Faik Xhani, Sakip Sula
Në funksionin e ushtarakut rezervë ai do të ishte në detyra deri në Komisar Batalioni dhe u përpoq të bënte më të mirën e vet, u shqua për realizim të detyrave, shpirt sacrifice e sidomos në ruajtjen e unitetit në njësitë ku drejtoi
Veterani Sefer Koçi nga Okshtuni i Dibrës, me banim në Balldre të Lezhës u nda nga jeta në mënyrë të beftë më 17 tetor 2024.
Seferi lindi në Prodan të Okshtunit më 5 gusht të vitit 1937 në familjen e madhe të Ferhat Selmanit (Koçi) dhe ishte djali I parë i mësuesit të mirënjohur në Diber, Lezhe e më gjërë, Selman Koçi.
Fëmijëria e tij kaloi përmes viteve të stuhishme të luftës së dytë botrore dhe asaj të lavdishme nacional çlirimtare që kreu me heroizëm populli shqiptar. Ai u rrit duke parë e ndjekur me kureshtjen e një fëmije kollonat e gjata partizane që kalonin asaj ane dhe miqtë e shumtë partizanë me kapelen me yll në ballë e armë në sup. Pati rastin të ulej në prehrin e figurave historike si Haxhi Lleshi, Baba Faja etj. dhe të luante me armët e tyre në oden e miqeve ku jo rrallë qenë ulur 50-60 burra dhe ëndrrën që të rritej dhe të bëhej edhe ai një luftëtar për atdheun e vet. U përfshi në detyrat që i lejonte mosha dhe kreu me besnikëri rolin e korierit në lagje, në fshat e më gjërë. Ishte koha kur në Prodan do të strehohej Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë nacional Çlirimtare dhe misioni anglez, do të qëndronte rreth 6 muaj shkrimtari dhe luftëtari i orëve të para, Haki Stërmilli, do të kalonte e strehohej Brigada e parë sulmuese, kur çeta e Martaneshit dhe ajo e Dibrës e Gollobordës do ta kishin Okshtunin si shtëpinë e tyre dhe dera e Ferhat Selmanit do të ishte gjithmonë e hapur për ta. Kur shtabi i përgjithshëm dhe misioni anglez qëndronin në shtëpinë e Imer Koçit, një kushëri i afërt i Ferhatit (gjyshi i Seferit), ai me kushërinj të tjerë do të ishte ndërlidhësi më i shpeshtë i dy familjeve, pasi gruaja e Imerit, Qamilja, ishte motra e vogël e asaj të Ferhatit (ishin vajzat e Sul Dalipit nga Kostenja, të martuara të dyja te fisin Koçi në Prodan) dhe për cdo nevojë do ti drejtohej para të gjithëve motrës së madhe Fatimes (gjyshja e Seferit).
Me një herë pas çlirimit te vendit u përfshi në reformat e mëdha të kohës. U regjistrua në shkollë dhe mësonte shumë mirë. Gjithmonë tregonte me krenari se në vitin 1947 erdhi nga Elbasani e kaloi atyre anëve inspektori i Ministrisë së arsimit, normalisti Mehmet Çadri, i cili pasi kontrolloi nxënësit për njohuritë që kishin, atë e kaloi nga klasa e dytë në atë të katërt. Një vit më vonë ai do të ishte mësues dhe u përfshi në luftën kundër analfabetizmit. Thuajse fëmijë ai do të mësonte moshat e rritura deri edhe të moshuarit që mësonin shkrim e këndim nëpër shtëpitë e fshatarëve si Zyber Koçi e Tahir Stojku. Ai u rrit e u formua në shkollën e jetës dhe mësuesit e tij të parë ishin Imer Koci, njeri shumë i afërt i fisit dhe baxhanak me Ferhatin, Jonuz Jeshari, Tahir Rexha, Sehit e Ahmet Lika, Hajdar Stojku, por sidomos ata të familjes si Ferhati e Selmani dhe Selimi, Reshiti e Zyberi e të moshuarit e tjerë të rrethit familjar. U rrit e u formua me cilësitë e mira të njerriut punëtor, trim e të ndershëm, mikpritës e patriot që e don pa kufi familjen dhe atdheun e vet. Mori pjesë aktive në aksionet e reformat për rindërtimin e vendit thuajse që fëmijë dhe gjatë gjithë jetës së tij. Gjatë viteve 1951-1959 ai ishte me gjysh Ferhatin dhe shtegtonte në Mat e zona të tjera dhe shërbente si bari e mësoi në nivel shumë të mirë mjeshtrinë e muratorit, ku përvetësoi mjeshtërisht artin e punimit të gurit e drurit dhe u bë një specialist shumë i aftë në këtë fushë.
Në vitet 1959-1962 kreu shërbimin ushtarak në fillim në Vlore dhe pastaj në Rinas dhe në Burrel ku drejtonte një togë që u muar me ndërtime e kreu vepra cilësore ushtarake. Pas lirimt nga ushtria kthehet në fshat dhe zgjidhet sekertar e kryetar i Kshillit popullor dhe më 1966 me krijimin e Kooperativës buqësore ishte llogaritar i saj. I martuar e me tre fëmijë ai shkoi për të studjuar në shkollën ekonomike të Beratit të cilën e kreu me rezultate shumë të mira në vitin 1970.
Pas bashkimit të katër kooperativave buqësore me qendër në Okshtun, Seferi do shef i llogarisë në Kooperativën e bashkuar dhe shumë vite ishte Sekretar i byrosë së Partisë në një zonë me aq shumë probleme të karakterit ekonomik dhe çështje sociale të nderlikuara. Ai e mbajti me dinjitet peshën e këtyre detyre dhe u përpoq që të zbatonte ligjet e direktivat në mënyrën më elastike dhe humane të mundëshme duke qenë e mbetur në krahun e njerëzve të thjeshtë e hallexinj. U përpoq që të mos i mungonte buka e ushqimi askujt edhe për ata që ishin të pa mnudur që të punonin, që të shkolloheshin mundësisht të gjithë fëmijët që kishin prirje e vullnet për këtë detyrë. Bëri një punë të pa lodhur e shembullore për ruajtjen e unitetit të popullit, parandaloi grindje, mëri e mosmarveshtje dhe ishte kundër divorceve të kota e për arsye banale. Mbahet mend si një kuadër komunikues e luajal, që e deshën dhe e respektuan të gjithë dhe ishte derë e kapur për çdo individ e familje që kishte nevojë për ndihmën e tij.
Pas vitit 1976 ai u transferua në rrethin e Lezhës, u vendos në Balldre të këtij rrethi ku kreu detyrën e ekonomistit në Ndermarjen buqësore. Punoi si ekonomist dhe kreu detyra shoqërore Partie e në Organizatën e Frontit dhe mbajti gjithnjë ndezur luftën kundër zënkave e mërive e punoi për unitetin në familje e në popull.
Sefer Koçi ishte atdhetar dhe e deshi Okshtunin dhe Dibrën, më pas edhe Lezhën ku kaloi vitet e fundit të jetës. Bëri një shkollë ushtarake dhe fitoi njohuritë e statusin e një oficeri të përgatitur. Në funksionin e ushtarakut rezervë ai do të ishte në detyra deri në Komisar Batalioni dhe u përpoq të bënte më të mirën e vet, u shqua për realizim të detyrave, shpirt sacrifice e sidomos në ruajtjen e unitetit në njësitë ku drejtoi.
Seferi ishte besimtar, besonte tek e mira, tek virtyti e bamirësia, besonte edhe në Zot. Ai shkoi në Haxh dhe kryente me devotshmëri ritet fetare pa ju imponuar askujt në idetë dhe mendimin e vet.
Sefer Koçi ishte familjar, po një familjar shembullor. Ai u kujdes me gjithë përkushtimin e nevojshëm për pleqërimin e gjyshërve e prindëve. Si vëllai më i madh i një familje me shumë fëmijë ai u kujdes për rritjen dhe edukimin e shkollimin e vëllezërve e të motrave, 6 prej të cilëve u shkolluan me sukses dhe 3 bënë arsimin e lartë me gjithë vështirsitë ekonomike e ato të terenit të një zone malore në skaj të Dibrës. Ai u Martua me Tushen dhe pati pesë fëmijë, tre djem e dy vajza: Fatmirin, Arbenin, Dashamirin dhe Adivijen e Dhuratën. Ai i rriti e edukoi me kujdes ata me norma morale e njerëzore, me shkollë e edukatë e veçanërisht me qytetari e atdhedashuri dhe sot janë të gjithë familjarë, prindër e gjyshër dhe japin shembullin pozitiv, më të mirin të mundshëm për brezat e ardhshëm kudo ku janë.
Koha bëri punën e saj dhe pas ndryshimeve që ndodhën në dhjetvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar, pasardhësit e tij u shpërndanë nëpër Europë e Amerikë dhe ndërtuan jetën atje ku punojnë e jetojnë. E jetoi me trishtim lagimin e tyre nga vendi.
Parashikoi gjithçka në mënyrë të saktë e disi profetike, organizoi vetë fundin e jetës së tij deri te vendi i pushimit të përjetshëm në një kodër të bukur mbi fshatin Balldre i ri, prej ku shihen disa rrethe. Fëmijët e tij erdhën të gjithë sa ai ishte gjallë dhe u takuan me të. U nda nga jeta me 17 Tetor 2024. Miq e shokë nga të katër anët e vendit, sidomos nga Dibra, Lezha e Shkodra i bënë nderimet e fundit për atë ç’ka ishte e për atë ç’la pas, morën pjesë në përcjelljen e tij. La pas një familje shembullore dhe modelin e tij të mirë, shembullin e njeriut fisnik e human që e deshi vendin, familjen dhe njerëzit e bëri gjithçka për të mirën e tyre.
Kujtimi i njeriut të mirë Sefer Koçi do të jetojë në shekuj dhe do të frymëzojë pasardhësit, shokët e miqtë dhe të gjithë ata që e njohën e punuan me të.
U prehsh në parajsë vëllai dhe miku ynë i pa harruar.