Nga Nuri BUFI

Shkrimtari i suksesshëm e pasionant Shpendi Topollaj, njihet për botimet e shumta në fushën e letërsisë, të sjella nëpërmjet disa gjinive letrare, si të romanit,  novelave, kritikave letrare si dhe me lëvrimin e prozës e të poezisë.

Ai rrjedh nga një familje intelektuale. Formimi i  tij nis me  mbarimin e shkollës së mesme ushtarake ‘’Skënderbej’’ dhe më tej me kryerjen e arsimit të lartë pranë Shkollës së Bashkuar të oficerëve në Tiranë.  Në vitin 1966 titullohet oficer këmbësorie. Emërohet në repartet e Durrësit, ku kryen detyra të ndryshme, si instruktor i stërvitjes me universitarët, shef i stërvitjes së Brigadës së Katërt të Mbrojtjes Bregdetare deri Komandant Batalioni e mjaft detyra të besuara. Shpendi si Oficer i pregatitur sa ushtarakisht dhe moralisht si një nga kuadrot më të talentuar të ushtrisë, i vinte një rëndësi të madhe edukimit atdhetar e kulturor të kursantëve student .

Në vitin 1976 Shpendi kreu studimet në Universitetin e Tiranës dhe u titullua jurist. Por pikërisht në kohën kur për atë mund të hapeshin e çeleshin perspektiva të reja, ai pëson një tronditje të pa pritur nga ‘’vigjëlenca’’ e Partisë dhe e organeve të sigurimit.  Ishte koha e Luftës së klasave që si pjellë e rezistencës të atij sistemi dhe e cilësuar si arma e revolucionit proletar, kontrollonte kashtë e kokërr, zanore e pëshpëritje. Përgjonte këdo, kryesisht kuadro e intelektual të cilës do fushe.                               

Midis shumë të tjerësh preh e këtij represioni do të ishte i jati Hulësi Topollaj i cili goditet rëndë si bashkëpunëtor i grupit puçist në radhët e ushtrisë, me pseudoargumentin se kishte shkruar dhjetë vjetë më parë një libër për luftën Nacional-Çlirimtare, ku lartësohej figura e heroit të popullit Petrit Dume dhe e drejtuesve të tjerë të kësaj lufte në Kolonjë.                                                                                           

Shpendi Topollaj do të atemohej  si i jati, me preteksin se ka lexuar librin me kritika letrare të profesor dr.Rexhep Qosja, ‘’Panteoni i rralluar’’, duke e fajësuar atë me preteksin dhe indetifikimin e fjalës esse me esesët. Pas një sërë masash transferohet me detyrë në një repart të largët. Ai kudo që shkoi, shërbeu e diti të fitonte zemrat e efektivëve me mënyrën e mësimdhënies. Krahas atij të artit ushtarak e zgjeronte editorialin e tij mbi librin e letërsinë. Ky alternim i programeve mësimore kishte bërë të dallohej për rezultate të larta në përvetësimin e artit ushtarak popullor nga studentët. Krahas formimit të tijë si intelektual, pasioni  i  tij qe libri i stimuluar me bibliotekën e pasur në familje, të atit duke e vlerësuar atë si një ushqim të domosdoshëm shpirtëror.                                                                                                           

Pas viteve 90-të Shpendi Topollaj përveç shumë detyrash të tjera pranë këshillit të rrethit, vërshon e të befason me shkrimet e botimet të shumëllojshme në gjinitë letrare, thuajse të të gjitha zhanreve, si romane, tregime,  novela, publiçistikë, kritika letrare, poezi etj.

Janë të panumërta artikujt e shkruar e botuar nga ai në shtypin e kohës. Shumë libra e krijime të tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Duke mbledhur nektarin e çmuar të urtësisë popullore tek shkrimtari Shpendi Topollaj lindi dhe u rrit më tej dashuria për njerëzit si dhe dashuria për atdheun. Ai nuk rendi si gjithë të tjerët për pasuri; për atë njëriun e nderuar dhe të shquar nuk e bëjnë as kapitali as titujt që mbanë, por thjeshtësia, jeta e ndershme, dinjiteti dhe veprat në shërbim të vendit.                  

Autori thekson se leximi është baza e formimit tim, dhe indikator në përkushtimin e krijimtarive letrare të të gjitha gjinive. Më tej jep përkufizimin e egjyptjanëve se ‘’Libri është më i vlefshëm se përmendorja e stolisur me piktura apo gravura, pasi libri ngre përmendoren në zemrën e atij që e lexon’’.             

Në detaje referon se “përvoja në jetë më çoj tek tregimi, novela e romani, dashuria për njërëzit më bëri kritik letrar dhe shpirti i ndjeshëm më bëri poet. Në të gjithë krijimtarinë time kamë vënë shpirtin veç talentit.  Me moton se: “koha ikën nuk kthehet më”, autori Topollaj gjen joshjen tek natyralisti Turgenieri se: “Natyra nuk është një tempull, por një punishte ku njëriu ka vendin si punëtor”. Dhe se jeta në vetvete është shumë e bukur, por atë e shëmtojmë ne me veprimet e këqia, më pasë gëzimi e dhimbja, bukuria e shëmtimi, e mira dhe keqja janë përherë pranë njëra tjetrës.  Lufta mes të mirës e të keqes, mes virtytit e vesit është shumë e vjetër, tani ajo ka marë proporcione edhe më shqetësuese. Këtë e tregon fakti se ata që rendin pas pasurimit të pandershëm po shtohen, idealistët dhe humanistët po rrallohen.  Pra jeta i ngjan një çfaqeje, por jo njërëzit e kqinjë të zënë vendet më të mira”.          

Në përmbajtje të veprës letrare të shkrimtarit Shpendi Topollaj dallojmë, së pari, se te tregimi, novela e romani, ai trajton probleme të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore. Në ato stigmatizohet me forcë roli i autoriteteve si rregullator në funksion të problematikave ndaj komunitetit.  Së dyti me kritikat letrare, ndikon drejtpërdrejtë si elekrizues i krijimtarive të shumë autorëve, kryesisht atyre të rinjë, të cilët i motivon jo vetëm nëpërmjet dashurisë ndaj njërëzimit por dhe me rritjen e ndjenjave mbi artin letrar.     

Kritika letrare duhet të luaj rolin e shkencës së letërsisë, me stilin e fjalët e gjetura  artistike. Ai zotëron një erudicion që është i domosdoshëm për një kritik letrar.  Është humanizëm edhe  t’u analizosh dhe të u tregosh se çfarë mund të ndreqin në të ardhmen shkrimtarët. Sigurisht shkrimtarët me përvoj që do ti pranojnë me kënaqësi ato dhe jo fillestarët që mbi të gjitha kanë nevoj për përkëdhelje.  Krijuesit kanë shumë nevojë për t’u vlerësuar e çmuar punën e tyre, heshtja është vrastare  ndaj punës së tyre.    

Shkrimtari Shpendi Topollaj me kritikat e tij, kërkon që në hapsirat e letërsisë të pregatisë toka të pasura me humus, të cilat rrisin pemë të mëdha e jo mjedise të varfëra ku rriten vetëm shkurre.  Me gjykimin me dashamirësinë e tij, Shpendi inkurajon rritjen e talenteve të reja.       Shkrimtari Shpendi Topollaj, së fundmi vjen me botimin e novelës ‘’Një shëtitje me lugatin’’. Njëherazi si në krijimtaritë e mëparshme edhe me këtë prurje autori  ka arritur të krijojë një vepër që është qëlluar në llojin e saj, e cila për njohësit ka qasje të reales në nuanca metaforike  nga e cila gjeneratat në vijim do të huazojnë qëllimin e rëndësishëm të kësaj vepre me lugatin e trilluar. Me diktimin e përmbajtjes së kësaj novele sa historike, autori na bën të qartë se kambanat e ndërgjegjes së çthurur të kohës do të vazhdojnë të dëgjohen gjatë me pasthirrmat  e kësaj toke të martizuar me periudhën ‘’lugatiane’’ siç e etikon vet autori. Narracioni i veçantë i letërsisë të  shkrimtarit Shpendi Topollaj, tashmë i njohur po i kapërcen gjithnjë e më tepër kufijtë e vendit.