PARA 8 DEKADAVE

Nga Bashkim Hisari

  • Pas Luftës së Dytë Botërore, rënia e nazifashizmit, ishte ngjarja më e rëndësishme në historinë e njerëzimit që paralajmëroi marrëdhënie të reja gjeopolitike, sisteme të reja politike dhe një rend të ri botëror

Duke qenë pjesë active në luftën kundër pushtimit nazifashist, shqiptarët u rreshtuan në anën e drejtë të histories dhe luajtën një rol të rëndësishëm. Në këtë luftë, edhe pala shqiptare e Kosovës organizoi lëvizjen partizana dhe me rreth 55 mijë luftëtar u rreshtua përballë kësaj luftes kundër nayifashizmit. Fadil Hoxha ishte themelues kryesor i aradhave partizane që organizuan rezistencë e armatosur kundër forcave pushtuese dhe figurë i rëndësishëm në luftën për çlirimin e Kosovës.

Në nëntor të vitit 1944, Kosova u çlirua nga pushtimi nazifashist, kryesisht falë përpjekjeve të lëvizjes partizane në Kosovë dhe Shqipëri.

Tani pas tetë dekadave duke evokuar këto ngjarje historike duhet të konstatojmë se viti 1944 – ishte vit epokal të thyerjeve dhe kthesave në historinë moderne të njerëzimit. Rëmia e nazifashizmit së bashku me regjimet totalitare fituan reputacionin djallëzi e shërbimit për të keqën. Me përdorimin e mjeteve të industrisë së vdekjes, mënyrat e kryerjes së krimeve masive, numrin e viktimave, motiveve dhe ideologjin tentuan të çonin në shkatrimin njerëzimin. 

Në imazhet themelore të disfatës së nazifashizmit, u shprehën tiparet e fenomenit të luftës totale më të përgjakshme më të tmerrshme, të dhunës më barbare në një epoke që “shpiku” dhomat e gazit,  kampet e gjenocidit, torturimet, poshtrimet, likvidimet e miliona partizanëve dhe qyetarëve civil si dhe krimet dhe shkatërrimet tjera që në historin njerëzore nuk mund të imagjinoheshin deri atëherë.

Në këtë sfond, fitorja ndaj nazifashizmit para 80 viteve kishte statusin e një “pikë kthese”-një kthesë për mirë, drejt frenimit të atyre forcave barbare që përqëndroheshin në ideologjin e nacionalizëmit ekstrem, superiotetin racor, gjenocid, autoritarizëm  total, në ideologjin e urretjes dhe ksenofobisë që shkatruan shumë vlera materijale kulturore historike të krijuara nga brezat njerëzorë ndër shekuj. Ndaj, evokimi për fitoren shkon përtej gjestit të përkujtimit të zakonshëm ritual të 80 vjetorit të ngadhënjimit. Mjerisht, kohëve të fundit  po praqiten disa individë të përfshirë në rrëshqitje që po mbështeten në dokumente dhe burime të thata të falcifikuara dhe në rutinën “shkencore” të tyre dhe biejn daullit të shpuar pa gjë.

Lufta Nacionalçlirimtare dhe disfata e nazifashizmit para 80 viteve është ndër ngjarjet më të rëndësishme në historin e popullit shqiptar. Në horizontin e jetës historike të kohës, fitorja nuk mund të jetë fakt i ngurtësuar, i zhveshur, nga historia e mbyllur. Nuk mund dhe nuk duhet të jetë, plastike, që rrjedh, lëkundet, si përpara ashtu edhe prapa dhe fundoset. Është një arritje dhe sukses i madhe i forcave litidashëse e paqedashëse, progresive e demokratike edhe të shqiptarëve në luftën kundër forcave të errëta nazifashiste.

Idetë dhe idealet e luftëtarëve Kosovar u bënë të dukshëm në Konferencën themelore të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dugagjinit në Bujan. Dokumentet e Bujanit kishin rëndësi të madhe historike sepse për here të parë në një Kuvend që u zhvillua ende pa u fikur flaka e luftës, u kërkua të respektohet dhe të njihet e drejta e shqiptarëve për vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së tyre shekullore për bashkim me Shqipërin,  një e drejtë e natyrshme dhe e patjetërsueshme që rezultonte nga pjesëmarrja në Luftë Nacionalçlirimtare dhe garantohej me dokumente të njohura ndërkomëtare. Populli shqiptar i Kosovës besonte fortë se do të realizohet e drejta e tij për liri, barazi, vetëvendosje dhe bashkim me shtetin amë Shqipërinë. Por, vendimet e Bujanit u mohuan u shkelnën dhe më në fund u përjashtuan dhe u refuzuan nga forcat nacionaliste shoveniste serbe.

Pas Luftës së Dytë Botërore, bartësit e zhvillimit politikë, ekonomik, social, arsimor, kulturor  dhe jetësore në Kosovë ishin luftëtarët shqiptar të shkolluar  dhe ideogjikisht të formuar në Shqipëri. Ndonëse zhvillimi i Kosovës ishte i kufizuar për shkak të represionit politik dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve, ata megjithatë afirmuan vlerat e pamohueshme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishin  figura qendrore dhe faktorë institucionalë që kontribuan në këto procese.

Fadil Hoxha që mbajti pozita më të rëndësishme në strukturat e Jugosllavisë luajti një rol kyç në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve të Kosovës. Ai politikisht dhe moralisht ishte i vendosur të luftoj për pikëpamjet e popullit. Më vitin 1983 deklaroi: “Kam luftu për Shqipni, e për Jugosllavi nji plum nuk e kisha shprazë”.Në kohën kur filloi të luhaten shtyllat e Jugosllavisë,

u zhgjua nacionalizmi dhe shovinizmi serbomadh dhe stuhija kundër shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë deklaroi: “Pa çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nuk do të ketë qetësi në këto anë.madje as në Jugosllavi,as në Shqipëri e as në Ballkan “Fadil Hoxhafuqimisht përkrahu  luftën e UÇK- së dhe ngriti zërin duke thënë: ‘” Po të isha i ri, përsëri do t’i mbathja opingat dhe do të dilja në UÇK”

Në vitet 1998-1999, Serbia kreu fushatë të dhunshme kundër popullsisë shqiptare të Kosovës, duke shkaktuar ndërhyrjen e NATO-s dhe përfundimisht çlirimin e Kosovës.

Në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj, por Serbia kundërshtoj ashpër këtë shpallje dhe Kosovën konsideron si pjesë të territorit të saj. Serbët vazhdojnë t’i interpretojnë interesat e tyre kombëtare në të njëjtat koordinata që ishin vendosur në të ashtuquajtur “Memorandumi ASHA e Sërbisë dhe të palitikës së Millosheviqit gjatë viteve nëntëdhjetë. Theksojnë se jeta e serbëve në Kosovë është e kërcënuar,meqë sipas tyre “krahina jugore serbe është shkëputur paligjshëm nga ekstremistët dhe terroristët shqiptarë”

Realizimin e interesave kombëtare, serbët e shohin në vendosjen e marrëdhënieve sa më të ngushta me ato forca që kundërshtojnë njohjen e Kosovës, në radhë të parë me Federatën Ruse, Republikën Popullore të Kinës dhe vendet e botës së tretë. Në krye të asaj kolone të “ lavdishme patriotike”, siç u pëlqen të bëjnë lajka, janë përfaqësuesit e regjimit aktual dhe të partisë në pushtet në krye me Aleksanda Vuçiq që këndojnë lavdërimet për oficerët të lartë serb, që u dënuan për krimet më të rënda kundër njerëzimi. Me fanatizëm të jastëzaonshme e me patriotizëm të rrejshëm përsërisin atë histori boshe se në asnjë kusht nuk do të pranojnë pavarësin e Kosovës dhe nuk do të lejojnë të anëtarsohet në OKB. Beogradi zyrtar mbështet grupet terroriste serbe të cilët në veri të Kosovës kryen vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Nuk pranojnë se kanë kryer gjenocid në Srebrenicë që u përcaktua nga vendimet e gjykatave të OKB-së, si dhe gjykatave në Bosnjë e Hercegovinë. Blokojnë zbatimin i marrëveshjeve që rrjedhinë nga dialogu politik të Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësuar nga BE.

Por Kosova tani sa vite është çliruar dhe ka krijuar shtetin e lire dhe më vete dhe synon antarsimin në strukturat euroatlantike. Për hire të ardhmëris ngren zërin kundër të gjitha këqijave shoqërore politike,shtetërore e të tjera.

Zjarrin që Sërbia po përpiqet të ndezë, Kosova do ta shuaj, vetëm përmes negociatave, me mjete paqësore, demokratike, me mençuri politike diplomatike dhe me mbështjetjën e aleatëve strategjik ndërkombëtar.