80-VJETORI
Në Iballë u bë mbledhja e parë e Këshillit Nacional Çlirimtar të Nënprefekturës së Pukës
Xhemal Meçi “Mjesht i Madh” & Studiues
Brigadat partizane të VI dhe XXII-S, si morën pjesë në luftën për çlirimin e Shënpalit dhe te mbarë Mirditës, kaluan në fshatrat e Pukës, për çlirimin e tyre dhe vendosjen e Pushtetit të Frontit Nacional Çlirimtar. Rol luajtën edhe Këshillat NÇL, të zgjedhur nga populli në prani të partizanëve të këtyre Brigatave. Kështu në Qerretin e Epër, me 3 nëntor u zgjodh Këshilli ANÇL: Kryetar Kadri Kasemi, sekretar Idriz Meti ndërsa një prej antarëve të Këshillit të parë Antifashist NÇL u zgjodh, Hoxha i Qerretit, Qazim Nushi, emigrant politik Kosovar nga Gjakova. Në Qërret janë srehuar edhe aktivist të Qarkut Shkodër, si Nuri Llazani, Sadik Bekteshi etj.
Në vazhdim Brigada VI-S vazhdoi udhetimin për Iballe, nëpër Dedaj, ku sekretari i KANÇL u zgjodh Zenel Islami (ish nënës i Migjenit, për të cilin ka shkruar skicën “Zeneli”, të cilin e kishte si nxënësin ideal të Tij.). Brigadën e VI-S që veproj në Qelzë, Bushat, Midhë, Berishë Vendi, Spaç e Iballe, e priten rreth 80 iballës të rreshtuem nën kujdesin e Mehmet Ramës, Mal Bajram Sokolit, Mal Jah Zenelit, baza të rëndësishme të LANÇ. Gjithashtu u rreshtua me ta edhe Stak Pjetër Pemati etj. Në krye të kësaj kolone mikpritëse vazhdoi Zenel Mustaf Aga, i biri i Zenel Mustafë Agës Iballe, mikpritës e strehues i patriotit Bajram Curri.
Në Iballe u bë mbledhja e parë e Këshillit Nacional Çlirimtar të Nënprefekturës së Pukës, i cili zgjodhi si Kryetar të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Pukës Elez Hoxhën, myftia i Pukës, përkrahës e strehues e Ali Bytyçit, i cili u emërua Komisar Politik i Frontit ANÇL për Rrethin e Pukës. Ali Bytyçi kishte shoqëruar bashkë me 20 qërretas Brigadën e VI-S deri në Iballe. Mandej kaluen Qerretas, Iballës, Berishës, Bugjonas me Brigjet e Iballës me dhjetra partizanë në radhët e Brigatës XXII-S, që u ngarkua për çlirimin e qytetit të Pukës. Qendra e rrethit, u sulmua dhe u çlirua prej fashistëve vendas, milicisë fashiste dhe një grupi forcash gjermane të cilët sulmuan Qerretin me 4 nëntor 1944 si hakmarrje që përkrahen Brigadën VI-S dhe i dhanë mbi 20 të rinjë e burra partizanë. Qerrti me pak burra u mbrojt prej milicis dhe forcave të mbetura gjermane që vendosen topat për ballë fshatit, të cilin e rrahën me predha artilerie; kurse milicët hynë brenda në fshat, ku filluan terrorin me grabitje, djegëje, vrasje, sado që u pritën me armë. Në këto luftime ranë deshmorë: Ymer Çoba, Bajram Toska, Rrustem Toska, Zojë Djaloshi (e ëma e Nezir Djaloshit, dhe i dogjën shtëpinë).
Mbas këtij terrori, milicia u tërhoq nga frika se mos i sulmonin partizanët nga prapa. Kurse grupi gjermanë u tërhoq për në Shkodër, si hodhën në erë urën e Gomsiqes, siç u hodhë së fundi Ura e Vadejës.
Si përfundim, si u forcua me dhjetra partizanë pukas, Brigata XXII sulmoi dhe çliroi Pukën, qendra e fundit e Rrethit, ku që në mëngjes të 20 nëntorit u vendos pushteti i ri Nacionalçlirimtar dhhe me idenë e të ndjerit Ali Bytyçi hapën zyrat e tyre. Këtyre u lindi dëshira që edhe Puka të dilte para krahinave të tjera me një forcë të organizuar në formacione të mëdha partizane, në një Batalion partizan. Si u konsultuan me familje partizanësh, baza të LANÇL dhe aktivistesh të rinisë ANFNÇL, u vendos të formohej Batalioni Partizan “PUKA”,me 200 pjesmarrës me Komandant Zef Miraka dhe Komisar Zef Gashi. Ky Batalion nuk u formua si rastësisht, por si rezultat i qëndrimit armiqësor ndaj pushtuesve nazifashist, duke u bashkuar rreth çetave partizane: si ajo e Pukë-Has, më 1941, e Ymer Bardhosh Laçit, ish kapiten rezerve i gjandarmërisë së Mbretit Zog. Po kështu u formua më 1941 edhe çeta Pukë – Mirditë me komandat oficerin Zogist Pashk Nikoll Curri. Që dy këto çeta pranuan për komisar ish-aktivist politik të Qarkut Shkodër. Çeta Pukë-Has pranoi Komisar Isa Agovikun, kurse ajo Pukë-Mirditë pranoi Komisar Nuri Llazanin, të cilët i orientuan këto çeta të kryenin aksione kundër pushtuesve fashist siç u arrit sulmi i çetës Pukë-Has në Qafë-Likmetë të Malziut, ku mbetën të vrarë ushtarë italianë, të cilët si u erdhën forca ushtarake, sulmuan fshatin Gdhesht, bazë e rëndësishme e çetës Pukë-Has. Fshati u dogj kurse disa fshatarë i morën robë. Edhe çeta Pukë – Mirditë kryente sulme duke prishë ura të vogla në rrugën automobilistike Kukës – Pukë – Gomsiqe. Por kryesorja, arritën të vendosnin rendin e tyre që nga Hasi – Kryezi, Gojan – Gomsiqe – Dush etj. Në Dush e mbyllën zyrën e Komunës, e cila u detyrua të vendosej në fshatin Qërret i Epër. N luftë ishte përfshirë edhe çeta nacionaliste e udhehequr prej ish-kapitenit zogist Xhemal Laçi me ndikim Kabash – Micoj- Kryezi – Flet – Trun deri në Petkaj e Vaspas të Malziut bashkë me atdhetarin Ymer Ymeri i Truenit, zona në fakt të çliruara ku nuk mund të hynin forcat pushtuese nazifashiste, as milicia fashiste me qendër në Pukë qytet. Të gjitha këto zona i përshkonte militanti Ali Bytyçi, ku mbante gjallë dhe ushqente qëndrimin antifashist.
Në këto rrëthana u çlirua Puka-qytet dhe u formua Batalioni Partizan “Puka”, në rradhët të të cilit hynë edhe të rinjët nga Iballa me Brigje, Berisha, Kryeziu, Gojani etj., si dhe nga Kabashi, të njohur me emrin “ Tre Sadikat”: Sadik Cina, Sadik Hysen Kopani, dhe Sadik Gjura, i cili u vëndos së fundi në Korçën e çliruar. Kurse dy Sadikat e tjerë morën të ftohur të rëndë gjatë luftimeve në Vishegrad dhe si u kthyen, vdiqën nga tuberkolozi, si dhe Ndue Nikolli i Iballës.
Në gazeten “Bota Shqiptare” (1 maj 2000) dhe librin “Veteranët tregojnë” (nr 2, fq.114) me autor Mark Dodanin, ish-partizan I Çetës Pukë-Mirditë, shkruam: “Populli antifashist dhe Batalioni “TRIADA” i Pukës, që shndriti faqet e histories pukjane të Luftës NÇL të popullit Shqiptar, ndihmoi në kuadrin e Br. XXII-S në luftën për Çlirimin e Shkodrës, nga anan V.L. Kurse me 29 Nëntor 1944 si u formua Br. XXVII-S e Shkodrës, Batalioni Partizan “Puka” u radhit në Br.Partizane NÇL të Qarkut Shkodër me komandant birin Kosovar Sadik Bekteshi dhe mori pjesë në të gjitha luftimet kundër forcave naziste gjermane në Vishegradin Jogusllav. Autori M.Dodani e mbyll shkrimin e tij me porosinë që LNÇL e popullit pukjanë si dhe Batalioni Partizan “Puka” nuk duhen harruar se “e vërteta nuk do ta lejë vendin gjithmonë bosh”.
Pukë, Nëntor 2024