Nga Nuri Bufi

Manifestimi i festave të fund vitit nga Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, në prani të përfaqësuesve të OBVLP të këtij qyteti, na dëshmon për të vënë në pah domosdoshmërinë dhe përqasjen e tyre sa fisnike dhe qytetare.
Së pari, janë shkrimtarët dhe artistët ata që i dedikohen jo vetëm kësaj organizate veteranësh, si rrjedhë e epopesë së lavdishme e historisë së popullit tonë. Dhe më tej janë shkrimtarët dhe artistët që kanë për obligim shpirtëror, të ngrenë deri në piedestal figurat e heronjve të rënë heroikisht si në kohë lufte e në paqe, me këngë dhe me historinë e tyre frymëzuese ndaj masave të gjëra popullore.
Kjo frymë filozofike mes nesh është një farë e mbjellë dhe e mirëkultivuar ndër shekuj e kthyer në shtratin jetik, për të cilën bota përtej nesh formon dhe ngre simpoziume të tëra shkencore me ndarësi, interesa e kostoje dhe nuk ia arrin nocioneve tona morale.
Ky binom vlerash shquhet në trojet shqiptare që në mesjetë, të cilët kanë urryer shtypjen sa që për lirinë kanë flijuar edhe fenë. Për këtë periudhë mesjetare dhe iluministe shkruajnë për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, emra të mëdhej nga të gjitha shtetet e Europës edhe më gjerë.
Ky shkrim përkon dhe referohet në vigjilje të 17 janarit të ditës së vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeut. Biografia e parë e Skënderbeut është shkruar nga Martin Segoni, më vonë nga Marin Barleti, prifti shkodran që botoi në latinisht për herë të parë në Romë, gjatë viteve 1508-1510, një biografi zyrtare për Skënderbeun dhe pse përdori si referencë Martin Segonin.Duke iu referuar obligimit shpirtëror në luftrat shekullore të popullit tonë, janë shkrimtarët ata që historitë i mbajnë të gjalla ndër shekuj në memorjen njerëzore. Mbi heroin tonë kombëtar Skënderbeu ka shkruar i mirënjohuri Sabri Godo, Virgjil Kule, nga Aurel Plasari ”Skënderbeu- një histori politike.” i cili i merr dokumentat nga arkivat e Milanos.
“Historinë e Skënderbeut “ shkruar nga Fan Noli i cili e përdor si temë të diplomimit në Universitetin e Bostonit. “Skëndërbeu”, një histori e rezistencës shqiptare ndaj ekspansionit islamik në Europën e shekullit të XV-të shkruar nga A.K.Brackob. I cili argumenton se sukseset e Skënderbeut shpëtuan Italinë dhe qytetërimin perëndimor duke penguar operacionet ushtarake të Mehmetit të dytë.
Shkrimtari dhe historiani hungarez Julius Pisko shkruan tek monografia “Skënderbeu një studim historik” botuar në Vjenë në vitin 1894, në veprën e tij ai shkruan: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar është pa dyshim një nga figurat më të spikatura të mesjetës.
Duket e pa besueshme që, një njeri i cili nën komandën e tij me jo më shumë se disa mijra ushtarë të ketë mundur të përballojë njëzet e katër vite me radhë ushtrinë osmane dhe të triumfojë mbi të, ndonëse ajo ishte dhjetë apo njëzet herë më e madhe në numur. E gjithë Europa dridhej nga ecuria e fitoreve të pandalshme të kalifëve otomanë. Ndërkohë që në një vend idilik të veçuar si Shqipëria thërmoheshin të gjitha përpjekjet e kësaj perandorie, nga vendosmëria e hekurt e një personi, i cili ishte në gjendje që në një vështrim t’i kthente ushtarët e tij në heronj.
Talenti strategjik i shkëlqyeshëm i Skënderbeut, gojtari entuziast dhe gjithë magjia që dilte nga personaliteti i tij, e vendosin atë denjësisht në anën e heronjve më të rëndësishëm të të gjitha kohrave, në Europë e më gjerë.
Manifestimin e organizuar nga Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, në prani edhe të komitetit të veteranëve e hap kryetari Agim L. Bajrami, i cili pas prezantimit, falenderoi pjesmarrjen dhe përfaqësimin nga komiteti i veteranëve të rrethit Durrës me kryetarin e saj zotin Besim Shahini. Agim L.Bajrami njëkohësisht në cilësinë e një shkrimtari të mirëfillt, bën një rezyme të shkurtër të punës krijuese një vjeçare të gjithë shkrimtarëve dhe poetëve, lidhur me prurjet mjaft të larmishme të bukura, të mirë lançuara dhe gjithë ngjyrëshe për vitin që po lemë pas. Dhe me urimin për suksese të mëtejshme gjatë vitit 2025, ai e përcjell këtë urim të njëzëshëm me trokitjet e gotave me verën tradicionale si çdo fund vit, të gjithë të bashkuar.
Mes këtij entuziasmi që shoqërohej në vazhdim nga tingujt muzikor të orkestrës si dhe në prani të zërit të preferuar nga këngëtarët Ylli Çifti, Naim Kërçuku, Julieta Strefi dhe këngëtari Dhimitër Stefa.
Në një moment pauze, shkrimtari i ri Pol Milo i ngarkuar nga Komisioni me rolin e moderatorit i japin fjalën kryetarit të veteranëve zotit Besim Shahini, fjala e tij nisi me një slogan profetik. Ai citoi: Se në botë historitë i bëjnë popujt, por gjithmonë nuk nën çmohet roli i individit të shquar, mbasi nga aftësitë strategjike të dejtuesit bëhen vendimtare dhe fitoret.
Si koherente të fjalës tij zoti Besim Shahini vlerësoi punën demonstruese, rolin inkandeshent që bëjnë shkrimtarët dhe artistët, veçanarisht komplementoj punën organizuese të Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe Artistëve të kryesuar me zotin Agim.L.Bajramin, i cili me përkushtimin e tij prevalues në fushën e artit dhe të krijimtarisë letrare nderon jo vetëm qytetarinë durrsake, por gjithë atë kombëtare, përfundoi ai.
Nga fjala e kryetarit të komitetit të veteranëve zotit Besim Shahini merr shkas protagonizmi i përshtjellimit të shkurtër të historigrafisë së lashtë të popullit tonë si më sipër.
Larminë e kësaj atmosfere të bukur mes arenës muzikore, e shtuan dhe dhënja e një sërë stimuj dekoratash, si “Mirmnjohje e vitit”, për novatorizëm dhe publicistikë në krijimtarinë letraro poetike. Në dorëzimin e distiktivëve moral, kryetari zoti Agim L.Bajrami organizoi dhe shkrimtarë të tjerë të motivuar për nga mosha dhe kontribute të veçanta, midis tyre vlen të përmendim shkrimtarin njëkohësisht si poet, zotin Skënder Milaqi. I cili është vlerësuar me çmim të parë nga Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në krijimtarinë e tij shumë ngjyrëshe romantike dhe poetike si romanin “Klara”, libri “Magjia e lotit” dhe cikli me poezi “Më pëlqen të shkruaj”.
Midsi shkrimtarëve që u nderuan me stimuj, një vëmendje të veçantë mori nga të gjithë të pranishmit vlerësimi me titull “Mirnjohja e vitit” për poeten Adivije Hoxha. Kjo poete me aftësi të kufizuar në fjalën e saj falenderuese mbi vlerësimin nga kryesia e shkrimtarëve shtoi: se ndihem si luftëtare aktive dhe e barabartë mes jush, duartrokitjet e tejzgjatura të sallës mbushën plot zjarr dhe e bënë më trime poeten Adivije Hoxha.
Të mirpritura qenë edhe vlerësimet për poetët dhe shkrimtarët e rinj, si Sara Shaqiri, Xherjana Istrefi, Pol Milo, Violeta Beshiri etj.
Në fund një vlerësim i posaçëm iu akordua Restorantit “Medi terrania” Durrës.
Me këtë manifestim të përbashkët të shkrimtarëve dhe me pjesmarrjen e organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ dhe pasardhësve Durrës, përmbushet më së miri tradita shekullore e popullit tonë se pushka dhe pena përbëjnë kollonën vertebrale të ekzitencës së kombit shqiptar.