedhim në det,

Jemi të një gjaku

Flamuri na thërret.

Një trup, një shpirt 

Një gjak jemi ne,

Ane kand botes

Me të madhin Skënderbe.