Fitorja mbi nazifashizmin ishte fitore mbi të keqen dhe krimin
Bashkim HISARI
- Me rastin e 80 vjetorit të fitores kundër nazifashizmit, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës ndau mirënjohje individëve që kontribuan në afirmimin e vlerave të LANÇ: Mirënjohje u ndanë për: veteranin e luftës Xhafer Haxhijakupi, Mjeshtrin e Madh, kryeredaktorin e të gazetës “Veterani” në Tiranë, Halil Rama; Post mortum ish antarëve të Kryesisë së Organizatës së veteranëve të LANÇ të Kosovës Musa Dobruna dhe Shefqet Vokshi dhe për mbështje ndaj kësaj organizate, Sejfulla Deçani nga firma “Alba qeramika” Pejë
Me aktivitete të veçanta në Gjakovë, Prizren dhe Prishtinë u shënua 80-vjetori i fitorës kundër nazifashizmit. U përkujtuan, nderuan dhe u respektuan figura të rëndësishme të LANÇ. U mbajtën mbledhjet solemne dhe në varrezat e heronjve dhe dëshmorëve, u vendosën kurora dhe buqeta me lule të frerskëta.
Në 80 vjetorin e çlirimit të qytetit të Gjakovës anëtarët e Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës, dega Gjakovë bashkë me familjarët e dëshmorëve bënë homazhe në varrin e Heroit të Popullit Fadil Hoxha, bashkëshortës së tij Vahide Hoxha, ish kryetare e kësaj organizate dhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së. Homazhe bënë edhe në Kompleksin memorial ”Fadil Hoxha” në kodrën e Çabratit.
Ndërkaq, për nder të 80 vjetorit të çlirimit të qyetetit, në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, u mbajt mbledhja solemne ku para të pranishmeve, për LANÇ, folën nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Bashkim Hisari dhe kryetari i degës në Gjakovë Skender Hoxha. Për nderë të ditës së çlirimit të Gjakovës u promovua edhe Monografia: “Shaban Haxhia, Komandant i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare i Malësisë së Gjakovës dhe i Brigadës së Shtatë të Kosovës” e autorit Skënder Demalijaj. Për këtë vepër dhe meritat e komandantit Shaban Haxhia foli Akademik Akif Bajrami.
Buqeta me lule dhe kurora u vendosën edhe në varrezate e Heronjve të Popullit Emin Duraku dhe Mustafa Bakija në varrezat e qyetetit të Prizrenit.
Ceremonija qendërore e shënimit të fitores kundë nazifashizmit u organizua në Prishtinë. Në mbledhjen solemne folën Dr. Alban Dobruna, nga Instituti i Historisë të Kosovës, Lekë Hoxha, kryetar, Zija Mullhaxha dhe Bashkim Hisari, nënkryetar të organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës si dhe Nazmije Peja-Duraku, motra e heroit të popullit Emin Duraku dhe prof. Xhevat Koshi.
Ata pos tjerash thanë se në momentin historik populli shqiptar i Kosovës u rreshtuan në bllokun antifashiste. Luftuan për liri, barazi dhe vetëvendosje.
“80 vjet më parë, përfundimi i luftës ishte shumë më tepër se një dëshmi për fillimin e fundit të një prej “episodeje” më të errëta në historinë e njerëzimit. Fitorja në Luftën e Dytë Botërore ishte fitore mbi të keqen dhe krimin. Ishte një histori e përgjakshme njerëzore. Kemi të drejtë të krenohemi për Luftën e Lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare që çoi në këtë fitore të madhe. Në bazë të kësaj lufte të përgjakshme dhe sakricave që bënë partizanët shqiptarë nga Kosova bashkë me ata të Shqipria , u sigurua jo vetëm liria por edhe e drejta për vetëvendosje dhe Shqipëtarët të jetojnë në trojet e tyre etnike”,- theksuan ata.
Me rastin e 80 vjetorit të fitores kundër nazifashizmit, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës ndau mirënjohje individëve që kontribuan në afirmimin e vlerave të LANÇ: Mirënjohje u ndanë për: veteranin e luftës Xhafer Haxhijakupi, Mjeshtrin e Madh, kryeredaktorin e të gazetës “Veterani” në Tiranë, Halil Rama; Post mortum ish antarëve të Kryesisë së Organizatës së veteranëve të LANÇ të Kosovës Musa Dobruna dhe Shefqet Vokshi dhe për mbështje ndaj kësaj organizate, Sejfulla Deçani nga firma “Alba qeramika” Pejë.