Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

  • Pas Tiranës, vepra enciklopedike “Bimët mjekësore të Korabit” promovohet edhe në Peshkopi, ku nga FPU dr.Hasan Domit iu dha titulli “Ambasador për paqe”
  • Mjeshtri i Madh: LEONARD TASE: “Dibra, mirpritjen e ka në ADN-në e saj”

Nga e shtuna e 26 tetorit 2023, studjuesit dhe pothuajse çdo familje dibrane do të kenë në bibliotekën e tyre veprën shumëdimensionale “Bimët mjekësore të Korabit” të dr. Hasan Domit – bashkëpunëtor i gazetës “VETERANI”. Do të më mjaftonte një studim i hollësishëm i saj, që si në promomimin të dielën e 20 tetorit 2024  në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave në Tiranë dhe në prezantimin e saj të shtunën më 26 tetor në bibliotekën e Peshkopisë, të vlerësoja se “me këtë vepër enciklopedike, dr. Hasan Domi renditet me elitën shkencore të vendit”. Dhe nuk u zhgënjeva në këtë konstatim, pasi përfaqësues të elitës dibrane e vlerësuan pothuajse të tillë këtë vepër, si një libër të veçantë me karakteristikat shkencore dhe vlerat e pallogartishme kurative të 200 bimëve mjekësore të Korabit. 

Në promovimin që ju bë në Peshkopi, Prof. dr. Luigj Turmalaj, bashkëredaktor, njëherësh bashkënxënës në shkollën e mesme veterinare Shkodër dhe bashkëstudent me studentin e shkëlqyër Hasan Domi në Institutin e Lartë Bujqësore, ndërsa vlerësoi profilin e lartë njerëzor dhe intelektual të këtij shkencëtari të vërtetë, tha se se libri “Bimët mjekësore të Korabit” është një kontribut i pazëvendësueshëm i Dr.Hasanit, nëpërmjet të cilit përshkruan me detaje pasuritë e jashtëzakonshme që Zoti na ka dhuruar. Ai e vlerësoi si të veçantë në llojin e vet këtë libër, pasi përshkruan jo vetëm bimët mjekësore të Korabit nominalisht, por sepse sjell informacion të trajtuar në mënyrë tradicionale dhe shkencore për efektet e dobishme kurative dhe nënyrën e përdorimit të secilës nga 200 bimët e studjuara prej autorit. Një veçanti tjetër sipas prof. Turmalaj konsiston në faktin se autori, falë përvojës profesionale shumëvjeçare ka përshkruar edhe disa bimë helmuese si dhe efektet e dëmshme në njerëz dhe kafshë, klinikën e tyre dhe kujdesin për të shmangur efektet e padëshiruara.

Në një mendje me Prof. Turmalaj, ishin edhe sipërmarrësi  i suksesshëm Veli Rrapi  si dhe bashkëkohësit e autorit, studjuesit e mirëfilltë dibranë: publicisti i mirënjohur Osman Xhili – kryetar i LID për Maqellarën, Denisa Basha – drejtore e Trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Dibrës, ish kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër Valentina Haliti Doda – drejtore e shkollës “Demir Gashi” Peshkopi, kuadrot e devotshëm dibranë Fadil Begu, Ing. Bekim Qosja, Petrit Rama, Fariz Cibaku, Rushit Ferati e Fatmir Zhuzhi. E përbashkëta në fjalët e tyre përshëndetëse në promovimin në Peshkopi, ishte puna voluminoze disavjeçare e dr. Hasanit për evidentimin e pasurisë së pallogaristhme që bart rrafshnalta e Korabit, si dhe domosdoshmëria e studimit dhe vendi i veçantë që zë kjo vepër në mjeksinë alternative. Kjo edhe për faktin se siç vlerëson recenzenti i veprës, prof. dr. Nefail Biba: “Punimi/libri sjell në vëmendje të lexuesit një numër të konsiderueshëm bimësh mjekësore të krahinës si: boronica, salepi, kamomila, hithra, sherbela, çanta e bariut, çikorja, rigoni, çaji i malit, bari i qenit, haraqina, shafrani i Korabit, laboti, zambaku i Korabit, helmarina, lulekuqia, petriku (fik ujku), lotzoja, shpendra, hisopi mjekësor, etj, mjaft prej të cilave shoqërohen me një informacion të ri, do të thosha, si: emërtimi sipas zonës, përdorimi për qëllime mjekësore sipas traditës së zonës, spjegimi i etimologjisë së emërtimit popullor apo dhe latin, historia e përdorimit mjekësor që nga lashtësia, etj. Po kështu historitë e ardhjes në Ballkan të disa bimëve frutore si: arra, pjeshka, kajsia, apo patatja, bamja, argjinarja, çaji, duhani, etj”.

Vlerësime maksimale për këtë vepër shumëdimensionale prej 705 faqesh, me vlera të rralla studimore, ku ka konsultuar literaturë nga qindra autorë vendas e të huaj dhe me rend alfabetik mjaftë të pasur, autori Domi mori dhe nga kryetari i Bashkisë Dibër Rahim Spahiu si dhe nga kryetarja e Këshilli të Qarkut Dibër Alma Selami.

Kryebashkiaku Spahiu, ndërsa e uroi autorin në emër të gjihë dibranëve për veprën e tij me vlera të rralla shkencore e studimore, evidenetoi kontributin e tij si mbështetje reale për industrinë e bimëve medicinale,

Ndërsa Leonard Tase, emblemë e volejbollit modern që solli risi në fushën e volejbollit në Shqipëri dhe që njihet jo vetëm për kontributet e tij në sportin e volejbollit si lojtar apo organizator dhe më pas si trajner, por edhe për mbështetjen që gëzon në Evropë dhe me gjerë nga BVA – CEV – FIVB dhe krerët më të lartë të volejbollit në botë (si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit FSHV për afro dy dekada), i inpresionuar nga vlerësimi që iu bë veprës së dr. Domit në sallën e bibliotekës Peshkopi, ndër të tjera tha se Dibra, mikpritjen e ka në ADN-në e saj.

Çast emocionant, për studjuesit dibranë qe finalizimi i këtij eventi me dhënien e titullit “Ambasador për paqe”, dr. Hasan Domit nga Federata e Paqes Universale Shqipëri. Nënkryetari i kësaj Federate, Abdulla Domi, ndër të tjera tha se ky titull jepet në vlerësim të veprës së dr. Hasanit pasi “Ky botim i shkruar me kompetencë e profesionalizëm, pas një pune të gjatë studimore prej tij, sjell një copëz me vlerë të pasurisë sonë kombëtare, si ekosistemi i Korabit me bimë mjekësore shumë cilësore. Me këtë vepër ai dëshmon lidhjen shpirtërore me bimët e Korabit, me aromën e tyre. Ndaj dhe i është kushtuar për një kohë të gjatë shkrimit dhe botimit të librit ‘Bimët Mjekësore të Korabit’, me passion për t’u admiruar”.

Kjo vepër (që tashmë gjendet edhe në bibliotekën e Peshkopisë, e dhuruar nga autori) më përpara ka marrë ekspertizën dhe është vlerësuar nga autoritete shkencore në rand vendi, si nga prof. dr. Ethem Ruka, rektor i Universitetit “Luarasi” dhe prof. dr. Petrit Bara, zv/rektor i këtij universisteti, njëherësh redaktor i saj. Ndërkohë, për domosdoshmërinë e studimit të hollësishëm të kësaj vepre enciklopedike, në këto veprimtari promovuese të moderuar me mjeshtri të rrallë artistike nga Mjeshtri i Madh Defrim Methasani (si edhe në hyrje të librit),  janë shprehur edhe Prof. dr. Jordan Daci (një nga juristët më të mirë në rang kombëtar), Prof. dr. Skënder Durrësi, Dr. Dhimitër Brano e Prof. dr. Enver Roshi, pedagog në Universitetin e Mjekësisë.