XHEMAL MEÇI – Mjeshtër i Madh*

“Xha Ymeri nuk duhet harruar kurrë”

Petro Marko, (Pukë 1981 – Paris 1943)

       Lindi në një familje të varfër malësore të Pukës, lagjja Kukaj, në janar të vitit 1881. Që në rini ai filloi të shprehte hapur urrejtjen kundër pushtuesve osmanë e sundimtarëve të vendit, duke përhapur idetë çlirimtare. Kjo veprimtari e tij u bë aq shqetësuese për pushtuesit dhe veglat e tyre vendase, sa morën masa dhe e internuan në Rumeli.

      Revolucioni xhonturk i vitit 1908, me programin demokratik dhe antiimperialist e bëri për vete Ymer Pukën, ashtu si shumë atdhetarë të tjerë. I zhgënjyer nga praktika e mëvonshme e xhonturqve, i kthei sytë nga një Revolucion Socialist . I zënë rob nga ushtria ruse në frontin e Kaukazit në vitin e tretë të 1917, të Luftës I Botërore, u internua në një kamp të madh ushtarak në Siberi. Kushtet e rënda të kampit ia forcuan idetë leniniste mbi revolucionin dhe lirinë e popuj ve. Më 1918 kampi u çlirua prej Ushtrisë së Kuqe. Lenini u drejtoi një thirrje të zjarrtë të gjithë të internuarve të porsaçliruar që të mbështesin të vërtetën mbi revolucionin socialist të Tetorit.

      Ymer Puka iu përgjegj me entuziazëm kësaj thirrjeje. Duke luftuar me guxim e trimëri shqiptare u gradua kapiten. Mbas dy vjetësh, më 1920, I zhgënjyer nga ky Revulucion dhe kur nga Turqia vinin lajme shqetësuese, vendosi të kthehej aty, në Atdheun e tij të dytë, ku u radhit në forcat revoluconare të Mustafa Qemalit, Ataturkut. Trimëria dhe guximi shqiptar bashkë me idetë leniniste mbi revolucionin e bënë të shquar krah figurave kryesore të revolucionit turk. Por idetë e tij socialiste i kalonin kufijtë e një revolucioni të zakonshëm demokratiko – borgjez. Prandaj borgjezia turke, e trembur nga këto ide, kërkoi që Ymer Puka të largohej nga Turqia. Megjithatë, duke çmuar meritat e tij, Mustafa Qemali porositi ambasadat që sa herë t’u kërkonte ndihmë materiale, t’ia jepnin.

     Tani për Ymer Pukën filloi një periudhë endjeje nëpër Evropë. Malli për Atdhe dhe dëshira për të ndihmuar në zhvillimin e përparimin e tij, me gjithë rrezikun që e kërcënonte, e shtyri që të kthehej në Shqipëri. Në Shkodër paraqitet te Marubi, ku bën një fotografi, e cila shënon vitin 1932. Vendlindja e tij e pikëlloi pa masë: Puka me prapambetjen dhe varfërinë e saj legjendare kishte mbetur ashtu si në fund të shek. XIX.

      Xhandarmëria e Zogut, që ishte në ndjekje të tij që kur hyri në Shqipëri, pa asnjë bazë juridike e arrestoi më 1936. Mbas 6 muajsh burg në Tiranë, e internoi në Gjirokastër. Ymeri me përvojën dhe guximin e tij mundi të arratisej jashtë Atdheut në Maqedoni, prej ku me Revolicionarët Maqedonas shkoi në Spanjë.  

      Jehona e luftës së Republikës Spanjolle kundër fashizmit gjakatar të Frankos, e çoi peshë. Edhe pse 56-vjeçar, të gjitha energjitë e tij i vuri në shërbim të revolucionit spanjoll. Për meritat e tij, trimërinë, guximin dhe aftësitë ushtarake, e graduan major në një nga brigadat ndërkombëtare. Për të gjitha këto ja si shkruante gazeta «Vullnetari i Lirisë në Spanjë, më 1937: «Oficeri shqiptar Ymer Puka mori pjesë si vullnetar në Revolucionin Socialist në Rusi në vitin 1918. Ai i kishte dhënë besën Leninit për të luftuar deri në fund për lirinë e popujve. Për këtë ai erdhi edhe në Spanjë vullnetar me brigadat internacionale».

      Gjatë vitit 1937 u plagos dy herë. Pa iu shëruar mirë plagët e rënda, kthehet përsësi në front. Mbas disa luftimesh të ashpra, plagoset përsëri. Dërgohet për mjekim në veri të Spanjës, ku rastësisht njihet me shkrimtarë të ardhshëm, Petro Marko, të cilët në shkrimet e tyre thonë për të se <<…ishte trupmadh, burrëror, i vendosur, trim dhe shumë i shkathët, por edhe shakatar dhe gazmor… Ai dinte disa gjuhë: turqishten, arabishten, rusishten dhe greqishten. Sesi më mbeti pa i dhënë vend në roman  Hasta La Vista shprehet shkrimtari Petro Marko.

 Apo se ishte larg brigadës sonë. Në Francë u lidh me luftëtarët e rezistencës kundër  nazizmit gjerman, ku mbeti i vrarë si antifashist e luftëtar i lirisë së popujve. Xha Ymeri nuk duhet harruar kurrë e mbylli takimin me mua në kafe “Peza” , Tiranë !». 

     Ymer Puka luftoi e jetoi larg vendlindjes dhe Atdheut, të cilin ia kishin mohuar pushtuesit, por u përjetësua si luftëtar internacionalist  antifashist. *10 janar 1991