Zef RROZHANI

Të shkruash për një personalitet të tillë elitë mes njerëzve të ditur dhe të përkushtuar nuk është gjë e lehtë, sepse sado të thuash duket sikur ke thënë copëza nga puna dhe jeta e tyre. E një ndër ato është edhe Irfan Lulo. U lind më 10 shkurt 1939 në një familje të thjeshtë atdhetare në fshatin Baban të Devollit. Pasi mbaroi shkollën 7-vjeçare me rezultate shumë të mira dëshira e tij ishte të bëhej oficer. Fuat Babani fillon studimet në shkollën e oficerave ku e mbaroi me rezultate të shkëlqyera me gradën N/Toger në degën Artileri Tokësore. Sapo hyri në jetën ushtarake mori pjesë në stërvitje ushtarake me artileri ku u shqua për përgatitje të shkëlqyera në çdo aspekt. Për aftësitë e tij dhe përkushtimin për 11 vjet kreu detyra të ndryshme në repartet ushtarake të korpusit të Korçës, deri në komandant reparti artilerie, si në Pogradec, Mokër, Devoll, Çeravë etj.
Në shtator të vitit 1971 filloi studimet në Akademinë Ushtarake. Edhe pse ishte akademist, ishte pjesëmarrës në stërvitjen e armatës të quajtur “Peza” në vitin 1972. Ajo stërvitje ku ndiqej nga oficerë të huaj u vlerësua me nota shkëlqyeshëm si arterielë të mirë pregaditur. Më 30 korrik 1973 përfundon studimet me rezultate të shkelqyera Akademinë Ushtarake, emëruar Pedagog në shkollën e Artilerisë. Përpara këtij oficeri të ri, tashmë pedagog dilnin detyra për të cilat kishte mësuar dhe betuar më së miri.
Pas disa kohësh shkolla e Artilerisë u bashkua me shkollën e Bashkuar. Katedrat ishin njësia bazë e punës mësimore dhe studimore të cilat vareshin nga dega mësimore. Si një pedagog që e vlerësonte punën e tij për të kishte rëndësi stërvitja e vogël dhe përgaditja fizike. Më 1 Prill të vitit 1975 në Zall Her të Tiranës u krijua e para shkollë e përgaditjes se kuadrove rezervistë. Deri në atë kohë detyrën e oficerëve rezervistë e kryenin kuadro që kishin përfunduar Universitetin e Tiranës, kishin bërë kursin pas universitar prej 5 muajsh. Në Zall Her përgaditeshin kuadro për të gjitha llojet e armëve. Por mbi të gjitha i ishte kushtuar përgaditjes fizike. Për këtë ishte ndërtue një kullë e lartë, ku bëheshin hedhjet me parashutë.
Duhet thënë se arsimi ushtarak dhe mësimdhënësit ishin të përkushtuar. Oficerët të çdo lloj arme ishin artistë të spikatur. I tillë ishte edhe oficeri dhe pedagogu Irfan Lulo. Me firmën e tij janë diplomuar me dhjetra oficerë të Artilerisë. Për dy dekada me radhë ju përkushtua mësimdhënies në katedrat, ku edukoheshin dhe mësonin drejtuesit e ushtrisë shqiptare. Ai njihet gjithashtu si një ndër specialistët më të spikatur të Artilerisë. Irfan Lulo ka firmosur dhjetra diploma të kursantëve të shkollës oficerave rezervistë e aktivë të dalë nga shkolla e Zall Herit deri më 30 korrik 1992, ku shërbeu në shkollat ushtarake Tiranë me detyrë pedagog, zv. shef dhe shef katedre artilerie në shkollën e oficerave rezervistë. Për 35 vjet të shërbimit në Forcat e Armatosura, Irfan Lulo është dekoruar me urdhërin e shërbimit ushtarak, me Medaljen e Shërbimit ushtarak, me urdhërin “Për shërbime të shquara shtetërorë dhe shoqërore si dhe me urdhërin “Ylli i Kuq “. Përveç të tjerave ai ishte një bashkëshort ideal dhe prind shembullor, baba i katër fëmijëve ku sejcili do trashëgojë vlerat brilante të Irfan Lulos. Por edhe pas daljes në pension i respektuar si askush në vitin 1992 ai nuk ndenji i qetë si disa që vrasin kohën. Kështu pas daljes në rezervë me një grup devollinjsh që banojnë në Tiranë në vitin 1996 krijuan shoqatën kulturore Atdhetare “Devolli”. Irfani u zgjodh unanimisht kryetar ku pjesëmarrës ishte i paharruari Dritëro Agolli ku u dha tre porosi, të cilat edhe sot i ruajnë me fanatizëm. Së pari shoqata të mos jetë me anëtarë “elitë” sepse do jetë e ngushtë. Së dyti shoqata duhet të jetë “laramane”, pa dallim bindjesh politike. Së treti duhet të ketë veprimtari të larmishme. E pra këto porosi po ndiqen rregullisht edhe sot. Marjana, vajza e Irfan Lulos thotë sed ne fëmijët e Mamaja, sëbashku me miqtë tanë Devollitë e kujtojmë çdo 10 shkurt babain dhe mikun e të gjithve në ditlindjen, që në këtë shkurt do ishte 86 vjeç,i ndarë nga jeta 82 vjeç. Vdes ai që harrohet.