Gjatë 2024, Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ dhe Pasardhësve
përmbylli me sukses programin e veprimtarive, ku më të rëndësishmet qenë:
- AKADEMIA PËRKUJTIMORE: “HEROI I POPULLIT DHE NDERI I KOMBIT
RRAHMAN PARLLAKU, GJENERALI QË BËRI EPOKË” - KREMTIMI I 30 VJETORIT TË OBVLP dhe botimi i librit “30 VJET OBVL,
HISTORI SUKSESI” - KUVENDI i 9-të KOMBËTAR i OBVLP që zgjodhi kryetare Znj. Tatjana Parllaku-Çarkaxhiu…
- AKADEMIA PËRKUJTIMORE: “Gjeneral Dali Ndreu, strategu që drejtoi luftën
për çlirimin e Tiranës.
Këto veprimtari të nivelit akademik, të shoqruara me dokumentarë televizivë,
me referate e kumtesa të qënësishme, të përgatitura dhe mbajtura nga personalitete të njohura të shkencës dhe letrave, u ndoqën me interes të veçantë nga
veteranë të LANÇ dhe pasardhës-anëtarë të OBVLP, si dhe nga dhjetra të ftuar
nga ogranizatat homologe.
Përgatiti: Rajmonda MALEÇKA