Në 80-vjetorin e ndarjes nga jeta që përkon me 120 vjetorin e udhëtimit të saj të patë në Shqipëri

Muharem Kamani

  • Kryetarja e bashkisë Përmet, znj.Alma Hoxha, midis të tjerash tha: “Nderojmë me këtë ekspozitë Mary Edith Durham, këtë grua të jashtëzakonshme që ka lënë gjurmë të thella në kulturën dhe historinë e Shqipërisë. Përmes udhëtimeve dhe shkrimeve të saj në librin “Higt Albania’ (Shqipëria e lartë) të botuar në vitin 1909, ajo na ka sjellë një pamje të mrekullueshme të jetës dhe traditave shqiptare, duke përfshirë dhe qytetin tonë të dashur, Përmetin

“Miss Mery Edith Durham – Mbretëresha e Malevet Shqiptare” (1863-1944). Ky është titulli i ekspozitës së hapur në Muzeun Historik të Përmetit, me rastin e 80 vjetorit të ndarjes nga jeta, që përkon dhe me 120 vjetorin e udhëtimit të saj të parë në Shqipëri. Kjo ekspozitë e çelur më 14 nëntor në QKMF “Odise Paskali”, në sallonin e madh, përmban foto të ndryshme dhe skica në kohëra të ndryshme në  viset shqiptare në të pesë udhëtimet e saj biblike.

Ekspozita që i bën homazh veprës së Durham qëndroi e hapur për një javë për publikun. Ajo ngjalli shumë interes me informacionin që jepte. Në ditën e parë të çeljes së saj ishin të pranishëm mjaftë vizitorë, krijues e artistë, dashamirës të artit, punonjës të bashkisë, qytetarë dhe nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” etj.

Fjalën e hapjes e mbajti  drejtoresha e Muzeut, znj.Elsjona Kote, e cila u ndal te ndikimi i Edith Durhamit për njohjen e kulturës shqiptare kudo në botë. “Edith Durham e kishte origjinën nga një familje e madhe dhe e pasur nga veriu i Londrës. Ajo ishte më e madhja e fëmijëve midis tre vëllezërve e gjashtë motrave të cilët ishin të suksesëshëm në jetë e në karierën e tyre. Vetë Edith-i përfundoi “Bedford College ” në Londër (1878-1882) dhe më pas studiojë për pikturë dhe vizatim në Akademinë Mbretërore të Arteve. Në këtë kuadër në 1899 ajo bëri ilustrimet për vëllimin e kolanës Cambride natural Histori dhe më vonë ka lënë skica dhe piktura të shumta nga Ballkani. Ajo do të mbetet përgjithmonë si një grua e rrallë dhe një kujtim I bukur për shqiptarët, një personalitet i nderuar dhe i dashur”, tha ndër të tjera znj.Kote.

Në çelje të ekspozitës përshëndeti edhe Kryetarja e bashkisë Përmet, znj.Alma Hoxha, e cila midis të tjerash tha: “Nderojmë me këtë ekspozitë Mary Edith Durham, këtë grua të jashtëzakonshme që ka lënë gjurmë të thella në kulturën dhe historinë e Shqipërisë. Përmes udhëtimeve dhe shkrimeve të saj në librin “Higt Albania’ (Shqipëria e lartë) të botuar në vitin 1909, ajo na ka sjellë një pamje të mrekullueshme të jetës dhe traditave shqiptare, duke përfshirë dhe qytetin tonë të dashur, Përmetin.

Siç shkruan Edith Durham: “Përmeti i vendosur në mes të maleve është një qytet që mbart me vehte pasurinë e një historie të lashtë dhe të pabesueshme. Njerëzit e tij të lidhur ngushtë me tokën, traditat janë një pasqyrë e vërtetë e forcës dhe e mikpritjes shqiptare “. Ky citim sjell në mëndje një nga tiparet më të bukura të qytetit tonë, lidhjen e ngushtë mes natyrës dhe njerëzve. Përmeti me bukuritë e tij natyrore dhe trashigiminë e pasur kulturore ka luajtur gjithmonë një rol të veçantë në jetën e shqiptarëve dhe në atë që Edith Durham e quajti “Shpirti i Shqipërisë”.

Historiani Kastriot Bezati  vlerësoi Mary Edith Durham si atdhetare e madhe dhe dashamirëse e shqipërisë. Mjafton për këtë, vlerësimi që ajo u ka bërë traditave historike e kulturore, sidomos të parashkruara te vepra e saj madhore “Brenga e Ballkanit”. Ajo është shpallur “Sekretare Nderi” e Shoqatës së Miqësisë Angli-Shqipëri në vitin 1918. Me vlera të veçanta është letra që i dërgon Fan S.Nolit me rastin e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Dhjetor 1920. E madhja Edith Durham në hapësirën gjeografike mbarë shqiptare flet për vlerat kulturore e historike të qytetit e trevës së Përmetit.

Z.Andrea Llukani, punonjës i MHK u shpreh në fjalën e tij se, Durham, që ditën e parë që shkeli në tokën shqiptare u mrekullua, jo vetëm nga natyra, por dhe nga shpirti dhe vlerat morale të shqiptarëve. Madje dhe vet u tregua shqiptare me zëmër dhe me shpirt. Kjo është arësyeja pse të gjithë shqiptarët e nderojnë,  respektojnë dhe e kujtojnë si bijën e tyre, duke i dhënë Titullin “Mbretëresha e Malevet Shqiptare”. Kjo për faktin se ajo njohu nga afër dhe ka pasur letër këmbime me shumë prej personaliteteve të shquara të vëndit tonë, si me Ismail Qemalin, Kristo Dakon, Dervish Himën, Mit’hat Frashërin, Pandeli Evangjelin, Faik Konicën, Lef Nosin, Mehmet Konicën, motrat Qiriazi, Aqif Pash Elbasanin, Hil Mosin, Hoxhë Kadrinë, Bajram Currin etj. Për të gjitha këto ajo ka zënë vëndin e merituar në historinë e Shqipërisë.   Fotoekspozita është e lëvizshme do ekspozohet dhe në qytete të tjera të vëndit tonë.