DESHMORET NGA NIVICA, NEVRUS REIZ XHAKA DHE AVDYL MUҪO LOPA

Neki ÇAKO

Pa dëshmorët nuk mund të qëndrojë në këmbë ky komb. Ata janë rrënja, që nga gjaku i tyre ushqehet kjo tokë. Lufta Antifashiste – Nacional – Ҫlirimtare  është  e shenjtë,  mbi të  shenjtat,  me idealet humane  nga më  të  lartat, sepse fjala dëshmor në  thelb do të thotë,  njeri që  ka dhënë  jetën me dëshirë  për  Atdhe.! E si mos të shkruajmë ne, që  t’i kujtojmë sot këto figura, që në moshën fare të njomë, në moshën më të bukur, në lule të  rinisë, ranë  me fjalën në gojë:! Sot s’duhet të kursehemi, jeta jonë i përket popullit dhe Atdheut! 

Nevruzi lindi në fshatin Nivicë të Tepelenës në vitin, 1926 në një familje fshatare shumë të varfër dhe u rrit në skamje e varfëri.!  Jeta e tij do të ishte tepër e vështirë pasi ai ishte edhe jetim. Pa mbushur vitin atij do ti ndërronte jetë e ëma dhe me vonë do të rritej në kushte të mjerueshme.  Gjatë luftës italo –greke nga dora fashiste do të vritej edhe ati. I rritur në vështirësitë e kohës, në varfëri dhe në mungesë të prindërve ai do të burrërohej para kohe. Urrejtja që kishte në shpirt do ta bënte atë edhe më aktiv duke u rreshtuar në krahun e luftës nacional çlirimtare, duke krijuar një urrejtje të madhe për pushtuesin. U angazhua në radhët e rinisë së fshatit duke kryer detyra të vështira, në mbështetje të lëvizjes. Në fillim të vitit 1943 do të rreshtohej në radhët e ushtrisë Nacional- Ҫlirimtare. Ai ishte ende i vogël në moshë. Pas shumë lutjesh e ndjekje nga mbrapa të batalionit “Asim Zeneli” atë do ta pranonin në radhët e tyre. Ai do të merrte detyrën e korierit të batalionit, së bashku me një shokun e tij, po nga fshati Nivicë edhe ai i brymosur me urrejtjen për pushtuesin, me Avdyl Lopa edhe ai në moshë fare të re.

Avdyli lindi dy vjet më vonë se Novruzi, në vitin 1928 po në të njëjtin fshat në Nivicë. Mosha dhe urrejtja ndaj pushtueve I bashkonte. S’kemi kohë të presim. Pas aktiviteteve të përbashkëta në fshat ata nuk do të rrinin duarkryq, por ju ngjitën batalionit në pritje të detyrave të reja. Pasi morën detyrën ata u nisën në përmbushje të misionit të ngarkuar. Gjatë rrugës pa arritur në destinacion në fshatin Zhulat, ata do të binin në sy të pushtuesëve gjermanë të cilët i rrethuan.  Luftimet filluan të ashpra. Novruzi thërriste me zë të lartë.” Me ju o fashistë të ndyrë tash e mbrapa do të flasim me grykën e pushkës”. Armiqte ishin të shumtë në numër. Lufta u ndez e ashpër. Mirëpo trimat sulmonin, e as që u trëmbej syri. Municioni po u mbaronte dhe ata nuk mundën ta çanin rrethimin. Pas shumë orësh përpjekje, dhe duke qënë edhe në epërsi në numër, forcat fashiste mundën ti kapnin dhe t’ i shoqëronin në kampin armik. Torturat ishin nga më ç’njerzoret. Pas shumë orëve tortura që ju bënë, për të treguar rolin e tyre dhe për të treguar shokët dhe bazat e luftës ata vendosën ti pushkatonin. Edhe pse ata u torturuan barbarisht, me mënyra nga më ç’njerzoret, nga goja e tyre nuk nxorrën asnjë fjalë. Duke mos mësuar gjë, gjermanët të xhindosur i pushkatuan. Për këtë akt sublim dhe vetmohues ndaj Atdheut, Presidiumi i Kuvëndit Popllor j’u ka akorduar titullin “Dëshmor i Atdheut” duke i dekoruar ata edhe me medaljen e Trimërisë dhe atë të Ҫlirimit.  Lavdi të përjetëshme dëshmorëve të Atdheut!