NGA MEVLUD BUCI

Nga Lukani i Dibrës mora një telefonatë:

-Alo! Jam Tofik Rama, shoku juaj i ushtrisë. Ju flas nga malet e Tepelenës!

Ndjeva një përlotje dhe e përgëzova.

Tofik Rama dhe shokët e tij të ushtrisë së asaj kohe u shokuan kur mësuan se  gjeneralin Rrahman Parllaku, njeriun qëndrestar, diktatura e kishte dënuar…

Tefik Rama, sot mbi të 70-tat, së bashku me Kadri Pilën, Bashkim Jerajn  atëherë ishin  tre tepelenas shembullorë në  llogoret buzë Erzenit. Djem të rrallë, njerëz fisnikë e shpirtbardhë.

Vitet shkojnë dhe sot më kujtohen ata njerëz që na mësuan artin ushtarak, disiplinën dhe  dashurinë për atdhe… dhe nuk mund të harrohen lehtë ndërsa një telefonatë e  rizgjon furishëm kujtesën e kohërave.

Ndaj, rrojnë e nuk harrohen kurrë ushtarakët e shquar, si: Petrit Shtëpani, Selim Pira, Kadri Hida, Jorgo Llana, Janaq Tërpo, Zaho Hila i Progonatit e plot të tjerë.

Ata iu përkushtuan detyrës, stërvitjes dhe nderimit për ushtarët. Dhe sot janë  veteran ish-ushtarakët  shembullorë të regjimentit të Ndroqit(9319) ”Dushku” si Tofik Rama, Kadri Pila, Bashkim Jera, bij të nderuar të Tepelenës.

Ata njohën dhe mësuan shumë nga traditat atdhetare të Pezës dhe të Ndroqit dhe ia merrnin këngës shtruar-labçe, ku printe Bashkim Jeraj dhe pasonin Tofik Rama e Kadri Pila.

Nga të gjitha vlerat e jetës,vlerat e ushtrisë janë më të skalitura  sepse ndërtohen përmes sakrificave.Ndaj,sot si veteran ata ndihen krenarë, sepse kanë lënë gjurmë  dhe nderim tek shumë njerëz që i kanë njohur, por edhe në historinë e ushtrisë shqiptare.

Tofik Rama nuk i harron kurrë shokët edhe pse kanë kaluar sa vite.As ato vende që i mati me pëllëmbë e  krijoi situata luftarake të stërvitjes, si: kalanë shekullore të Ndroqit, Kërçukjen, Çolajbërzezin, brigjet e Erzenit.

Të nderuar e të paharruar mbeten Misto Teli Margariti, Kozma Çuko, Fehmi Puci, Sabri Meziu, Izet Sallahi, Shkëlqim Sulë Çenga i Dibrës, Rrok Pllumbi i Tamarës, Neshat ÇaIa i Cërrikut, Lad Dogana, Nikollaq Gjoka. Si  dhe Bardhyl Kila, dajrexhiu-mjeshtër, i Elbasanit.

Sot ata janë të thinjur, por me nder se janë veteranë dhe e mbajnë me krenari këtë fjalë të madhe që të kujton kontribute të çmuara.

Kurrë nuk harrohen shokët e ushtrisë të lidhur me transhetë, me baltën e dheun e tokës.

Të urtët e të thjeshtët si Qatip Sufa i Dibrës,S hkëlqim e Sulë Çenga, Lazarin Larja, Gëzim Zeko, Kozma Çuko e Misto Margariti, bashkojnë krahinat e Shqipërisë në një zë, në zërin e ushtrisë dhe të sakrificave, ku u kalit miqësia ushtarake.

Koha  dhe jeta nuk harrojnë gjurmët e shokëve veteranë, bij të llogoreve dhe shokë të armëve që ndenjën kurdoherë me sytë te flamuri dhe te drita e miqësisë   në jetën ushtarake, një jetë e sprovuar në sfida e sakrifica.

Ndaj, ky shkrim gdhend disa fjalë kujtese dhe nderimi për Tofik Ramën e Tepelenës dhe shokët e tij të ushtrisë, fjalë që në bronzin e kohës nuk vyshken kurrë…