Në kuadër të angazhimeve politike të Republikës së Shqipërisë, në luftë kundër terrorizmit, Forcat e Armatosura janë angazhuar dhe marrin pjesë aktive në operacione ndërkombëtare, në misione të ndryshme jashtë vendit, si pjesë e pandarë e operacioneve të drejtuara nga NATO, BE, OKB dhe koalicionet e përbashkëta të partnerëve tanë strategjike. Më 9 shtator 1996, FARSH-të kanë filluar misionin e parë në Bosnje-Hercegovinë.
Numri i trupave pjesëmarrëse në Operacionet e Mbështetjes së Paqes (OMP) është rritur, ashtu siç është rritur edhe gjeografikisht numri i vendeve apo rajoneve ku ato kanë kryer operacione. Pjesëmarrja e FARSH-ve në misione paqeruajtëse dhe luftarake buron nga misioni kushtetues i FARSH-së dhe baza ligjore e përcaktuar për secilin kontribut në misione paqeruajtëse apo luftarake. Kontribute të FARSH, në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga muaji shtator i vitit 1996 dhe deri në muajin dhjetor 2023 (grafiku), janë gjithsej 8622 ushtarakë.
Me rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike brenda vendit, Forcat e Armatosura nga viti në vit po rrisin edhe kontributin në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, jo vetëm sa i përket numrave, por edhe hartës së angazhimeve ushtarake në mbështetje të paqes anembanë globit. Në vitin 2025, FA do të ketë prani të shtuar me 50 trupa në misionet e KFOR-it në Kosovë, ALTHEA në Bosnje-Hercegovinë, NSATU dhe Operacionin “Interflex”, dy të fundit në mbështetje të Ukrainës, duke konfirmuar dinamizmin e angazhimeve të Shqipërisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në botë.
Forcat e Armatosura kanë qenë pjesë e operacioneve dhe misioneve paqeruajtëse përkrah aleatit tonë strategjik NATO. Për vitin 2015, niveli i angazhimit të FARSHsë në operacione dhe misione ndërkombëtare, NRF, në kuadër të ‘Masave të Sigurisë’ dhe të ‘Planit të Veprimit të Gatishmërisë’ së Aleancës, parashikon një shifër totale prej 286 ushtarakësh (pa llogaritur rotacionet e misioneve). Për vitin 2016 niveli i angazhimit të FARSHsë në operacione dhe misione ndërkombëtare, NRF, në kuadër të ‘Masave të Sigurisë’ dhe të ‘Planit të Veprimit të Gatishmërisë’ së Aleancës ka qenë 413 ushtarakë (pa llogaritur rotacionet e misioneve çdo 6 muaj). Për vitin 2017 niveli i angazhimit të FARSHsë në operacione dhe misione ndërkombëtare, NRF, në kuadër të ‘Masave të Sigurisë’ dhe të ‘Planit të Veprimit të Gatishmërisë’ së Aleancës parashikohet të jetë 619 ushtarakë. Për vitin 2018, përveç kontributeve aktuale, ministri i Mbrojtjes ka miratuar shtimin e kontributit të FARSH me 52 ushtarakë në operacionin “RSM”, në Afganistan dhe 3 ushtarakë në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO-s (eFP) në Letoni. Nëntor 2019 niveli i angazhimit në operacione dhe misione ndërkombëtare është si vijon: në “RSM”, Afganistan vijon kontributi i FARSH me 132 ushtarakë; në KFOR, Kosovë, vijon kontributi i FARSH me 29 ushtarakë; “ALTHEA”, vijon kontributi i FARSH me 1 ushtarak; “EUTM Mali”, vijon kontributi i FARSH me 4 ushtarakë; “Aegean Sea” në detin Egje vijon kontributi me 22 ushtarakë; në kuadër të Prezencës së Përparuar të Përforcuar (eFP), Riga, Letoni vijon kontributi i FARSH me 21 ushtarakë; në operacionin ushtarak UNMISS në kuadër të OKB vijon kontributi i FARSH me 2 ushtarakë (kontribut i shtuar gjatë vitit 2019).
Në dhjetor 2021 në kuadër të Prezencës së Përparuar të Përforcuar (eFP), Riga, Letoni vijon kontributi i FARSH me 21 ushtarakë; në KFOR, Kosovë, vijon kontributi i FARSH me 27 ushtarakë; “ALTHEA”, vijon kontributi i FARSH me 1 ushtarak, në operacionin ushtarak UNMISS në kuadër të OKB vijon kontributi i FARSH me 2 ushtarakë. Në dhjetor 2022 në kuadër të Prezencës së Përparuar të Përforcuar (eFP), Riga, Letoni vijon kontributi i FARSH me 82 ushtarakë; në KFOR, Kosovë, vijon kontributi i FARSH me 170 ushtarakë; “ALTHEA”, vijon kontributi i FARSH me 2 ushtarakë, në operacionin ushtarak UNMISS në kuadër të OKB vijon kontributi i FARSH me 2 ushtarakë; në Novo Selo, Bullgari vijon Aktiviteti i Vigjilencës së Përforcuar (enhanced Vigilance Activity – eVA) me 60 ushtarakë; në Sinai, Republika Arabe e Egjiptit në Misonin e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit (Multinational Force and Observations MFO) me 3 ushtarakë; në operacionin ushtarak UNMISS në Sudanin e Jugut, në kuadër të OKB vijon kontributi i FARSH me 4 ushtarakë. Më 25 qershor 2023 ka filluar kontributi i Forcave të Armatosura në Misionin e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit (Multinational Force and Observations – MFO) në Sinai, Republika Arabe e Egjiptit, me rotacion 1 – vjeçar me 3 ushtarakë nga Policia Ushtarake. Duke filluar nga 29 nëntor 2022, FARSH është angazhuar në Aktivitetin e Vigjilencës së Përforcuar (eVA) në Novo Selo, Bullgari. Kontingjenti i FARSH-së, i përbërë nga 30 ushtarakë, dislokohet në përbërje të Grupbatalionit të NATO- në kufijtë lindorë të Aleancës. Vend drejtues i këtij misioni është Italia. Rotacioni i kontingjenteve është çdo 6 muaj. Vijon kontributi i FARSH-së në operacionin ushtarak United Nations Mission In South Sudan – UNMISS në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB me 2 ushtarakë, kontribut i shtuar gjatë vitit 2019. Në total 10 ushtarakë. Shtohet në gusht 2023 kontributi i FARSHsë, me 1 efektiv të FARSH-së, rotacion 1- vjeçar në UNISFA, zona Abeyi. Duke filluar nga qershori i viti 2017, FARSH është angazhuar më një togë EOD si pjesë e grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP) në Letoni të përbërë nga 18 ushtarakë. Ministri i Mbrojtjes ka miratuar shtimin e kontributit të FARSH me 3 ushtarakë në eFP në Letoni. Vijon kontributi i FARSH gjatë vitit 2022 në operacionin e NATO-s në kuadër të Prezencës së Përparuar të Përforcuar (eFP), Riga, Letoni me 41 ushtarakë. Vijon kontributi i FARSH-së gjatë 6-mujorit të parë 2023 në operacionin e NATO-s në kuadër të Prezencës së Përparuar të Përforcuar (eFP), Riga, Letoni me 44 ushtarakë dhe konkretisht:1 togë EOD në BG kanadez, me 20 ushtarakë,1 pozicion në HQBG kanadez,1 pozicion në Rajonin e 3 të AÇI, në Letoni. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë u angazhuan në operacionin ushtarak të NATO-s “Aegean Sea”, në nëntor 2016, në detin Egje me 1 (një) anije e klasit “Iliria” dhe një ekuipazh prej 21 ushtarakësh. Misioni, është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s, Standing NATO Maritime Group 2 (SNMG2), në detin Egje, në kuadër të operacionit të NATO “Aegean Sea”. Kontributi i i FARSH-së, duke filluar nga 21 nëntori 2016 dhe deri më nëntor 2019 është 302 ushtarakë. Gjatë 2023 rifillon kontributi i FARSH rotacion me periudhë 3 – mujore në “Aegean Sea” me 1 (një) anije e klasit “Iliria” dhe një ekuipazh prej 21 ushtarakësh.

(Marre nga Revista “Ushtria”, 24 janar 2025)