Analiza e të gjitha ngjarjeve historike të ndodhura në shekuj zë një vend nderi në historinë e qytetit të Pukës

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
NJË JETË PËR HISTORINË E
PUKËS

Ditë më parë Mjeshtëri i Madh Xhemal Meçi nga Puka më dërgon librin
“Na ka çue Shkodra ni fjalë”, si “kujtim
e respekt për shkrimet për dëshmorët
e Atdheut, si dhe për Pukën”. Libri
është një përmbledhje artikujsh historik e për ngjarje që lidhen me Pukën
dhe historinë rreth saj.
Autori në libër pasi bën një hyrje dhe
një prezantim të librit dhe të shkollës e
të studimeve të tij, të mjaft peripecive
të kaluara në jetë, na paraqët ngjarje
historike që lidhen me të kaluarën e
lavdishme të popullit tonë.
Vendin kryesor në libër e zë përkujtimi i 110 vjetori i Luftës së Shkodrës kundër ushtrive pushtuese serbo-malazeze gjatë rrethimit barbar
7-mujor, nëntor 1912-prill-maj 1913.
Për Luftën e Shkodrës Akademia e
Mbrojtjes dhe Universitet i Shkodrës
“Luigj Gurakuqi” në vitin 2008 zhvilluan një sesion shkencor me objekt
“Luftërat ballkanike dhe Shqipëria”,
botuar dhe libër, e studion mirë problemin nga ana ushtarake. Por Xhemal Meçi e ka trajtuar një një kënd
tjetër, atë të “malet Pukë-Mirditë në
mbrotje të shkodrës së rrethuar nga
ushtritë pushtuese serbo-malazeze
(1912-1913)”si dhe “mbrojtja e Shkodres, kundër ushtrisë pushtuese serbo-malazeze (nëntor 1912-prill-maj
1913) në poezitë e rapsodit Prendush
Gega “artist i merituar”.
Në vijim autori ka trajtuar tema historike si: “Nora” e Mirdits, marshterpa
e Spaçit, shek. XVI”, “Ymer Prizreni”,
“Me rastin e 100 vjetorit të varjes (18
gusht 2010), homazhe te varri dhe pllaka përkujtimore kushtuar atdhetarit
Haxhi Rrustë Kabashi”, “Shqiptarët,
një komb unik, si kurrë ndonjëherë në
historinë tonë kombëtare”, “Cili ishte
atdhetari Haxhi Rrustë Kabashi i Prizrenit”, “Si qëndron e vërteta e origjines
dhe e vendlindje së Dhimitër e Nikollë
Berishës?”, “zeneli ishte vet historia
dhe ndËrgjegjia kombËtare kosovare
shqiptare”, “Piktori Abdurrahim Buza
puthi në Puke për herë të parë ß amurin
kombëtar shqiptar (1922)”, “Recitohen
“vaje” nga Lahuta e Malëcisë e Fishtës
në provim shteti, Instituti i Lartë Pedagogjik, Tiranë, qershor, 1968”, si dhe
“Legjenda dhe burime për shqiponjën
e zezë dykrenare”.
Në pjesën e dytë të librit autori
është përqëndruar në shkrimet për
vendlindjen e tij, të tilla si: “Puka, një
qytet i bukur turistik malor”, “Abacia e Shën Palit të Pukës, Grykë-Kabash, 1440 vjetorin e saj”, “HaÞ z, Haxhi Hysen Ismail Muçaj, personalitet i
shquar islam”, “Mbresa për 50 vjetorin
e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës
shqipe”, “Profesor E. Çabej në Kabash
të Pukës për sesionin shkencor për toponimet, Kabash, 21 maj 1977”, “Prof.
dr. Eqrem Zenelaj, “Kalorës i urdhërit
të Skënderbeut”, “Jeronim de Rada
për toponiminë historike shqiptare”,
“Pal Dede Bajraktari”, “Iballa Simbas Hanit, albanolog i shquar në botimin, udhëtim nëpër viset e Drinit e
të vardarit, 1863”, “Migjeni në Pukë”,
“Petro Zheji, shqipja është mëma e të
gjitha gjuhëve” dhe “Mentor Quku”.
Analiza e të gjitha ngjarjeve historike të ndodhura në Pukë në shekuj
zë një vend nderi në historinë e qytetit të Pukës, por dhe një krenari që
Xhemal Meçi e ka nxjerrë në dukje në
shkrimet e tij. Janë shkrime që kanë
vlera njohëse, por dhe të trajtuara
shkencërisht e të vërtetuara nëpërmjet
një dokumentacioni të pasur.
NË RRUGËN E JETËS SË
VËSHTIRË

Xhemal Maçi ka lindur në Kabash
Pukë më 23 korrik 1936. Shkollën
Unike (7 vjeçare) e kreu në Pukë. Pas
kësaj, ka bërë përpjekje për të përfunduar sa me shpejt dhe me sukses
Shkollën e Mesme Pedagogjike “Shenjaze Juka” në Shkodër. Ai kishte përfunduar një kursin pedagogjik në
muajt qershor-korrik 1953 për mësues. Shkollën donte të Þ llonte me
korespondencë me qëllim që të arrinte
të hynte në maturë sa më shpejt, pasi
mund ta merrnin ushtar për disa kohë.
Me besim te profesorët e Shkollës
Pedagogjike, por sidomos tek nëndrejtori Dedë Shala, që Xhemali e quan
“shpirt njeriu, aq komunikues dhe i
gatshëm për përkrahjen e arsimtarëve
me korespondencë”, hyri me vendosmëri në provimeve në janar 1954. Në
lëndën e kimisë nuk i eci mbarë, pasi
u paraqit për provim tri herë në të njëjtin vit shkollor e në të njëjtën lënde.
Ishte kjo një rregullore që Xhemalin e
kishte nevrikosur shumë. Sekretaria e
shkollës e përcolli me buzë në gaz me
një “mirëardhësh si përsëritës në sesionin e janarit 1955”!
Por Xhemali, me një betim bazuar
dhe në sedrën e malësorit të lënduar,
e përsëriti vitin e parë brenda gushtit
1955 dhe do të përfundonte edhe vitin
e dytë dhe të tretë që të hynte në vitin
e katërt në janar 1956! Duke treguar
se ç’bën sedra e një malësori të lënduar, por edhe kur gjeti përkrahje bujare e humane te personelt pedagogjik
i shkollës, arrit sukses duke shënuar
ratin e papërsëritshëm që në shkollën
pedagogjike “Shenjaze Juka” në Shkodër me korespondencë për një vit dhjetor-gusht 1955 të merrte tri klasë (te
paren si perserites, kurse te dyten e te
treten brenda sesioneve te provimeve
prill-gusht 1955. Këmbëngulja dhe sedra për t’u përgatitur seriozisht, arriti t’u bënte konsultime mësuesëve të
tjerë. Kështu profesori i matematikës
Tomorr Dani e lejonte që në dërrasë të
zezë të zhvillonte ushtrime e probleme
për mësuesit që kishin ardhë për konsultime me profesorin. Ai e repektonte
dhe para mësuesve dhe pedagogëve për
seriozitetin në përgaditjen e lëndeve
për provim. Në këtë kohë Xhemal Meçi
merr vlerësime nga shtypi i kohës, si
nga gazeta “Bashkimi” me shkrimin
“Mësues shembullor fshati”, ku theksohet se “mësuesi i malësisë kreu me
sukses klasën e parë, të dytë, të tretë
pedagogjike me korespondencë duke
dalë me nota të mira”. Ndërsa gazeta
“Rinia” në shkrimin “Njeriu me vullnettë fortë”… e quajnë Xhemal Meçi.
Atë që e dallonte më tepër këtë të ri
ishte këmbëngulja për t’ia arritur qëllimit. Ai kishte bërë vetëm shkollën 7
vjeçare si nxënës i ditës, të mesmen e
bëri me korespondencë në pedagogjiken e Shkodrës brenda dy vjetëve. Kjo
ishte e habitshme, por vullneti i Xhemalit bëri të pamundurën. Me korespondencë ai mbaroi dhe Institutin e
Lartë Pedagogjik në Tiranë, e në vazhdim përfundoi dhe Fakultetit 4-vjeçar
Filologji-Histori. Një njeri i tillë, me
vlera pa dyshim që ishte dhe një edukator shembullor i brezit të ri. Ai në
jetë diti të edukojë nxënës me vullnet,
që ishte vetia kryesore për të kryer qëllimin në jetë…Sot nga mosha e viteve,
por dhe e ndjenjës së respektit për
mësuesit Xhemali i kujton me respekt
edhe personelin e Shkollës Pedagogjike Shkodër, të cilët morën vendim
për të bërë kërkesë për rezultate ekselencë të shkojë me bursë në Bashkimin Sovjetik. Nga Ministria e Arsimit
u dërguan tri bursa për studime pedagogjike në Moskë, për Xhemal Maçi,
Kolë Tahirin dhe Murat Gecin nga
Tropoja. Xhemali e refuzoi për shkaqe
gjoja ekonomike, pasi ai kishte shkaqe
politike, pasi një dajë i tij ishte i dënuar me burg politik. E kështu vazhdoi
që drejtoria e shkollës duke i kërkuar
ministrit gjashtë bursa (ndër ta dhe
për Xhemali) për në Institutin e Lartë
Pedagogjik në Tiranë për gjuhë-letërsi
e histori në vitin 1959, si stimuj e nxitje për mësuesit me korespondencë.
Ishte një kohë tjetër e që për një fjalë
goje të mos mirrje atë që të takonte…
Deri me 1967 nuk ishte vendosur
ende kriteri politik për shkollën e natës
të korespondencës, me këtë hapësirë
vazhdoi Fakultetin Gjuhë-Letërsi në
UT. Në vitet 1960-1962 shkon ushtar
në Brigadën e Durrësit, me qëndrim
në garnizonin e Kavajës. Prej këtu me
tren mbrinte në Tiranë për konsultime
e provime. Kishte shokë që nuk besonin dhe nuk kuptonin në këtë sakriÞ cë
(ushtarë, student me gjithë shërbimin ushtarak. Ai mbaroi dhe shërbimin ushtarak me vlerësimin “Ushtarë
shembullor” dhe u pajis me librezë të
veçantë… ishte vullneti për dije i një të
riu të kohës…
KONTRIBUTE PËR ORGANIZATËN E DËSHMORËVE
Dega e Organizatës Kombëtare për
Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët
e tjerë të Atdheut, të bashkisë Pukë,
në vijimësi ka bërë kujdes dhe ka organizuar simpoziume me temë “Dëshmorët e Atdheut në rrethin tonë”. Në
simpoziumin e vitit 2023 historiani
dhe shkrimtari Xhemil Meçi “Të rënët
që meritojnë të shpallen “Dëshmorë të
Atdheut” në rrethin e Pukës dhe plotësimi i dokumentacionit”. Diskutimin
historian e përqëndroi duke theksuar
se “Puka, burrat dhe gratë e saj gjatë
gjithë historisë të zhvillimit të tyre
janë ndeshur në luftëra dhe përpjekje të vazhdushme për të jetuar të lirë
dhe krenarë në atdheun e tyre. Këtë e
dëshmojnë mjaft luftëra të zhvilluara
si në rrethinat e Pukës, por dhe ashtu kur i ka thërritur mëmëdheu dhe
janë gjendur pranë vëllezëve të tyre
në malësinë e Shkodrës, të Rrafshit
të Dukagjinit, të Kosovës, të Mirditës,
të Shkodrës, në LANÇ, në ndërtimin
e Shqipërisë dhe të demokracisë në
Shqipëri në shek. XXI.
Vëmendjen historiani e përqëndroi
në problemin për të rënët që meritojnë
të shpallen “Dëshmorë të Atdheut” në
rrethin e Pukës dhe detyrat tona për
plotësimin e dokumentacionit”. Për
t’u shpallur dëshmorë të Atdheut ligji
109/2018 “Për statusin e dëshmorit të
atdheut” i përcakton mjaft qartë dokumentacionin që duhen plotësuar nga
pjesëtarë të familjeve, shoqata, institucione etj. Dokumentacioni në bazë të
ligjit, neni 8 thekson se “Për shpalljen
“Dëshmor i atdheut” vlejnë si burime
parësore dokumente të organeve publike, të krijuara në kohën e ngjarjes
dhe, si burime dytësore, botimet me karakter historik, folklorik, publicistik
e manuale biograÞ ke, të cilat shprehen
për ngjarjen, vlejnë dekretet/vendimet
e organeve shtetërore të mëparshme
për shpalljen “Dëshmor”. Plotësimi i
tyre kërkon punë, vullnet, durim dhe
përpjekje për sistemim të tyre.
Theksoi se nga shoqata e Historianëve Ushtarakë të Shqipërisë janë
propozuar për t’u shpallur dëshmorë
At Shtjefën Gjeçovi (Mëhill Gjeçi-Kryeziu/At Shtjefën Kostandin Gjeçovi
veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare, frat françeskan, etnolog, arkeolog, poet e shkrimtar i spikatur, Þ lozof, përhapës i shkollave shqipe në
Shqipërinë e këtej Drinit dhe matanë
Drinit, “Mësues i popullit”, inisiator
për uniÞ kimin e gegërishtes me toskërishten, mbrojtës i paepur i sigurisë së qytetarëve të Vlorës përgjatë
Luftës Kombëtare të Vlorës të 1920-
ës dhe Þ gurë me përmasa të madha
kombëtare. Mëhill Gjeçi-Kryeziu është
quajtuar për 22 vjet, nga lindja e tij më
12.7.1874 deri më 29.6.1896, kur e ka
ndryshuar emrin në Shtjefën Kostandin Gjeçovi, pasi përfundoi studimet e
larta teologjike në Kreshevë të Dalmacisë dhe në rregjistrat françeskan zhduket emri Hilë Gjeçi dhe zëvendësohet me Shtjefën Konstantin Gjeçovi.
Faik Konica e ka cilësuar Gjeçovin si,
“njeri nga njerëzit më të lartë që ka
pasur Shqipëria”, ndërsa albanologu
austriak Norbert Jokli e ka quajtur,
“punëtor i palodhur në fushën e letrave shqipe”. Propozime janë bërë dhe
për Rustem Rexhep Kabashi, patriot,
atdhetar, zemërzjarrtë, sikurse njihet
Robin Hudit shqiptar prijës e luftëtar mitik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryengritës i gjithë epokave, prijës
i kryengritjeve të mëdha shqiptare të
1909-1910-ës, në prag të Pavarësisë
shqiptare, babai i 14 djemve dhe 5
vajzave, katër herë i burgosur nga osmanët, katër herë i internuar dhe për
mosbindje ndaj pushtuesit, i dënuar
“me varje në litar” në qendër të Prizrenit, duke ngelur përjetësisht momoment atdhetarie dhe përjetësie për
truallin arbëror. Xhemal Meçi botoi
librin për dëshmorët e Atdheut të nënprefekturës së Pukës, në kuadrin e 80
vjetorit të çlirimit të Atdheut.
LIBRA TË SHKRUARA DHE
NDERIME

Gjatë viteve Xhemal Meçi ka shkruar dhe botuar mjaft shkrime për historinë dhe gjuhësinë në trevën e Pukës, të Shkodrës dhe të karakterit kombëtar. Ai ka botuar dhe librat
“Kanuni i Lekë Dukagjinit”, varianti
i Pukës, Itali, 1996; “Ndue Jak Pjetri
‘Mësues i Popullit’” (me bashkëautor),
Tiranë 1999; “Migjeni në Pukë” (me
bashkëautor), Tiranë, 2001; “Kanuni
i Lekë Dukagjinit”, varianti i Mirditës,
Tiranë 2001; “Puka që në lashtësi”, Tiranë 2003; “Kabashi” (monograÞ ), Tiranë 2008; “Poeti i Malësisë”, Tiranë
2015; “Poeti i Kabashit”, Tiranë 2016;
“Komani, trashëgimi iliro-arbërore”,
Shkodër 2019 dhe “Na ka çue Shkodra
ni fjalë”, Shkodër 2024.
Në jetë Xhemal Meçi shtë nderuar
dhe vlerësuar me këto tituj: “Qytetar Nderi i Bashkisë Pukë”; Urdhërin
“Naim Frashëri” i argjendtë; Urdhërin
“Mjeshtër i Madh” dhe çmimin “Virtus”.