Nga Nuri Bufi

Me rastin e 138 vjetorit të hapjes së mësonjtores së Parë Shqipe më 7 mars 1887 në qytetin e Korçës, si dita e bekuar e gjuhës shqipe ,në sallën e shfaqjeve pran shkollës ‘’Turgut Ozal’’manifestuan bashkë Mësues, Nxënës të kësaj shkolle dhe në prani te Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës.

Ky eviniment tepër emocional dhe i tej zgjatur ,bashkë me frymën entuziaste që sollën mjaft këngë dhe valle nga ansambli  folklorik i shkollës ,me demosrimin e motivëve me karakter popullor si dhe ato me karakter patriotike atdhetare. 

Me interes u pritën dhe shumë kumtesa ,të sjella nga mësues nxënës dhe nga shkrimtarët dhe artistë,veç respektit të thellë,për ata që bënë të mundur hapjen e mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës ,nënvizuan dhe vështirësit e mësimit të gjuhës shqipe ,në fshehtësi në kasollet e fshatarëve ,pranë staneve të çobanëve,në shtëpi të thjeshta ,në objekte kulti etj.

Nga përmbajtja e mjaftë kumtesave të referuesve dilnin në pah shkëndija drite që shquanin faktorët ndikues që çuan në hapjen e shkolles në gjuhën shqipe.

Faktori i parë cilësohet ai me karakter historik,që çeli dritarëzën e shumë pritur.’’Cicëroni’’,filozofi dhe historiani Italian ,që në kohët e lashta thot :’’O popuj ,ruani njërëzit e mëdhenj ,se nëpërmjet tyre do t’u njohë bota’’.  Teza e albanologëve shqiptar e argumentuar se gjuha shqipe ,burimin e ka në gjuhën indoevropiane ,e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së krishtit,origjina e saj vjen para epokës së re .

Nga periudha e mesjetës ,si figura më e spikatur Arbërore mbetet heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ,si figur mesjetare dhe iluministe ,prevaloi denjësisht deri tek rilindasit tanë më lëvrimin dhe formimin e gjuhës shqipe e nëpërmjet saj atë të njohjes si komb shqip folës.

Dokumenti i parë  i datuar që njihet gjer më sot në gjuhën shqipe është ‘’Formula e Pagëzimit’’,e vitit 1462 .Eshtë  një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe ‘’Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit’’,që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli ,bashkepunëtor i ngusht i Skënderbeut .  Pal Egjëlli ,gjat një vizite në Mat ,vuri re çrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast ,ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin Katolik,ndër të cilat dhe formulën e mësipërme ,të cilën mund ta përdorin prindërit për të pagëzuarfëmijët e tyre ,në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë , ose kur nuk kishte prift.  ‘’Formula e Pagëzimit’’në shqip është gjetur në bibliotekën Laurentiana të Milanos.

Si i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe ,deri më sot njihet vepra ‘’Meshari’’,shkruar nga prifti katolik shqiptar Gjo Buzuku më 5 janar të vitit 1955,deri atëherë nuk ekzistonte përkthime në shqip të shkrimeve të shenjta Biblike.

Pushtimi otoman ,filluar në fundë të shekullit 14 dhe i përfunduar më 1912 ,do të ndryshonte tërësisht asetet fetare dhe shoqërore të mëparshme .E megjithatë raportet politike  dhe kulturore  me Romën e përgjithësisht me perëndimin ,nuk u ndërpren asnjëher .

Nga miti i Skënderbeut si arbëresh, pati një rëndësi të madhe për botën shqiptare dhe Italo-shqiptare.

Papa Klementi 11,Albani 1700-1721 e drejtoi interesin e kishës katolike drejt Ballkanit dhe dukshmërisht drejt Shqipërisë,nga e cila ishte i vetëdijshëm që rridhte familja e tij .

Më 1703 do të kremtonte koncilin provincial shqiptar , pra kuvendin e Arbërit ,aktet e të cilit ,të  shkruara në shqip , përbëjnë një dëshmi të çmueshme të zhvillimit të liturgjisë e leksigut shqip, në  krahësim me Buzukun.  Këta faktor historik e të tjera përbënin dhe faforizonin më së miri njohjen e  mëvetësisë si komb me gjuhën e tij . 

Në fokus të  analizës së rrjedhur nga faktorët ndikues në formimin dhe  përhapjen e gjuhës ,mbeteshin kushtet faforizuese  e ato disfaforizuese në kohët e hershme. Si i vetmi faktor faforizues në përpjekjen për hapjen e shkolles shqip-folëse ,ishin faktori i brëndshëm,ashtu si faktor disfaforizues mbetej faktori i jashtëm .Në faforizimet përfshihen gjithë përjekjet,sakrificat dhe lufta e bërë  nga Rilindasit,personalitete të  shquara ,Patriot të diasporës dhe Intelektual të lexuar e të kënduar nëpër botë ,të cilët dhanë gjithë kontributin e tyre material e shpirtëror ,duke ju kthyer vendit e kombit të tyre pa sublime .Si të till ishin P.Sotiri,N.Veqilharxhi ,K. Kristoforidhi, P.N.Luarasi, N. Frashëri ,S. Frashëri ,P. Vasa, N. Naçi ,TH, Avrami ,N, Mjeda ,H, Tasim ,GJ, Fishta ,J, Vreto, Z .Jubani etj .Kontributi i tyre qe mes territ e ferrit të kohës ,të  cilët qenë të shumtë ata që u flijuan dhe u masakruan nga armiqt e jashtëm dhe të brëdshëm ,si P .Sotiri ,P .N. Luarasi ,P .K. Negovani etj.

Në përpjekje e sakrifikime të mëdha ,këta atdhetar lanë mënjan ndarësit fetare ,ato krahinore dhe u bënë bashkë për çështjen e gjuhës  dhe arsimit kombëtar.Shkolla shqip –folëse në mënyr sporadike janë hapur që në kohëra të hershme të ndikuara edhe nga kultet fetare , si në Ulqin në vitin 1258 ,në Durrës më 1278, Shkodër më 1345,Tivar më 1359,  Himar më 1633,Kurbin,Pllan,e Blinisht më 1638.

Dhe pas shumë përpjekjesh shkolla e parë zyrtare në gjuhën shqipe  u hap në qytetin e Korçës më 7 Mars 1887 në kohën e Perandorisë osmane, kjo datë festohet nga shqiptarët si dita e mësuesit .Pas dy vitesh shkolla shqip –folëse u hap në Prizëren më 5 maj 1889.

Së treti nga ky eviniment festiv doli në pah dhe qëllimi ,ideali i përkushtimit të patriotëve dhe rilindasve tanë në kurorëzimin e leturgjisë,me hapjen e shkollave  shqipe në vendin tonë ,në thelb do të aspironin  këto qëllime idealizuese :Populli ynë si komb shqip –folës mishëronte kulturën e tij si dhe traditat,doket ,këngët e gurrat popullore që i këndoheshin trimërive e betejave mes pabesive të huaja në kohëra,gëzonin më vete shprehit në gëzime e ligeshtimet e tyre .Të gjitha këto virtyte përbënin mëvetësin e këtij kombi si qëllimi final ,të cilat deri shumë kohë me parë ju mohoheshin dhe ju shkeleshin nga kundërshtit e huaja . Një luftë e gjatë ndërshekullore e drejtpërdrejt si dhe ajo diplomatike nga ana tjetër me ndërgjegjësimin e kombeve të tjera  ndër konventa të fuqive superiore ,u bë e mundëshme targimi  i virtyteve të kombësisë ton me njohjen e gjuhes ,me hapjen e shkollës  shqipe. Më tej nga ky manifestim u theksua  roli i mësuesit si edukator i femijëve dhe gjithë brezit te ri .Mësuesit me pasionin e tyre të veçant,insistojnë në pregatitjen e nxënësve jo për kohën që ata janë në bankot e shkollës ,por për kohën që ata do të dalin në jetë,në përballje me sfidat që lyp shoqëria në të ardhmen. Festa ja arriti qëllimit ,më shumë se dy orë ,ansambli i këngëve dhe i valleve të shkollës së bashku ,Mësues,Nxënës,Poet dhe artistet,kënduan ,lexuan dhe ngritën në art fjalën e bukur shqipe ,kurorëzimii së cilës i shtoi vlerat kësaj feste gjithe kombëtare.                                          

Në mbyllje të këtij programi festiv ,nga kryetari i ‘’Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe Artistëve’’Durrës,Zoti Agim .L. Bajrami,në bashkëpunim me këshillin Pedagogjik të shkollës ‘’Turgut Ozal’’të kryesuar nga drejtoresha e kësaj shkolle Zonja Frida Merdani,dhurohen dhe nderohen me çmimin letrar ‘’7  Marsi’’disa nga poetët mësues më të spikatur të qytetit të Durrësit si Eva Kacanja,Vaso Papaj ,Ilir Paja, Alma Begaj, Hasan Shahinaj, Hashim Kërtusha, Merita Thartori,Kuci, mësuesin,Publicistin e njohur Hajri Nuhu, mësuesen veterane Fadile Agalliu,Haxhiaj si dhe artistët kombëtar të njohur Zoti Idris Balani dhe Zoti Naim Kërçuku.        

Çmimi ‘’7 Marsi’’ ju akordua dhe këshillit pedagogjik të shkollës ‘’Turgut Ozal’’, drejtuar ky instuticion nga drejtoresha Zonja Frida Merdani.  Dhe një mirënjohje e veçant shkon për mësuesen e pasionuar e kësaj shkolle Zonja Suada Leka për pregatitjen e mbarëvajtjen e këtij aktiviteti festiv. Gëzuar ‘’7  Marsin’’ mësues të dashur, si festë drite, festë bashkimi, festë përparimi.